thatesira

Bashkia, këshilla qytetarëve për të kursyer ujin

Bashkia e Tiranës u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos e shpërdorojnë ujin e pijshëm, por ta përdorin atë me kursim në mënyrë që të mos mbeten asnjë ditë pa furnizim, për sa kohë temperaturat janë rritur ndjeshëm dhe muajt e fundit nuk ka pasur reshje shiu. Për këtë arsye, bashkia ka dhënë edhe disa këshilla, të domosdoshme sipas saj për të kontribuar në kursimin e ujit të pijshëm:
1. Verifikoni ujëmatësin tuaj për të kontrolluar për rrjedhje të mundshme uji brenda banesës;

Bie niveli i ujit në Lagunën e Nartës si asnjëherë në 30 vitet e fundit

Niveli i ujit në lagunën e Nartës (Vlorë), ka rënë dukshëm gjatë javëve të fundit, si pasojë e thatësirës së tejzgjatur dhe mungesës së reshjeve. Pamja që të ofron kjo lagunë gjatë këtyre ditëve, ngjason me ato të një zbatice të spikatur. Uji është tërhequr dhjetra metra nga gjurma normale, duke krijuar një hapësirë “hibride” mjedisi të ngurtë me vijën normale të bregut. Kjo gjendje vlerësohet të jetë e jashtëzakonshme. Banorët e fshatit Zvërnec, qendra e banuar më e afërt me këtë lagunë, nuk mbajnë mend të jenë ndeshur me një pamje të tillë prej dekadash.

Bujqësia në rrezik, Luçiferi do vazhdojë deri në 2050

Grupimi i shkencëtarëve të WWA (World Weather Attribution)që analizojnë efektet e motit parashikojnë që Luçiferi i këtij viti të jetë prezent çdo verë dhe të zgjasë deri në vitin 2050. Ajo që do t’I ndiejë më shumë pasojat do jetë bujqësia e cila do kërkojë kosto të pallogartishme veçanërisht në vendet në zhvillim për të përballuar të nxehtin e pazakontë. “The Guardian” ka zbuluar analizën në të cilën thuhet se vala e të nxehtit nuk do ndryshojë nëse nuk merrem veprime për të trajtuar ngrohjen globale.

Dëme të mëdha nga thatësira, 125 milionë euro kostoja për energjinë dhe bujqësinë

Dëmet e shkaktuara nga thatësira këtë sezon veror llogariten në mbi 125 milion euro, nga të cilat 90 i përkasin energjisë elektrike ndërsa 35 prej tyre janë dëme në bujqësi. Por kësaj shifre, po t’i shtojmë edhe dëmet nga zjarri, atëherë bilanci rëndohet edhe më shumë. Nëse do t’u referohemi të dhënave nga Ministria e Bujqësisë, për 6 muaj rresht vendi nuk ka patur reshje dhe sipas Ministrisë, një situatë e tillë, ka ndodhur për herë të fundit në vitin 1954. Dëmet në çdo kulturë llogariten në 25-30% të prodhimit.

Dëmet nga të nxehtit, gjysma e bujqësisë u tha

Thatësira e tejzgjatur e këtij viti ka shkatërruar plotësisht 50 % të sipërfaqeve të mbjella në ara dhe drufrutorë. Një raport i Ministrisë së Bujqësisë tregon se kulturat më të prekura nga moti me temperatura ekstremisht të larta dhe mungesë reshjesh për më shumë se 70 ditë janë misri, perimet, jonxha dhe dëme të tjera në pemëtari, vreshta, ullinj dhe agrume. Në kulturën e misrit këtë vit pritet rreth 22 % prodhim më pak se sa ishte parashikuar. Kurse në sipërfaqet e mbjella me jonxhë rezulton rreth 30 % e prodhimit e dëmtuar. Prodhime të tjera të verës të dëmtuara janë perimet dhe patatja.

Gjirokastër, dhjetëra hektarë tokë bujqësore drejt moçalizimit

Në Gjirokastër, pas gati 3 vitesh nga përmbytja e vitit 2015, ku shumë fermerë pësuan dëme të mëdha në prodhime bujqësore, duket se do të kenë sërish një situatë të vështirë edhe këtë vit nëse organet kompente nuk marrin masa. Kështu, me ardhjen e stinës së dimrit ka problematika që ndikojnë drejtpërdrejtë në tokat e mbjella. Dhjetra hektarë rrezikojnë të kthehen në moçale. Situata shqetësuese është përcjellë nga agronomi Lazim Lazaj, i cili bën kërkesë imediate për marrjen e masave.

