tarife ekologjike

Në 2016-n anijet që ankorojnë në porte, do të paguajnë tarifë ekologjike‏

Çdo anije që ankorohet në portet shqiptare do të paguajë tarifë ekologjike, duke sjellë shmangien e shkarkimit të mbetjeve dhe ndotjes së detit. Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u miratua rregullorja “Për miratimin e kërkesave për parandalimin e shkarkimit të mbetjeve të krijuara nga anijet dhe tepricat nga ngarkesat në det”, si propozim i Ministrisë së Mjedisit. Qëllimi kryesor është mbrojtja e mjedisit detar, përmes reduktimit të shkarkimit në det të mbetjeve të krijuara nga anijet dhe të tepricave nga ngarkesat e tyre, gjatë përdorimit të porteve të Republikës së Shqipërisë.