Tetove

Ajri i ndotur në Tetovë, Shkup, Manastir dhe Kërçovë

Në Tetovë, komunat e Shkupit, Manastir dhe Kërçovë sot në mëngjes ajri është i ndotur. Stacionet matëse të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor regjistruan në Tetovë përqëndrime të grimcave PM10 nga 226 mikrogramë, në Manastir 138 dhe në Kërçovë 114. Nga komunat e Shkupit, përqëndrime më të larta janë matur në qendër, 197, në Gazi Babë 146, Lisiçe 143, afër rektoratit 135. Mbi normat maksimalisht të lejuara matjet kanë rezultuar në Veles 92 mikrogramë dhe Koçan 63 mikrogramë në metër kub.

Lodra për Filtra - Rikthehet Vrasësi i Ajrit në Tetovë

Jugohrom, fabrika famëkeqe e ndotjes së ajrit në Tetovë rikthehet e hapur. Pas protestave qytetare që kulmuan në Dhjetor 2015, kjo fabrikë u mbyll, por mesa duket jo për shumë gjatë, pasi në 1 Mars skadoi pezullimi i saj. Protestat morën shkas nga fakti se sipas të dhënave Tetova u klasifikua si qyteti më i ndotur në Botë. “Abonimi për ajër të pastër për Tetovarët ka përfunduar në 1 Mars. U pa qartë se helmuesi Jugohrom e ndot këtë qytet për 41% më shumë”, u shpreh për AgroWeb, Vesel Qazimi, një prej aktivistëve në Lëvizjen Eco Guerilla në Maqedoni.

Mbyllen shkollat dhe kopshtet në Tetovë për shkak të ndotjes

Kryetarja e komunës, Teuta Arifi, ka vendosur ndërprerjen e procesit mësimor në shkollat fillore dhe ato të mesme të qytetit për shkak të alarmit të ngritur prej ajrit të ndotur dhe protestat e qytetarëve për këtë çështje. Të martën, nxënësit e shkollave të mesme dhe organizata joqeveritare për mbrojtjen e mjedisit kanë bllokuar rrugën e komunës së Tetovës për te protestuar, pasi nuk ishte marrë asnjë masë për ndalimin e ndotjes në Tetovë, që këtë vit u etiketua si qyteti më i ndotur në botë.

Problemi i ndotjes në zonën e Tetovës

Kur vendet kanë situata të vështira politike, siç po ndodh në Maqedoni, disa probleme megjithëse janë me rëndësi jetike, mbeten në hije. I tillë është edhe rasti i mjedisit. Bashkethemeluesi dhe udheheqesi i organizates Eco Guerilla ne Tetove, Arianit Xhaferi është pjesë e përpjekjeve për ta vënë para përgjegjësisë qeverinë për çështjen e ndotjes dhe foli për përpjekjet e kësaj organizate në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Videon e intervistës së plotë mund ta ndiqni në: http://www.zeriamerikes.com/content/macedonia-environment/3199721.html

Tetova, qyteti më i ndotur në botë

Ndotja e ajrit në Tetovë ka arritur në nivele alarmante. Instituti ndërkombëtar Numbeo e rendit Tetovën si vendbanimin më të ndotur në botë. Sipas të dhënave të fundit, prezenca e grimcave të dëmshme toksike PM10 në ajër shkon deri në 17 herë mbi masën e lejuar. Ndotësi më i madh llogaritet të jetë kombinati metalurgjik “Jugohrom” që ndodhet në hyrje të qytetit.

Tetovë, bredhi i Vitit të Ri me simbolet e grimcave helmuese PM10

Tetova dhe ndotësi më i madh i ajrit në këtë komunë, Jugohromi, vazhdojnë të jenë kryelajmi në mediat në gjuhën shqipe në Maqedoni. Pas raportimeve mediatike se qeveria ka vendosur ta pezullojë punën e Jugohromit, është paraqitur edhe ministri i Mjedisit, Nurhan Izairi, i cili ka përgënjeshtruar këto lajme dhe ka thënë se qeveria ende nuk ka sjellë ndonjë vendim për mbylljen e këtij Kombinati.