termet

216 viktima nga tërmeti në Meksikë

Bilanci i viktimave, në Meksikën e tronditur brenda pak javësh nga një tërmet i dytë i dhunshëm, ka mbërritur në 216 të vdekur. Me dhjetëra ndërtesa u shembën në kryeqytetin Mexico City nga lëkundjet e magnitudës 7.1 të shkallës Rihter. Shkatërrimi i një shkolle, nga sa pohoi vet presidenti Enrique Peña Nieto, i ka marrë jetën 20 fëmijëve, ndërsa 30 të tjerë rezultojnë të zhdukur. “Është një shkollë në jug të qytetit, një shkollë private, pjesa më e madhe e së cilës është rrënuar sërish. Për fat të keq kanë humbur jetën fëmijë të vegjël që nga klasa e parë e shkollës fillore.

Alarmi i sizmiologëve: Tërmeti i madh po vjen

Ngjarjet e para në filmin 2012 mund të bëhen realitet. Këtë herë nuk është parashikim i Mayave të lashtë, por alarm i një grupi sizmiologësh me famë ndërkombëtare. “E çara e San Andreas është bllokuar, e mbushur dhe e gatshme që të shpërthejë”, kanë bërë të ditur studiuesit në Konferencën Kombëtare të Tërmeteve në Long Beach, Kaliforni. E çara (një frakturë e litosferës së Tokës) lëvizi në mënyrë të konsiderueshme në vitet 1857 dhe 1906, pastaj më pak në vitin 1989, gjithmonë me pasoja shkatërrimtare, dhe “është në një fazë qetësie prej shumë kohësh”, thotë Thomas Jordan, drejtor i Qendrës së Tërmeteve të Kalifornisë së Jugut.

Banka Botërore: Shqipëria e rrezikuar nga përmbytjet dhe tërmetet

Raporti i titulluar “Profilet e riskut nga tërmetet dhe përmbytjet në Europë dhe Azi Qendrore” dhe i publikuar me 23 janar, vlerëson se popullsia dhe ekonomia e Shqipërisë janë të ekspozuara ndaj tërmeteve dhe përmbytjeve, ndërkohë që tërmetet kanë një risk më të madh për ndikim të lartë edhe pse kanë mundësi më të ulët të ndodhin. Sipas Bankës Botërore, Shkodra është qarku i Shqipërisë që rrezikohet më shumë nga përmbytjet, ndërkohë që qarku më i prekur nga tërmetet është Fieri.

Ekuador, rritet bilanci i viktimave nga tërmeti

Përkeqësohet ndjeshëm bilanci i tërmetit katastrofik që goditi Ekuadorin të shtunën në mbrëmje. Autoritetet vendase thanë se janë konfirmuar të paktën 272 viktima, ndërsa më shumë se 1500 të tjerë kanë mbetur të plagosur në tërmetin më të fortë që ka goditur këtë vend në dekada. Tërmeti prej 7,8 ballësh goditi më rëndë zonat bregdetare të Ekuadorit, ku policia thotë se ndërsa informacionet vazhdojnë të vijnë, pritet që numri i viktimave të rritet. Rreth 10 000 forcat ushtarake dhe 3 5000 policë janë dislokuar në zonat e prekura më rëndë, ku vazhdojnë me shpejtësi operacionet e kërkim-shpëtimit.

Ekuadori goditet nga dy tërmete të forta

Dy tërmete të forta goditën Ekuadorin, duke shkaktuar dëme të mëdha, ndërsa nuk ka raporte për vdekje apo lëndime në njerëz, njoftoi presidenti i vendit, Lenin Moreno. Dridhja e parë me magnitudë prej 6.2 ballësh ka goditur vendin të premten, që u pasua nga një tërmet i dytë me magnitudë 5.8 ballësh të shtunën, njoftoi instituti gjeofizik i vendit. Epiqendra e tërmetit të parë ishte rreth 20 kilometra në jug të qytetit të Guayaquil dhe i dyti goditi në jug më afër Balaos në një thellësi prej vetëm 8 kilometrash.

