Teksas

Përmbytjet katastrofike në Teksas, më e keqja pritet të vijë

Përmbytjet katastrofike në shtetin amerikan të Teksasit, vetëm sa do të përkeqësohen në ditët në vijim pasi niveli i ujërave vazhdon të rritet pas një stuhie të përmasave historike. Një rekord prej 75 cm shi ka rënë në qytetin e Hjustonit pas uraganit “Harvey”, duke i shndërruar rrugët në lumenj. Por, parashikuesit thonë se shifra mund edhe të dyfishohet në ditët në vazhdim. Të hënën, presidenti Donald Trump miratoi gjendjen e emergjencës edhe për Luizianën fqinje. “Harvey” preku tokën si një uragan i kategorisë së katërt të premten, duke sjellë me vete përmbytje të përshkruara nga zyrtarët si të paprecedenta.

Teksas, “Harvey” pritet të godasë sërish sot disa zona në Hjuston

Stuhia “Harvey” pritet të godasë sërish disa zona brenda dhe rreth Hjustonit, të cilat do të përballen me shtim të sasive të reshjeve deri në 30 cm, duke e çuar sasinë e përgjithshme në rreth 127 centimetra në disa pjesë të qytetit. Deri më tash janë konfirmuar të paktën 9 viktima si pasojë e asaj që konsiderohet si stuhia më e fortë që ka goditur Hjustonin në 50 vitet e fundit. Shumë prej të evakuuarve po përballen me vështirësinë e gjetjes së një strehe për t’u mbrojtur nga shirat e shumta, shqetësim mbetet një goditje tjetër e stuhisë që pritet të ndodhë gjatë ditës së sotme.

Uragani Harvey - Teksasi “drejt” uraganit, priten përmbytje vdekjeprurëse

Teksasi po përgatitet të përballet me Uraganin Harvey – stuhinë më të fuqishme që do të godasë Amerikën kontinentale në 12 vitet e fundit. Uragani i kategorisë tre, aktualisht në Gjirin e Meksikës, pritet të zbarkojë përgjatë bregut qendror të shtetit të premten në mbrëmje. Qendra Kombëtare e Uraganëve paralajmëroi se shira të furishme dhe stuhi mund të sjellin përmbytje kërcënuese për jetën në Hjuston dhe në zonën përreth. Uragani pritet gjithashtu të godasë edhe në zemër të industrisë së rafinimit të naftës në Teksas.