Teheran

Një liqen në Iran bëhet i kuq, shkaku është alarmues

Fotografitë e liqenit Urmia në Iran po bëjnë xhiron e botës ditët e fundit. Uji i këtij liqeni ka marrë ngjyrë të kuqe, duke alarmuar banorët e zonës përreth. Fatkeqësisht, pas këtij ndryshimi fshihet me të vërtetë një alarm mjedisor. Është fjala për përhapjen e befasishme të një lloj alge që njihet me emrin Dunaliella. Në vitet e fundit, sipërfaqja e këtij liqeni është reduktuar me 70 %, prania e kripës është shtuar dhe zogjtë migratorë që ndalonin në ujërat e tij janë zhdukur. Për këtë arsye, qeveria e Teheranit po përpiqet të gjejë një zgjidhje.