syri i cikolpit

Në zbulim të “Syrit të Ciklopit”

Shumë pranë Tiranës, vetëm 4 kilometra nga fshati Kërrabë, fshihet një bukuri e virgjër natyrore, që kohët e fundit po josh vizitorët si një destinacion njëditor turizmi. Për të mbërritur tek ajo që banorët e zonës e quajnë “Syri i Ciklopit” të duhet të kalosh nëpër një shteg të ngushtë, në një vend të pashkelur për rreth 1 orë, ndërsa pamja që shfaqet menjëherë është mahnitëse. “Është një formë shumë e mirë turizmi që të mundëson ‘hiking’, por edhe plazhin, një formë shumë e mirë për të zëvendësuar pishinat me mjedisin natyror”, shprehet Neritan Ibi, guidë e specializuar “My Albania”.