Gramshi sensibilizohet me mesazhin e Ditës Botërore të luftës kundër Shkretëtirëzimit dhe Thatësirës

Data 17 qershor shënjon Ditën Botërore të luftës kundër Shkretëtirëzimit, Thatësirës dhe Degradimit të tokave. Konventa e Kombeve të Bashkuara kundër shkretëtirizëmit, thatësirës dhe degradimit të tokave, qe me akronim në anglisht njihet si “UNCCD”, zhvillon veprimtarinë e saj qysh nga viti 1994, ndërsa Shqipëria e ka ratifikuar këtë Konventë në Parlamentin shqiptar më 27 prill 2000 dhe marrëveshja për anëtarësimin e saj ka hyrë në fuqi më 26 korrik 2000.

Guvernatori i Kalifornisë deklaron përfundimin e thatësirës historike

Lëndinat e etura të Kalifornisë të kthyera në ngjyrë kafe nga mungesa e ujit në këto katër vite jashtëzakonisht të thatë janë rigjallëruar duke u kthyer në jeshile të hapur, nëpër lagjet e vendit. Shtretërit e thatë të lumenjve që kalojnë nëpër ferma tashmë kanë ujë. Pamjet e tilla kanë bërë që guvernatori i Kalifornisë Jerry Brown të deklarojë se ka marrë fund situata emergjente e thatësirës që thau rezervuarët dhe puset, shkatërroi pyjet dhe fermat dhe detyroi miliona njerëz të përdorin ujin e përdorur më parë.

Kukës, fshatrat e përmbytur nga Fierza, thatësira i nxjerr gërmadhat

Niveli i liqenit të Fierzës vazhdon të pësoj rënie për shkak të mungesës së gjatë të reshjeve, ndërsa vetëm paka ditë më parë kane dal edhe rrënojat e fshatit Brrut . Ndonëse kanë vite që jetojnë në Kanada, dy ish banorë të këtij fshati, Hamza Koci dhe bashkëshortja e tij Afërdita, të gjendur për pushime në Kukës, së bashku me fëmijët, nipërit e mbesat kanë ardhur për ta parë nga afër rrënojat e fshatit. Hamza tregon se fshati para ndërtimit të hidrocentralit të Fierzës, kishte mbi 40 familje të cilët në vitet 60 kishin tokat bujqësore me prodhimtari mjaft të lartë pranë dy lumenjve të Drinit.

Ndryshimet klimatike, BE pësoi 450 miliardë euro dëme

Humbjet totale ekonomike të ardhura për shkak të ndodhive ekstreme klimatike në hapësirën europiane për periudhën 1980-2016 kapin 450 miliardë euro. Kjo shumë është rezultati i përllogaritjeve të Agjencisë Europiane për Mjedisin, bazuar mbi raportin e ndryshimeve klimatike dhe reduktimit të rrezikut për katastrofa në Bashkimin Europian. Pjesa më e madhe e dëmeve është shkaktuar nga përmbytjet (40%), ndjekur nga stuhitë (25%), thatësira (10%) dhe valët e të nxehtit (5%). Mbulimi me siguracione i këtyre risqeve ishte në përgjithësi 35%.

Për herë të parë - Papa mbyll shatërvanët, solidarizohet me Italinë që po vuan thatësirën

Për herë të parë në histori, Papa Françesku, ka mbyllur 100 shatërvanët e famshëm të Vatikanit, vendim që vjen në një kohë kur Italia po vuan thatësirën. Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e mbarë mediave ndërkombëtare, ndërsa ka lënë përshtypje edhe tek turistët e shumtë që vizitojnë Selinë e Shenjtë. Papa Françesku ka bërë edhe më herët thirrje për të kursyer ujin e pijshëm. Thatësira e cila ka përfshirë në muajt e fundit Italinë e ka detyruar Papa Françeskun që të mbyllë për herë të parë në histori shatërvanët e famshëm të Vatikanit, në shenjë solidariteti.

Qyteti port që ka humbur ujin

Në veri të republikës autonome Karakalpakstan, në Uzbekistan, përballesh me një pamje vërtetë të çuditshme. Këtu, rrethuar nga rëra, anijet e peshkimit qëndrojnë të bllokuar në shkretëtirën përvëluese, më shumë se 100 km nga deti. Moynaq ishte dikur një komunitet i lulëzuar peshkimi në brigjet jugore të Detit Aral. Por tani uji është zhdukur, dhe gjithçka ka mbetur është një qytet i shkretë fantazmë që ndjehet shumë larg nga pjesa tjetër e botës. Aral dikur ishte liqeni i kripur i katërti në botë me një sipërfaqe prej përafërsisht 68.000 km.2, që shtrihej nga Kazakistani në veri, deri në Uzbekistan në jug.

