TAP

Ministri italian për TAP, logjika mbi ullinjtë

Ministri italian i Mjedisit Gian Luca Galletti është shprehur se po shqyrtohen 14 alternativa të ndryshme për pjesën e gazsjellësit TAP që do të takojë me bregdetin italian. Për të shmangur çfarëdo ndikimi në plazhin e San Foca-s në Itali, TAP po ndërton një mikrotunel 1.5 km të gjatë. Kjo vepër inxhinierike minimizon dëmet në natyrë dhe e bën gazsjellësin të padukshëm. Për të nisur punimet e mikrotunelit, fillimisht duhet të zhvendosen 231 pemë ullinjsh, në një zonë 800 metra larg nga plazhi.

Përpunimi i mbetjeve të TAP, një incinerator do të ngrihet në Korçë

Një incinerator për përpunimin ë mbetjeve të projektit TAP është projektuar të ndërtohet në fshatin Floq të Korçës. Incineratori do të përdoret për incinerimin e mbetjeve urbane të përftuara nga veprimtaria e projektit TAP. Impianti do të përpunojë mbetjet që do të krijohen nga puna në kantierin e TAP dhe mbetjet që krijohen nga shtrimi i tubacionit. Kompania Spiecapag ka ofruar një alternativë për menaxhimin e mbetjeve që krijon TAP nëpërmjet incinerimit.

TAP, respekti ndaj mjedisit, model që duhet të ndiqet edhe në Greqi

Modeli i ndjekur në Shqipëri nga Trans Adriatic Pipeline në lidhje me respektin ndaj mjedisit, kulturës dhe shoqërisë duhet të ndiqet edhe nga Greqia. Kështu raporton stacioni grek radiofonik Lehovo. Sipas saj, që nga qershori 2015 në fazën përgatitore për ndërtimin TAP ka treguar angazhimin e tij serioz për të respektuar traditën, trashëgiminë kulturore dhe mjedisin. Shembulli më i mirë është zona e Vithkuqit në rajonin e Korçës , i njohur për atraksionet turistike. Këto kredenciale, si dhe metodat e aplikuara për ndërtimin e gazsjellësit tregojnë angazhimin e konsorciumit ndaj të tre vendeve (Greqi, Shqipëri, Itali).