Tesla

Tesla ikën në Kinë – Gati marrëveshja, fabrikë prodhimi në Shangai

Tesla dhe Kina janë shumë pranë një marrëveshjeje dypalëshe. Kjo marrëveshje do të spostojë disa njësi të prodhimit të makinave Tesla në Kinë. Kompania e Elon Musk kërkon kështu të reduktojë kostot e prodhimit ndërkohë që Pekini kërkon që të konfirmohet si vendi lider në teknologjinë e gjelbër. Marrëveshja do të firmoset me autoritetet e Shanghait, ku edhe do të vendoset fabrika e re. Kjo njësi do të prodhojë makinat elektrike të luksit.

Tesla prezanton kamionin elektrik në 16 nëntor

Më 16 nëntor Tesla do të prezantojë kamionin elektrik. Kompania e konfirmoi këtë përmes ftesave që dërgoi me email për mediat. Ftesa paraqesin një imazhe të plotë të kamionit të Teslës por të mbuluar nga një hije ku shkëlqejnë vetëm fenerët që janë shfaqur edhe në materialet më parë. Fillimisht kompania kishte planifikuar që kamioni të debutonte në fund të Tetorit sipas CEO-s Elon Musk por u shty për në Nëntor me arsyetimin se kompania kishte dedikuar resurset e saj prodhimit të baterive për Porto Rikon, vendin e prekur nga një uragan shkatërrues.