Te mbrojme Lumenjte

“Të mbrojmë lumenjtë” reagojnë përpara Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë

Organizatat e grupimit “Të mbrojmë lumenjtë” u bashkuan ditën e djeshme (19.12.2016) përpara Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë për një protestë paqësore. Përfaqësuesit e organzatave shfaqën fotografi të Valbonës nga Koncert - Protesta e organizuar në datën 29.10.2016 dhe nga vendet ku po bëhen punime për ndërtimin e Hidrocentraleve. Shenjë dalluese e pjesëmarrësve ishte mbyllja e gojës në shenjë demonstrative për t'iu theksuar insititucioneve shtetërore: Ju nuk na dëgjoni, nuk na shikoni, nuk merrni parasysh komunitetin e prekur!

Organizatat Mjedisore “padisin” Ministrinë e Mjedisit

Në kohën kur përqafohet programi i transparencës, Ministria e Mjedisit nuk zbaton Ligjin Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, një nga ligjet më të rëndësishëm dhe themeltar, i cili përcakton se informacioni që zotëron Qeveria duhet të jetë i aksesueshëm nga publiku, dhe vetë Qeveria duhet të sigurojë mekanizmat për dhënien e këtij informacioni. Ditën e premte, datë 1 korrik 2016, grupimi “Të mbrojmë Lumenjtë” i ka dërguar institucionit të Komisionerit për Të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale, ankesën e parë për Ministrinë e Mjedisit (http://bit.ly/29jV0Qi)