terbim

Fiton çmim botëror nga Aleanca Globale Kundër Tërbimit, Profesor Kastriot Korro: Ja lufta që po bëhet në Shqipëri ndaj sëmundjes

Kastriot Korro është një pedagog i njohur në Universitetin Bujqësor të Tiranës, aty ku prej shumë vitesh ushtron aktivitetin e tij si lektor në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare, ku mban gradën Assoc. Dr. I angazhuar në shumë studime shkencore mbi epidemologjitë në botën e faunës shtazore dhe ndikimin e tyre te njerëzit, ajo çfarë e ka sjellë edhe njëherë në vëmendje ditët e fundit Profesor Korron është fitimi i një çmimi tejet prestigjoz ndërkombëtar nga Aleanca Globale Kundër Sëmundjes së Tërbimit.

Hartohet plani global, fund vdekjeve nga tërbimi i qenit deri në vitin 2030

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve (OIE), Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO) dhe Aleanca Globale për Kontrollin e Egërsirave hartuan një iniciativë ambicjoze për t’i dhënë fund vdekjeve njerëzore nga tërbimi që transmetohet nga qentë deri në vitin 2030. Plani i cilësuar “United Against Rabies” , ose “Të bashkuar kundër tërbimit” trajton sëmundjen në mënyrë ndërsektoriale duke theksuar rolin e rëndësishëm që shërbimet veterinare, shëndetësore dhe arsimore do luajnë në parandalimin dhe kontrollin e tërbimit.

Në Rusi iriqët bëhen të rrezikshëm për njerëzit, sepse i ka zënë tërbimi

Njerëzit në Moskë të Rusisë janë paralajmëruar të qëndrojnë larg iriqëve, pasi këto të fundit janë prekur nga tërbimi. Dy iriqë të infektuar nga sëmundja janë gjetur në Dmitrovsky dhe Solncechnogorsky , raporton ëebsite Life.ru. Inspektori i kafshëve Akexander Motoshin tha se është e vështirë të parashikohet se sa iriqë të tjerë të infektuar mund të ketë. Megjithatë ai i bën thirrje të gjithë njerëzve të mos i prekin kafshët apo t’i afrohen, pasi ato mund ta përhapin sëmundjen me një shpim nga gjembat e tyre. Iriqtë janë një prej kafshëve që janë diagnostikuar me tërbim brenda dhe jashtë Moskës në vitin 2016.

Qentë endacakë frenojnë tërbimin!

Shpesh herë qentë endacakë janë parë si porta e sëmundjes së tërbimit në qytete, por studimet e fundit theksojnë të kundërtën. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO), vaksinimi i 70% të qenve endacakë do të ndihmonte në luftimin e sëmundjes së tërbimit në popullatën e qenve. Sipas një eksperimenti në Sri Lanka, vaksinimi i qenve endacakë do të krijonte fenomenin e “imunitetit të tufës” duke treguar ndikim në uljen e rasteve të tërbimit në qen.