task-force

Mblidhet Task-Forca për turizmin, ja masat për sezonin veror

Ditëen e djeshme u mblodh për herë të parë Task-Forca për menaxhimin e sezonit turistik veror 2016, në ambientet e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi, evidentoi rezultatet pozitive për turizmin për vitin 2015, si rritjen e numrit të turistëve, dhe të ardhurat që fitoi ekonomia shqiptare nga turizmi. “Përveç ngjarjeve turistike që ndodhën në Shqipëri vitin e kaluar, ne patëm një ngjarje të rëndësishme legjislative, si ligji i ri për turizmin për Republikën e Shqipërisë.

Moratoriumi, pyjet do të mbrohen me policë, ngrihet Task-Forca

Pas hyrjes në fuqi të moratoriumit dhjetë vjeçar për mbrojtjen e pyjeve tashmë do të ngrihet një strukturë e veçantë monitoruese, Task – Forcë ose siç do të njohet me termin “Roja e Gjelbër”. Parashikohet që ky insitucion do të ketë në përbërje të tij përfaqësues në nivel qendror, rajonal dhe vendor dhe do të drejtohet nga zëvendësministri i Mjedisit. Për të garantuar zbatimin e ligjit në strukturë është parashikuar që të ketë edhe punonjës nga Policia së së Shtetit, Policisë Ushtarake a strukturave të tjera të Forcave të Armatosura, të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve.