Tepelene

Energji nga era, parku i parë do ndërtohet në Tepelenë

Qeveria i ka hapur dritën jeshile ndërtimit të një centrali të prodhimit të energjisë nga era nga një kompani shqiptare në fshatrat e Tepelenës. Bëhet fjalë për një investim prej rreth 13 milionë euro, krejtësisht privat dhe kompania ka rreth 5 vite që ka nisur studimin e fizibilitetit, atë teknik dhe ka marrë autorizimet për lidhjen me rrjetin e OST-së. Po ashtu ajo ka marrë të drejtat e pronësisë mbi vendet ku do të ngrihen kullat e centraleve të erës. Kullat do të jenë 6, me lartësi nga 80 deri në 92 metra, diametër 100 metra dhe me një fuqi të instaluar prej 12 megavatë. I gjithë investimi duhet të përfundojë brenda 7 muajsh nga dita e marrjes së lejes së ndërtimit.

Gjirokastër, çertifikohen 22 guida turistike

22 të rinj nga i gjithë qarku i Gjirokastrës u çertifikuan së fundi prej Drejtorisë së Formimit Profesional në drejtimin “guidë turistike”. Ata, sipas profesor Vladimir Qirjaqit, kanë marrë njohuri bazë nga një program i miratuar nga Ministria e Kulturës. Materiali jep të dhëna bazë me interes turistik mbi historinë, arkeologjinë, zhvillimin ekonomik, kulturor dhe etnografik të territoreve të Gjjrokastrës, Tepelenës e Përmetit.

Gjykata thyen rezistencën e bashkisë Tepelenë kundër HEC-it në Nivicë

Bashkia e Tepelenës refuzoi për më shumë se një vit që t’i kalonte në pronësi një sipërfaqe me pyje dhe kullota kompanisë “Kendervica energy”, e cila ka një licensë për ndërtim hidrocentrali në zonën e Nivicës, në vendin e quajtur Përroi i Ademit. Bashkia thotë se hidrocentrali, i pagëzuar “Driza 1” prek Kanionet e Nivicës që janë monument natyror, cënon potencialin turistik të zonës dhe se projekti nuk është konsultuar me banorët.

Neutralizohet zjarri në Tepelenë, digjen rreth 3 hektarë pyje

Flakët e zjarrit të nisura mbrëmë rreth orës 21:30 në kodrën e qytetit të Tepelenës janë vendosur nën kontroll pas mbërritjes së helikopterit nga Tirana në orët e para të mëngjesit të sotëm. Zjarri ka vijuar gjatë gjithë natës dhe aktualisht raportohet se janë djegur rreth 3 hektar me pyje. Era ka favorizuar përhapjen e flakëve gjatë natës. Kanë qenë rreth 30 banesa që ndodheshin të rrezikuara nga zjarri. Fatmirësisht era ka qenë në krah të kundërt të banesave dhe janë dashur mbi 3 orë të neutralizohen flakët dhe të shmanget rreziku ndaj banesave.

Një ekspeditë mjedisore, ngjiten në malet e Kurveleshit për të ruajtur këtë natyrë të bukur

Një grup ekspertësh mjedisorë dhe ligjorë, specialistë të njësisë vendore, udhëtuan drejt Tepelenës, për tu njohur më nga afër me problemet e dëshirat e komunitetit të fshatit Nivicë në malësinë e Kurveleshit. Probleme te cilat janë gjeneruar nga konfliktet e përdorimit të ujit si dhe ideja për ndërtimin e HEC-ve në monumentet e natyrës të mbrojtura me ligj si Kanionet e Nivicës e Ujëvara e Progonatit. Male të larta dhe panoramike, kanione dhe shpella të krijuara nga natyra, burime ujore dhe ujëvara të cilat ndërthuren me gjelbërimin e dendur të zonës na shoqërojnë përgjatë udhëtimit.

