takse karboni

Koha për një taksë karboni

Gjatë dekadave të fundit, çmimet e naftës kanë shfaqur luhatje, duke filluar nga 10 $ deri në 140 $ për fuçi. Kjo paraqet një kërcënim për prodhuesit dhe konsumatorët në të njëjtën formë. Për politikëbërësit, megjithatë, këto luhatje paraqesin një mundësi për të avancuar objektivat e tyre kryesore globale, të reflektuara në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të miratuara në shtatorin e kaluar dhe në marrëveshjen klimatike të arritur në Paris në dhjetorin e kaluar. Luhatjet e fundit të çmimit të naftës, ngjajnë me modelin klasik të teorisë mikroekonomike.

Ndotja, Klosi: Lehtësi fiskale për makinat e reja

Për të nxjerrë nga qarkullimi makinat e vjetra, të cilat konsiderohen si një ndër ndotëset më të mëdha në mjedis, qeveria pritet të kalojë një paketë të re masash lehtësuese për të nxitur blerjen e automjeteve të reja.

TAKSAT

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, tha se pragu për importin do të jenë mjetet euro 4, thënë ndryshe kjo, makinat e prodhuara në 2005-n. Ndërkohë në sfidën për reduktimin e nivelit të ndotjes, masa do të ndërmerren edhe për përmirësimin e cilësisë së karburantit që tregtohet në vendin tonë, si edhe nxitjen e iniciativave ekonomike për shfrytëzimin e transportit publik.

Taksa mjedisore për një zhvillim të gjelbër

Taksat mjedisore mund të kontribuojnë për një planet dhe njerëz të shëndetshëm. Ato gjithashtu mund të nxisin teknologji dhe inovacione eko-miqësore që gjenerojnë të ardhura dhe vende pune. Raporti, “Taksat e mjedisit dhe politikat mjedisore të BE-së” jep një pasqyrë të instrumenteve të bazuara në treg të tilla si: taksat, tarifat e riciklimit, ndotësi paguan etj. krijuar në bazë të legjislacionit mjedisor të BE-së. Ai gjithashtu analizon aplikimin e taksave mjedisore në vendet anëtare të EEA (Agjencisë Europiane te Mjedisit) dhe konsideron perspektivat e ardhshme.

Testet e reja për matjen e shkarkimeve të CO2 – Prodhuesit e automjeteve paralajmërojnë për rritje taksash

Duke nisur nga 1 shtatori i këtij viti, një test i ri për matjen e shkarkimeve nga automjetet, i quajtur WLTP, do të aplikohet për të gjithë modelet e reja të makinave që hyjnë në tregun europian. Një vit më pas, testi laboratorik do të shtrihet edhe tek të gjitha makinat e reja të shitura përgjatë Bashkimit Europian. Ky testim i ri do të sjellë kushte më realistike për matjen e shkarkimeve si CO2 se sa testi aktual laboratorik NEDC. Ai do të ofrojë përllogaritje më të sakta për konsumin e karburantit dhe shkarkimet e një makine, por do të ketë ndikime edhe në taksimin e automjeteve.