tartuf

Tartufi, thesari i pyllit të Semanit që po grabitet në mënyrë të paligjshme

Nga ALFRED GURRAJ*

Pylli i Semanit në çdo stinë vere kthehet në një destinacion për të gjithë frekuentuesit e plazhit të kësaj zone. Por e gjithë kjo zonë përveçse ofron plazhin ranor për të gjithë pushuesit, në brendësi të pyllit duket se mbart edhe vlera dhe pasuri të tjera, pasuri të cilat shumë pak kush i njeh dhe i shfrytëzon. Në rrënjët e këtij pylli gjendet një lloj bime e njohur me emërtimin Tartuf dhe që ngjason me zhardhokun e një kërpudhe, çmimi i së cilës arrin nga 300 deri në mbi 10 mijë euro për kilogram.