termoizolim

Bashkia e Tiranës financon me 50% termoizolimin e pallateve

Nëpërmjet një skeme fondesh të vëna në dispozicion nga Bashkia e Tiranës, banorët e lagjeve mund të organizohen së bashku, nën udhëheqjen e administratorit të pallatit, për të përfituar financim për projekte infrastrukturore ose një problem të caktuar në komunitetin e tyre. Administratori i tre pallateve në Komunën e Parisit, ka nisur punën për termoizolimin e godinave, të rrënuar nder vite. Adem Cenmurati, administrator pallati, shprehet se “Pas kërkesës së pjesës më të madhe të banorëve të pallatit, kemi aplikuar në Bashkinë e Tiranës për të bërë termoizolimin e pallatit.