Greqi, tërmet i fuqishëm në jug-lindje të Kretës; frikë mes banorëve

Një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter ka tronditur banorët e ishullit Gavdos, në jug-lindje të Kretës. Tërmeti është regjistruar 30 minuta pas mesnate dhe epiqendra e tij ishte në zonën detare 426 km në jug të Athinës, në një thellësi prej 8 km. Lëkundjet sizmike janë ndjerë pothuajse në të gjithë ishullin e Kretës, duke shqetësuar banorët. Sipas specialistëve të Organizmit Antisizmik, tërmeti është shkaktuar si pasojë e lëvizjeve të pllakave tektonike të Afrikës dhe Europës, një fenomen plotësisht i natyrshëm dhe që nuk duhet parë me shqetësim.

Itali, tërmeti me magnitudë 3.7 ballë shkund veriun e vendit

Mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00 në veriun e Italisë janë ndjerë lëkundje të rmeti. Sipas medieve italiane tërmeti ka qënë me magnitudë 3.7 ballë e thellësi prej 10 km dhe ka patur si epiqendër zonën e Morfassos, provincë e Piacenzas. Disa nga komunat më afërs epiqendrës së tërmetit janë Bettola, Gropparello, morfaso, të cilat i përkasin provincës së Piacenzës. Deri më tani nga autoritetet italiane nuk raportohet për viktima, ndërkohë që ekipet e shpëtimit janë nisur drejt vendngjarjes.

Meksikë, aplikacion për tërmetet

Që prej goditjes së Meksikës nga dy tërmete të fuqishme në muajin tetor, të cilat morën më shumë se 460 jetë njerëzish, një “start up” paralajmërimi i quajtur “SkyAlert” i ka dyfishuar përdoruesit e tij në 5.8 milionë, gjë që e bën njërin prej aplikacioneve më të shkarkuara në vend. “SkyAlert” ka gjetur treg të mirë edhe në shitjen e alarmeve për bizneset e vogla në kryeqytet, e tani po kërkon të zgjerohet në Amerikën Latine, duke përfshirë këtu Kolumbinë, Perunë dhe Kilin, ku nuk ekziston një sistem zyrtar paralajmërimi, megjithëse preken vazhdimisht nga tërmetet.

Një tërmet i fuqishëm godet Shtetet e Bashkuara

Një tërmet i fuqishëm goditi në të paktën gjashtë shtete në SHBA. Tërmeti me magnitudë 5.6 ballë goditi PaWnee në Oklahomën qëndrore. Deri më tani nuk janë raportuar viktima. Tërmeti masiv është ndjerë 800 milje larg në Çikago ku raportohet se shumë ndërtesa janë shembur. Studimi Gjeologjik në Shtetet e Bashkuara ka thënë: “Ka qenë një tërmet i konsiderueshëm me tronditje të vazhdueshme për disa minuta”. Banorët pohuan se lëkundjet zgjatën për rreth 20 sekonda secila. Besohet se tërmeti është një nga më të fortët që ka goditur Oklahomën, i ngjashëm me rekordin në vitin 2011.

Parashikimi - Katër tërmetet e frikshme që mund të godasin botën

Pse korja e Tokës po lëkundet në mënyrë të vazhdueshme, të forta dhe të papritura? Vetëm gjatë ditëve të fundit, pasur pesë tërmete të fuqishme në nivel global. Sizmologu i njohur i tërmeteve, Roger Bilham bën parashikimin më të keq të mundshëm. Ai thotë se mega tërmete katastrofale do të godasin në vijim tokën. Biklham është profesor në Universitetin e Kolorados, i cili bëri bujë me deklaratat e tij duke paralajmëruar se bota mund të përjetojë “në kushtet aktuale edhe katër tërmete të fuqishme me magnitudë 8.0 ballë”.

