takim

Diskutohet në Tiranë mbrojtja e biodiversitetit në liqenet Prespë, Ohër dhe Shkodër

Shoqëria Gjermane për Bashkëpunimin Ndërkombëtar, GIZ shpk (Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit, GIZ GmbH) prej vitit 2012 ka zbatuar projektin për “Ruajtjen dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të biodiversitetit në liqenet e Prespës, Ohrit dhe atë të Shkodrës”, CSBL, me iniciativa, procese dhe projekte të vendeve kufitare që kanë të bëjnë me menaxhimin e ujrave dhe burimeve natyrore. Në takimin teknik që zhvilloi punimet sot në Tiranë me specialistë dhe përfaqesues të institucioneve të linjës, u nënvizua fakti se, këto liqene ndahen mes shteteve fqinje, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë duke përfaqësuar një pjesë unike dhe mjaft të spikatur të trashëgimisë natyrore të Evropës.

Durrës: Rrjeti i organizatave ECIM, shpalos sugjerimet dhe zgjidhjet për problemet mjedisore

Ditën e martë, më 12 shtator, në Bashkinë Durrës, u zhvillua një takim i kërkuar nga rrjeti i organizatave ECIM. Në fokus të këtij takimi ishin problemet mjedisore që shfaqen sot në Durrës. Përfaqësuesit e organizatave shpalosën problemet mjedisore përpara zyrtarëve të bashkisë ku dhe u diskutuan se si mund të zgjidheshin. Problematikat ishin të shumta, por u veçuan si më të rëndësishme mos pastrimi i qytetit gjatë sezonit të verës dhe djegia e tyre në vendgrumbullim. Gjithashtu dhe cilësia e ujit në det dhe hedhja e mbetjeve përgjatë kanaleve dhe lumenjve.

Investimet për ndryshimet klimatike

Pas arritjes së marrëveshjes së historike për ndryshimet kilmatike nga 196 vende muajin e kaluar në Paris, investitorët, formuluesit e politikave dhe bizneset, kanë filluar të kërkojnë mundësi për rritjen e investimeve për energjinë e pastër; synimi është që marrëveshja të vihet në zbatim, duke realizuar objektivat globale për pakësimin e gazit karbonik. Në Takimin e Investitorëve për Rreziqet Klimatike, të organizuar nga Kombet e Bashkuara, Ish-kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Michael Bloomberg, i cili po shqyrton mundësinë e kandidimit në zgjedhjet presidenciale, bëri thirrje për veprim.

Mbahet takimi i 3-të i Grupit Ndërinstitucional të Punës për Ndryshimet Klimatike

U mbajt në Tiranë takimi i Grupit Ndërinstitucional të Punës për Ndryshimet Klimatike ne lidhje me prezantimin teknik dhe diskutimin e raportit të Komunikimit të Tretë Kombëtar të Shqipërisë (KTK) për Konventën Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, mbështetur nga Fondi Global për Mjedisin GEF dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim UNDP nën drejtimin e Ministrisë së Mjedisit. Zëvendësministrja e Mjedisit, znj. Olijana Ifti në cilësinë e kryetares së Grupit Ndërinstitucional të Punës për Ndryshimet Klimatike theksoi se:

Mbillen “farat” e ruajtjes së Liqenit të Ohrit

Ndotja e liqenit të Ohrit nga mbetjet dhe ujërat e zeza nga njëra anë, shfrytëzimi i ujit të tij për nevojat e bujqësisë nga ana tjetër janë një kërcënim serioz i ekosistemit të këtij liqeni. Ndërgjegjësimi i banorëve lokalë fatkeqësisht nuk është në nivelin e duhur. Instituti i Politikave Mjedisore (IEP) beson se ata që mund të japin garanci afatgjatë për ruajtjen e liqenit janë të rinjtë që banojnë në këto zona.

Menaxhimi i mbetjeve: Mbledhja e parë e vitit 2016 e KMIM

Komiteti i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve është ngritur në përputhje me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 967 datë 25.10.2013, i cili kryesohet nga Zëvendësministri i Mjedisit dhe ka anëtarë Zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Zëvendësministrin e Mbrojtjes, Zëvendësministrin e Financave, Zëvendësministrin e Transportit dhe Infrastrukturës, Zëvendësministrin e Arsimit, Zëvendësministrin e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Zëvendësministrin e Drejtësisë, Zëvendësministrin e Shëndetësisë,

Ministri i Mjedisit pret Koordinatorin e Përhershëm të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri

Ministri i Mjedisit Z. Lefter Koka priti sot në takim Z. Brian J. Williams, Koordinator i Përhershëm të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri. Ministri Koka e njohu nga afër Z. Williams me zhvillimet më të fundit në fushën e Mjedisit në vendin tonë, si dhe prioritetet dhe objektivat kryesore të Ministrisë, ku veçoi reformat e thella administrative të ndërrmarra, që sollën ngritjen e tre institucioneve; Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve, Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.

Ministri Koka: Ndryshimet klimatike kërcënim për sigurinë e vendit

Shqipëria publikoi sot Komunikimin e tretë Kombëtar të Ndryshimeve Klimatike, ku ministri i Mjedisit, Koka tha se këto ndryshime janë sot një kërcënim serioz për sigurinë e mirëqenien e vendit. “Sektori ekonomik është më i kërcënuari në vend nga ndryshimet klimatike. Zonat më të kërcënuara janë ato fushore dhe vija bregdetare”, tha Koka. Ministri i Mjedisit tha se në Shqipëri dora e njeriut është faktori kyç për efektet e ndryshimeve klimatike. Ai shtoi se në këto 25 vitet e fundit ka pasur një shkatërrim abuziv e masiv të qytetarëve ndaj natyrës.

