Taivan

Akullore me shije uji të ndotur - Shijoni çfarë i shkaktojmë mjedisit çdo ditë

Studentët Hung I-chen, Guo Yi-hui dhe Cheng Yu-ti nga Universiteti Kombëtar i Arteve të Tajvanit, të fokusuar në ndryshimet në mjedis dhe jo në shijen e tyre, përgatitën një linjë me përmbajtje uji të ndotur të cilën e kanë titulluar “Akullore me shije të ujit të ndotur” (Polluted Water Popsicles). Grupi grumbulloi mostra uji të ndotura nga 100 pika në Tajvan, në fillim i ngrinë mostrat e marra e më pas i ruajtën ato në resinë poliestre. Në shikim të parë mostrat duken të këndshme vizualisht duke dashur të imitojnë estetikën e trendeve të fundit të përgatitjes së ushqimit artizanal.

Dëme të konsiderushme - Kina e Taivani goditen nga tajfuni më i fuqishëm

Tajfuni Meranti, i cili është edhe tajfuni më i fuqishëm i regjistruar në të gjithë botën gjatë këtij viti ka shkaktuar dëme të konsiderushme në Kinë dhe në Taivan. Fillimisht, ai goditi Taivanin me një shpejtësi prej 227 kilometrash në orë, teksa deri më tani është konfirmuar të paktën një viktimë dhe afro 40 të plagosur. Dëmet më të mëdha kanë qënë në infrastrukturë, pasi autoritetet kanë lajmëruar se afro 650.000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike. Ndërkohë numri i të evakuarve ka arritur në dhjetëra mijë.

Ndërtesa e ndërtuar nga 1.5 milionë shishe plastike, përballon zjarret dhe tërmetet

Arkitektura e shisheve plastike është fantastike në kthimin e një problemi në një mundësi eko-miqësore. EcoARK-u i mahnitshëm në Taipei, Tajvan është një shembull i tillë. E ndërtuar nga 1.5 milion shishe plastike të ricikluara, kjo ndërtesë masive është çuditërisht e fortë për t'i bërë ballë forcave të natyrës, duke përfshirë zjarret dhe tërmetet! Projektuar nga arkitekti Arthur Huang, ndërtesa 3 milionë dollarëshe ka si burim energjinë diellore dhe është ndërtuar me slloganin "Redukto, ripërdor dhe riciklo".

Taivan, ndalohet me ligj therja e qenve dhe maceve

Parlamenti tajvanez ka miratuar një ligj që ndalon therjen e maceve dhe qenve për konsum njerëzor. Ata që shkelin ligjin përballen me gjoba, ose me dy vite burg, ndërkohë që emrat dhe fotot e tyre bëhen publike. Masat janë marrë me qëllim që të përforcohen ligjet për mbrojtjen e kafshëve në qytet. Lëvizja e së martës konsiderohet një arritje e madhe dhe përbën një amendament të aktit tajvanez për mbrojtjen e kafshëve, i pari i këtij lloji në Azi. Në 2001, Tajvani miratoi një ligj që ndalonte shitjen e mishit të maceve dhe qenve për, siç cilësohej, qëllime ekonomike.

Taivani dhe Australia përparojnë në ndalimin e testeve kozmetike në kafshë

Qeveria australiane ka bërë publike planet për ndalimin e testeve kozmetike në kafshë. Nëse rizgjidhet qeveria aktuale, politika e re do të vihet në fuqi vitin e ardhshëm dhe do të zbatohet për shitjen e produkteve kozmetike, përbërësit si dhe produktet përfundimtare kozmetike të testuara në kafshë. Planet për të zbatuar një sanksion të tillë në Australi janë mbështetur nga organizata Cruelty Free International qysh në vitin 2014.