Seri tërmetesh në qendër të Italisë, shemben ndërtesat në disa zona

Një seri tërmetesh kanë tronditur këtë mbrëmje zonën qendrore të Italisë. I pari ka rënë në orën 19:11, me fuqi 5.4 ballë, ndërsa i dyti në 21:18, 5.9 ballë. Epiqendra është lokalizuar në Valnerina, në zonën mes qyteteve Peruxha dhe Maçerata, ku ka edhe një përmbytje. Lëkundjet sizmike janë konfirmuar nga Instituti kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanikës, raportojnë mediat italiane online. Sipas këtyre burimeve, disa skuadra shpëtimi janë dërguar në disa fraksione të komunave të zonës së epiqendrës, të cilat rezultojnë të izoluara. Zonat në fjalë janë Kastelsantanxhelo, Usita dhe Viso.

SHBA-ve po “u shembet” toka nën këmbë

Shteteve të Bashkuara po u shembet toka nën këmbë. Në këtë përfundim mbërrin studimi i një grupi shkencëtarësh që paralajmërojnë rritje të aktivitetit sizmik në ta ardhmen në jug-lindje të vendit. Bëhet fjalë për shembje të mantelit të asaj që njihet si Pllaka e Amerikës Veriore. Shkencëtarët besojnë se pjesë të mëdha të këtij manteli po këputen dhe po bien në thellësi të Tokës duke shkaktuar në sipërfaqje lëkundje sizmike. Studimi bazohet më së shumti në të dhënat e grumbulluara që prej vitit 2011, ku është vërejtur një rritje e aktivitetit sizmik në këtë zonë të SHBA-ve, që sizmiologët deri më tani e fusin në zonat e qeta.

Shkuma misterioze pushton qytetin japonez pas tërmetit

Tërmeti i dy ditëve më parë më parë në Japoni, përveç viktimave dhe dëmeve të mëdha materiale, ka shkaktuar edhe një fenomen shumë të çuditshëm në Fukuoka. Rrugët e qytetit, gjendet disa orë larg epiqendrës së tërmetit të fuqishëm, janë pushtuar nga një shkumë e çuditshme. Ekspertët nuk kanë arritur ta shpjegojnë shkakun dhe origjinën e këtij fenomeni, ndërsa banorët vendas mendojnë se shkuma mund të ketë dalë në sipërfaqe për shkak të çarjes së ndonjë tubi nëntokësor pas tërmetit. Fotot të shumta të shpërndara në rrjete sociale janë shoqëruar me postime nga rezidentë në këtë qytet, që e cilësojnë shkumën misterioze ‘si të pështirë’.

Të mos harrojmë, edhe Toka merr frymë

Duhej ta kisha kuptuar që diçka nuk shkonte, duke dëgjuar lehjet e shqetësuara të qenve të mi jashtë në lëndinë, që refuzonin të ktheheshin në shtëpi për të marrë ushqimin. Ashtu si duhej të alarmohesha kur, kur, tashmë e shtrirë në shtrat, dëgjova simfoninë e zakonshme të bulkthëve dhe insekteve të natës që e rritën shumë tonin, si një dallgë e madhe e cila krejt papritur, ngrihet nëpër natë. Kam përjetuar vetë në mënyrë traumatike tërmetin në Friuli në vitin 1976 dhe që atëherë, pasi u zhvendosa në Italinë qendrore, nuk kam humbur pothuajse asnjë të tillë.

Tërmet 7.1 ballë në Zelandën e Re, s'ka panik për tsunam në Paqësor

Një tërmet i fuqishëm, 7.1 ballë i shkallës Rihter, ka goditur Zelandën e Re. Tërmeti kishte si epiqendër verilindjen e qytetit Gisborne dhe kishte një thellësi prej 19 milje. Deri tani nuk raportohet për njerëz të dëmtuar apo dëme materiale. Gjithashtu, tërmeti nuk paraqet ndonjë rrezik për tsunami në Paqësor. Rezidentëve të një komuniteti të vogël në brigjet lindore të Ishullit Verior të Zelandës së Re u është kërkuar të evakuohen pas një tërmeti të fuqishëm që tronditi vendin, e që epiqendrën e pati në det.