Parkingu tek Parku Rinia, Bashkia takohet me shoqërinë civile

Projekti për parkingun tek Parku Rinia është konsultuar ditën e djeshme nga Bashkia e Tiranës me ekspertë të çështjeve mjedisore si dhe shoqërisë civile për t’i informuar ata lidhur me projektin. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku bëri një prezantim të projektit, duke theksuar se nevojën e një parkingu nëntokësor e kanë konfirmuar disa studime nga ekspertë vendas dhe të huaj. Ai shtoi se Parku Rinia nuk preket nga ndërtimi i këtij parkingu, i cili zë vetëm një pjesë të vogël të tij, dhe se parku do të rikthehet në gjendjen aktuale.

Podujeva mobilizohet për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret

Bashkërendimi i aktiviteteve për parandalimin zjarrvënieve të qëllimshme në pyje, ishte çështja për të cilën u diskutua në takimin e sotëm të Kryetarit të Komunës së Podujevës, Agim Veliu dhe institucionet përgjegjëse komunale me përfaqësuesin e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës dhe Policisë së Kosovës. Djegia e pyjeve në territorin e Komunës së Podujevës dhe koordinimi i aktiviteteve në parandalimin e kësaj dukurie, ka bërë që kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, të thërras një takim me përfaqësuesin e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, Hakif Hyseni –drejtor i Drejtorisë Rajonale, komandantin e Stacionit Policor në Podujevë, kapitenin Bekim Bislimi si dhe përfaqësuesin e Policisë Kufitare.

Prezantohet raporti i rishikuar i politikave shqiptare për edukimin

Ditën e sotme, 12 Prill, është mbajtur në Tiranë një takim prezantues për OZHQ 4 – Edukimi 2030 dhe Raportin e Rishikuar të Politikave Shqiptare për Edukimin, i përgatitur nga UNESCO. Në këtë aktivitet u promovua ndërgjegjësimi për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ-të) Axhenda 2030 e Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin e Qëndrueshëm. Në veçanti, aktiviteti u fokusua në OZHQ 4 - Edukimi 2030 i cili synon "edukim gjithëpërfshirës, të barabartë dhe cilësor dhe promovim të mundësive të mësuarit gjatë gjithë jetës për të gjithë''.

Projektet për Ballkanin Perëndimor, nis sesioni i dytë i Ministerialit në Durrës

Takimi i ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor ka nisur punimet në ditën e tij të dytë në qytetin e Durrësit. Në përfundim të tryezës së përbashkët, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp. Në orët e pasdites, Bushati do të rikthehet në Tiranë për të zhvilluar një takim pune me ministrin e Jashtëm çek, Lubomir Zaoralek. Temë diskutimi në këtë takim të kryediplomatëve të rajonit do të diskutohen projektet rajonale sidomos ato në infrastrukturë dhe në energji.

Shqipëri-Maqedoni, takim për mbrojtjen e Liqenit të Ohrit nga UNESCO

Liqeni i Ohrit, një dukuri natyrore me vlera të veçanta tektonike, natyrore, turistike dhe kulturore, kërkon një përkujdesje të veçantë nga strukturat shtetërore për menaxhimin dhe reklamimin e tij si një vlerë e rrallë në gjeografinë shqiptare. Ëshë dukuria e vetme natyrore që ne e trashëgojmë në morinë e fenomeneve gjeologjike që kanë ndodhur në koren e tokës. Në botë janë të rrallë liqenet që ngrihen në lartësi nga niveli i detit dhe shumë prej tyre janë nën mbrojtje të strukturave botërore siç është UNESCO, për vlerat natyrore dhe turistike që kanë.

Uji, drejt menaxhimit të qëndrueshëm

Një nga problemet e vështira me të cilat po vazhdon të përballet Ballkani Perëndimor është sektori i ujit. Edhe pse me burime të pasura hidrike, menaxhimi është sfidë. Në këtë kuadër, Shqipëria dhe Kosova kanë krijuar një platformë të përvitshme diskutimi dhe ekspozimi, ku trajtohen çështjet më me rëndësi, me pjesëmarrjen edhe të ndërkombëtarëve. Në edicionin e katërt, që u mbajt në Tiranë ditët e fundit, ky event ballkanik arriti të tërhiqte vëmendjen e duhur dhe përmbushi qëllimin e tij… Në Tiranë, u zhvillua nga data 2 – 4 nëntor, në “Expo City Albania” konferenca dhe ekspozita e katërt e përbashkët ballkanike, e cila iu dedikua ujit. Një çështje e cila është në të njëjtën linjë me temën e Ditës Botërore të Ujit për vitin 2016 nga UN Water, “Uji dhe punësimi” (Water and Jobs).

Zhvillimi i qëndrueshëm i Liqenit të Ohrit, platformë ndërkufitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë

Projekti “Drejt një qeverisjeje të përbashkët të trashëgimisë natyrore dhe kulturore ndërkufitare të rajonit të Liqenit të Ohrit”, është në fokus takimit të gjashtë ndërkufitar, i cili ka filluar ditën e djeshme dhe zhvillon punimet edhe ditën e sotme në Pogradec. Takimi është pjesë e një projekti për forcimin e bashkëpunimit mes qeverive shqiptare dhe maqedonase për zhvillimin e qëndrueshëm të Liqenit të Ohrit dhe rajonit rreth tij.