termocentral qymyri

Kosovë, nënshkruhet marrëveshja për termocentralin e ri

Qeveria e Kosovës nënshkroi të mërkurën marrëveshjen me kompaninë amerikane “Contour Global” për ndërtimin e Termocentralit të ri “Kosova e Re. Marrëveshja parasheh një investim prej 1.3 miliardë eurosh për ndërtimin e termocentralit të ri që do të prodhojë 500 megavat orë energji elektrike. Termocentrali i ri sipas qeverisë do të fillojë të ndërtohet në vitin 2018 dhe do të jetë funksional nga viti 2023 dhe në ndërtimin e tij do të përdoret teknologjia e fundit që do të mundësojë në zvogëlimin e gazrave dhe ruajtjen e mjedisit.

Qeveria propozon termocentral qymyri në Maliq

Dorëzohet në parlament projektligji për të hapur 288 tokë bujqësore për gërmim torfe, një lloj qymyri me fuqi shumë të ulët kalorifike i cili, sipas qeverisë, mund të përdoret për një termocentral për energji elektrike dhe avull. Qeveria shqiptare dorëzoi në Kuvendin e Shqipërisë pak ditë më parë një projektligj që synon të heqë nga statusi i tokës bujqësore një sipërfaqe prej 288 hektarësh në zonën e Maliqit në Korçë, me argumentimin se ndryshimi i statusit do t’i hapë rrugë shfrytëzimit të një lënde minerare të njohur si torfë.  

Termocentrali i Nartës – një histori dështimi

Shumë vite më parë me financimin e përbashkët të Bankës Evropiane për Ndërtim dhe Zhvillim (BERZH), Bankës Evropiane të Investimeve (BEI) dhe Bankës Botërore (BB), Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), atëherë kompania shtetërore për prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike, vendosi të ndërtojë një termocentral me naftë me fuqi 100 MW në Nartë. Termocentali duhet të mbulonte problemet e vazhdueshme të vendit me furnizimin me energji elektrike në kohën e thatësirës.