Terra Madre Balkans

“Terra Madre Balkans”, fermerët e Ballkanit mblidhen në Tiranë

Shqipëria do të jetë vendi pritës për fermerë dhe prodhues të vegjël nga 13 vende të rajonit e me gjerë, të cilët do të prezantojnë produktet e tyre si dhe do të shkëmbejnë eksperienca. “Terra Madre Balkans”, aktiviteti që ndërthur ekonominë, bujqësinë, turizmin, gastronominë dhe stilin e të ushqyerit, më 2-5 qershor do të zbarkojë në Tiranë, duke e kthyer shndërruar kryeqytetin shqiptar në qendrën rajonale të politikave dhe programit mbi prodhuesit e vegjël, fermerët, shijet dhe produktet e rrezikuara.

Terra Madre Balkans, Shqipëria potenciale në turizmin malor dhe rural

Terra Madre Balkans nuk është vetëm një vend ku mblidhen prodhuesit e vegjël nga gjithë Ballkani, por dhe vendi ku magjistrojne edhe lektorë të rëndësishëm botërore mbi sfidat ekonomike të njerëzimit. Ministre e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtise dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi, si dhe ambasadori Italian në Shqipëri, Alberto Cutillo dhe Thomas Pogge, profesor ne Universitetin e Yale dhe eksperti kryesor ne ne nivel boteror te ceshtjeve qe lidhen me urine ne bote dhe me te drejtat e njeriut gjatë konferencës “Lufta Kunder Urise Boterore” që u mbajt të shtunën në Tiranë theksuan rolin e politikave për uljen e varfërisë në botë dhe rolin e ushqimit.