tajfun

Dëme të konsiderushme - Kina e Taivani goditen nga tajfuni më i fuqishëm

Tajfuni Meranti, i cili është edhe tajfuni më i fuqishëm i regjistruar në të gjithë botën gjatë këtij viti ka shkaktuar dëme të konsiderushme në Kinë dhe në Taivan. Fillimisht, ai goditi Taivanin me një shpejtësi prej 227 kilometrash në orë, teksa deri më tani është konfirmuar të paktën një viktimë dhe afro 40 të plagosur. Dëmet më të mëdha kanë qënë në infrastrukturë, pasi autoritetet kanë lajmëruar se afro 650.000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike. Ndërkohë numri i të evakuarve ka arritur në dhjetëra mijë.

Kinë, 28 të vdekur nga tajfuni “Meranti”

Tajfuni më i fuqishëm këtë vit në Kinë “Meranti” deri tani ka marrë jetën e 28 personave, ndërsa 15 të tjerë llogariten si të zhdukur. Në provincën Fujian, në jug të Kinës, 18 persona kanë humbur jetën, ndërsa si të zhdukur llogariten 11 të tjerë. Zyrtarët lokalë theksojnë se është shkaktuar dëm në mbi 18 mijë objekte, ndërsa dëmi vlerësohet në 2.5 miliardë dollarë. Më shumë se 140 fluturime janë anuluar në Tajvan për shkak të erërave të forta nga tajfuni.

Tajvan: Ishulli në pritje të supertajfunit Nepartak

Tajvani po përgatitet të presë supertajfunin Nepartak, që do të godasë ishullin sot pasdite, njoftoi agjencia zyrtare tajvaneze e lajmeve, Central News Agency (CNA). ”Stuhia ndodhet aktualisht 400 kilometra në lindje të Tajpeit dhe pritet të sjellë shira të rrëmbyer dhe erëra të fuqishme”, tha ndërkohë Byroja Qendrore e Motit. Edhe Hekurudha Tajvaneze do të pezullojë sot shërbimet e saj, ndërkohë që trenat e shpejtësisë së madhe do të ndalojnë nesër. ”Më shumë se 30 000 trupa janë gati për në zonat që pritet të preken nga supertajfuni”, tha sot Ministria tajvaneze e Mbrojtjes Kombëtare.