Rrëshqitjet e dherave, Tepelena e Memaliaj rrezikojnë të ngelen pa ujë

Reshjet e ditëve të fundit rrezikojnë furnizimin me ujë të pijshëm në Tepelenë e Memaliaj. Një fakt i tillë është bërë publik nga Ujësjellës Kanalizime Tepelenë. Me anë të një deklaratë për shtyp Ujësjellësi ka bërë të ditur se shkak i kësaj situatë është bërë dëmtimi i rrjetit të furnizimit me ujë të pijshëm. “Është dëmtuar rrjeti i furnizimit me ujë të pijshëm. Rrezikohet furnizimi për Tepelenën e Memaliajn. Kemi kërkuar ndërhyrje emergjente. I dëmtuar rrjeti i furnizimit me ujë të pijshëm në dy qytetet si pasojë e shkarjeve të dheut.”, citohet në reagimin e Ujësjellës Kanalizime Tepelenë.

Tepelenë, 2 vatra zjarri në fshatin Miricë, digjen disa hektarë kullota

Dy vatra zjarri kanë përfshirë fshatin Miricë në Tepelenë. Zjarri ka rënë para disa minutave dhe sipas raportimeve të para thuhet se është e pamundur ndërhyrja në zonë për shkak të terrenit malor. Zjarrfikësit janë njoftuar ndërkohë që banorët e zonës po përpiqen t'i shuajnë flakët me mjete rrethanore. Pavarësisht flakëve të mëdha nuk rrezikohen banesat por deri më tani janë djegur disa hektarë kullota.

Tepelenë, zjarr në fshatin Luzat, digjen 10 ha kullotë e 5 ha pyje

Situata me zjarret në vendin tonë vazhdon të jetë kritike. Ditën e djeshme një zjarr i madh ka rënë në fshatin Luzat të Tepelenës. Në një lidhje direkt për report Tv, gazetari Pirro Nase, tha se situata është mjaft kritike dhe se deri më tani janë djegur rreth 10 hektarë kullota dhe 5 hektarë pyje. Zjarri dyshohet të jetë vënë qëllimisht nga dy barinj të cilët kanë tentuar të djegin kullotat, por më pas zjarri është përhapur edhe më gjerë duke djegur edhe pyjet. Mësohet se barinjtë janë shoqëruar në komisariatin e Tepelenës.

Toka bujqësore vazhdon të zaptohet nga lumenjtë

Në qarkun e Gjirokastrës rreth 20 ha tokë bujqësore ka humbur si pasojë e gërryerjes nga lumenjtë, rrëshqitjet e tokës dhe dëmtimin e shtresës aktive të saj. Statistikat janë rezulat i punës së kryer në terren nga Inspektoriati I mbrojtjes së tokës në varësi të Këshillit të Qarkut Gjirokastër dhe evidentimit të kryer nga vetë bashkitë. Përmeti rezulton të jetë rrethi me sipërfaqen më të madhe të tokës bujqësore të zaptuar ngë lumenjtë, me 13.5 ha në të dy anët e Vjosës si dhe njësitë Ballaban e Sukë, e ndjekur nga Gjirokastra me 3.7 ha tokë bujqësore e humbur dhe 2.1 ha në Tepelenë.

Zona Bënçë-Kurvelesh synohet të jetë një zonë e mbrojtur

Zona Bënçë-Kurvelesh në territorin e ri adminstrativ të bashkisë Tepelenë po synohet të jetë një zonë e mbrojtur. Kryetari i bashkisë, Termet Peçi, tha për ATSH-në se “Nisur nga vlerat mjedisore e ekoturistike, nga larmia e diversitetit të florës dhe faunës, po edhe për atraktivitetin nga resurset që bart, kjo zonë hyn në prioritetet e bashkisë për t’u shndërruar në një zonë të mbrojtur dhe për të fituar këtë status si Park Rajonal Natyror. Po bashkëpunohet për këtë qëllim me AKZM dhe strukturat e saj në qarkun e Gjirokastrës me qëllim që ky territor të marrë status të ri ligjor”.