temperaura te larta

Në Arktik shënohen temperaturat më të larta në histori

Dimri i këtij viti ka qenë më i nxehti në Arktik, kanë raportuar shkëncëtarët amerikanë dhe ata rusë në studime të ndara. Instituti amerikan për çështje të motit dhe kryesisht të borës, ka raportuar më 6 mars se dimri në Arktik gjatë muajit dhjetor, janar dhe shkurt ka shënuar temperaturën 4.9 gradë Celsius, më të lartë se zakonisht.

Studimi: Temperaturat e larta do bëhen të zakonshme

Shumë pjesë të botës po përjetojnë të nxehtin rekord të kësaj vere, me temperatura mbi 40 gradë celsius në vende ku 35 gradë ka qenë më e larta. Zjarret më të mëdha në pyje janë ato të Kalifornisë, pas zjarreve që shkrumbuan bregdetin e Greqisë. Disa qytete aziatike kanë arritur gjithashtu temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë. Një studim i ri paralajmëron se këto dhe shenja të tjera të ngrohjes globale do të bëhen më të shpeshta. Zyrtarët në Kaliforni thonë se një zjarr që filloi një javë më parë është shndërruar në zjarrin më të madh në historinë e këtij shteti amerikan.