Tërmet edhe në Azi, lëkundje në Mianmari, Tailandë dhe Indi

Një tërmet 6.8 ballësh ka tronditur edhe vendin aziatik të Mianmarit, duke dëmtuar tempujt antikë të qytetit të Baganit dhe duke i marrë jetën të paktën 1 personi. Epiqendra e tërmetit është lokalizuar në perëndim të qytetit Çauk, në 84 kilometra thellësi, ka bërë të ditur Instituti Gjeologjik Amerikan. “Lëkundjet janë ndjerë edhe në Tailandë, Bangladesh dhe Indi. Të paktën 66 objekte antike në Bagan kanë pësuar dëme”, ka deklaruar zëdhënësi i Departamentit të Arkeologjisë për rrjetin informativ britanik BBC.

Tërmet i fuqishëm në Meksikë, 6 viktima

Të paktën 6 të vdekur, dy prej të cilëve fëmijë, është deri tani bilanci i jetëve të humbura nga tërmeti 8,1 ballësh të regjistruar në Oqeanin Paqësor, shumë pranë brigjeve të Meksikës. Pesë prej viktimave janë shënuar atje dhe një në Guatemalë. Epiqendra ishte rreth 100 km në jugperëndim të qytetit Pijijiapan, në një thellësi prej gati 70 km. Paralajmërime për tsunami u lëshuan menjëherë për Meksikën, Guatemalën, El Salvadorin, Kosta Rikën, Nikaraguan, Panamanë dhe Hondurasin.

Tërmet me magnitudë 7.2 në Amerikën Qendrore, rrezik për cunam

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.2 ballë i shkallës rihter ka goditur brigjet e Paqësorit në Amerikën Qendrore gjatë së enjtes, ndërkohë që rritet rreziku edhe për cunam. Lajmi bëhet i ditur nga agjencitë amerikane, monitoruese të lëkundjeve sizmike, vetëm pak pasi tërmeti u ndie në brigjet e Karaibeve, më konkretisht në Nikaragua dhe Costa Rica. Shërbimet e emergjencës në El Salvador njoftuan përmes “Twitter”-it se nuk ka raportime paraprake mbi shkatërrime apo viktima.

Tërmet në Fixhi, alarm për cunam

Një tërmet me magnitudë 7,2 goditi Fixhin, duke aktivizuar një alarm për cunami për disa ishuj në Oqeanin Paqësor. Tërmeti e kishte epiqendrën 280 km larg brigjeve të kryeqytetit Suva të ishullit Fixhi. Alarmi është dhënë për zonat 300 km rreth epiqendrës, për shkak se thellësia e saj ishte 15 km nëntokë dhe rreziku i ngritjes së dallgëve u konsiderua tepër i madh nga sizmologët. Turistët në disa zona të rrezikuara janë evakuuar.

Tërmet në Japoni, 9 të vdekur, mbi 900 të plagosur

Qindra njerëz u mblodhën në orët e para të ditës së sotme jashtë bashkisë së Mashiki, në afërsi të epiqendrës së tërmetit të fuqishëm që goditi Japoninë një ditë më parë. Me magnitudë 6 gradë, tërmeti i parë goditi qytetin Kumamoto, 11 kilometër në lindje të tij, në orën 9: 30 të enjten më 14 prill. Menjëherë më pas erdhi edhe goditja e dytë, akoma me e fuqishme me magnitudë 6.4 gradë. Nuk kishte paralajmërime për tsunami, por të paktën 9 persona humbën jetën dhe qindra të tjerë u plagosën. Sipas autoriteteve lokale, mbi 900 persona janë dërguar në spitale për të marrë ndihmën e nevojshme.

  • 1
  • 2