tarifa e pastrimit

Tarifa e pastrimit dyfishohet për bizneset e mesme dhe VIP të Tiranës

Biznesi i mesëm dhe ai VIP në Tiranë do të paguajnë tarifa për pastrimin sa dyfishi i vitit të shkuar. Vendimi i këshillit bashkiak nr. 59 i datës 30 dhjetor 2015 i ka rritur me plot 100 për qind tarifën e pastrimit për të gjitha linjat e biznesit për kategorinë në fjalë. Një njësi fruta perimesh i kategorizuar si biznes i mesëm do të paguajë 80 mijë lekë taksë pastrimi në vit nga 40 mijë lekë që paguante në vitin 2015. Një biznes i madh në këtë linjë do të duhet të paguajë me tarifat e reja për pastrimin 100 mijë lekë në vit nga 50 mijë që paguante më parë.

Tarifa e pastrimit, sipas zonave të Tiranës

Tarifën e pastrimit prej pesë mijë lekë në vit, nuk do ta paguajnë në të njëjtën vlerë të gjithë banorët e Tiranës. Tanime ka një diferencim sipas zonës ku banon. Ata që banojnë në zone B dhe C të kryeqytetit, pra, jashtë unazës së vogel do të paguajnë në mënyrë të diferencuar, më pak se sa kanë paguar deri më tani apo krahasuar me ata që banojnë në zonën A . “Tarifa e pastrimit përthithet përmes faturës tatimore që vjen përmes UKT. Kemi tre nënzona të ndara, zona A, B dhe C. Respektivisht zona A ka një tarifë prej 5 mijë lekësh në vit, Zona B rreth 2 mijë lekë në vit, dhe zona C rreth 1 mijë lekë në vit.