tarrace e gjelber

Edhe një tarracë tjetër e Gjelbër në Tiranë tek Fakultetit i Arkitekturës dhe Urbanistikës

Ky projekt është produkt i bashkëpunimit profesional midis Bashkisë Tiranë dhe Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, Universiteti Politeknik i Tiranës. Zbatimi i projektit u mundësua nga bashkëfinancimi i Bashkisë Tiranë, Qendrës “Grupimi Ekolëvizja”, me mbështetjen e Programit të Granteve të Vogla (GEF), si dhe Shoqëria “Eurocol” sh.p.k. Ku u realizuar Projekti? Projekti u realizuar në tarracën e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës.

Plani Urbanistik - Tiranë, bonuse për termoizolimin dhe tarracat e gjelbra

Tirana është qyteti i parë që përfundon planin urbanistik dhe i paraqiti publikut vizionin e ri të studios së arkitektit Italian Boeri për zhvillim. 13 projekte strategjike që lidhen me ndërtimet, zhvillimin e qytetit, ndërtimin e institucioneve arsimore, pyllin orbital, unazat për transportin publik dhe këmbësorët janë të përfshira në këtë plan. Kryebashkiaku i Tiranës siguroi se investimet e parashikuara nuk do të bëhen duke pasur zgjedhjet e ardhshme ndërmend, por modelin që meriton brezi i ri.

Taracat e gjelbërta trendi i ri nëkryeqytet, ja përfitimet që sjellin

Tarraca e Bashkisë së Tiranës nuk do të jetë e vetmja e gjelbëruar pasi projekti do të shtrihet në një pjesë të madhe të zonave të populluara të kryeqytetit. Nevin Bilali këshilltare e kryebashkiakut Veliaj sqaron detaje të tjera të projektit. “Vetë Bashkia e Tiranës është duke punuar për zgjerimin e këtij pojekti. Një ndër zonat e tjera do të jetë në zonën e unazës afër 21 dhjetorit duke qenë se jemi në një ndër kryqëzimet më të ndotura. Një është blloku i partizanit që quhet ndryshe që janë objekte të vjetra që mund të përballojnë shumë mirë një taracë të gjelbëruar.