Romë, arrihet marrëveshja – Shmanget racionimi i ujit, por situata mbetet kritike

Marrëveshja e momenteve të fundit ka shmangur racionimin e ujit në kryeqytetin italian. Thatësira që ka pushtuar vendim detyroi autoritetet që të bënin propozimin ekstrem për të furnizuar me orar banorët e disa komunave, por, kundërshtia e shoqërisë që merret me furnizimin me ujë të kryeqytetit uli palët në tryezë. E gjitha nisi me pezullimin e furnizimit me ujë nga liqeni Bracciano. Por tanimë, ky pezullim është modifikuar. Marrëveshja eliminon tërësisht mundësinë e racionimit të ujit, të paktën për momentit.

Serbi: Thatësira po ndikon negativisht në rritjen ekonomike

Sipas EURACTIV.rs, Serbia po planifikon të kompensojë rritjen më të ulët të PBB-së në vitin 2017. Edhe pse sipas zyrtarëve, treguesit ekonomikë janë të mirë, thatësira e tejzgjatur po ndikon negativisht dhe po e detyron qeverinë të ndryshojë vlerësimet e saj. Më 21 gusht, qeveria serbe pranoi atë që kishin paralajmëruar ekonomistët dhe analistët, se rritja e PBB-së në vitin 2017 nuk do të arrinte 3% e parashikuar, pas rritjes prej 2.8% që shënoi në vitin 2016.

Shkodër: Liqeni nxjerr anijen austro-hungareze

Ulja e nivelit të ujit në Liqenin e Shkodrës ka nxjerrë në sipërfaqe një anije të vjetër ushtarake, e cila besohet se është austro-hungareze dhe i përket kohës së Luftës së Parë Botërore. Mjeti lundrues që punonte me avull është 20 metra i gjatë dhe 2.5 m i gjerë. Studiuesit propozojnë që skeleti i saj të nxirret në breg që të mos mbulohet më nga uji. “Në kohën kur Perandoria Osmane po përgatitje gradualisht të largohej nga Ballkani, kishte ngjallur interesat e fuqive të tjera europiane për rajonin.

Shqipëria po thahet, 20% ujë më pak

Intervistë me inxhinierin hidroteknik të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, Klodian Zaimi: Kur flasim për pjesën e hidrocentraleve, problemi më i madh është ai i menaxhimit të integruar. Kjo ka të bëjë me planifikimin e së ardhmes dhe se kujt i shërben më shumë shfrytëzimi, industrisë së asaj zone, bujqësisë, apo prodhimit të energjisë nga një hidrocentral…. Nëse ka diçka që Shqipëria e ka me bollëk në raport me sipërfaqen territoriale që ka kjo është pjesa e burimeve ujore. Por përtej këtij bollëku duket se ajo që na mungon është mirëmenaxhimi.

Somali, 110 persona të vdekur nga uria në 48 orët e fundit

Kryeministri i Somalisë ka njoftuar se 110 persona kanë vdekur në një rajon të vetëm nga uria në 48 orët e fundit, përderisa thatësira e madhe rrezikon jetën e miliona njerëzve në mbarë vendin. Këto janë shifrat e para që qeveria ka njoftuar, që prej se ka shpallur katastrofë kombëtare të thatërsirës ditën e martë, raporton AP. Kombet e Bashkuara vlerësojnë se 5 milionë njerëz në këtë zonë kanë nevojë për ndihmë dhe kanë paralajmëruar për një krizë të madhe të urisë.

Stop thatësirës në bujqësi, erdhi shiu artificial

Shiu artificial është një nga zgjidhjet më premtuese për problemin e thatësirës, i cili do të lejojë që në të ardhmen ta çojë ujin aty ku shiu nuk është i pranishëm. Risi e rëndësishme për disa vende të botës. Një agjenci në Amerikën Qendrore ka gjetur zgjidhjen për vendet ku nuk bie shi kurrë dhe thatësira dominon. Bëhet fjalë për shi artificial dhe që nuk bie nga qielli por çohet tek bimët nga dora e njeriut. Kjo bëhet nëpërmjet një materiali plastik, që ka aftësinë të thithë ujë rreth 500 herë më shumë se pesha e tij.

Temperaturat e larta – Mblidhet Shtabi i Emergjencave në Berat

Në Bashkinë e Beratit u mblodh shtabi i emergjencave civile, për diskutuar mbi masat për parandalimin dhe përballimin e situatave që krijohen në këto ditë të nxehta nga zjarret në sipërfaqet pyjore dhe kullotat, si dhe mbi emergjencën në furnizimin me ujë të pijshëm në këto ditë thatësire. Në mbledhje u parashtrua plani i veprimit për parandalimin dhe përballimin e situatave që krijohen gjatë stinës së verës nga zjarret në sipërfaqet pyjore dhe kullotat, në bashkëpunim me ndërmarrjet në vartësi të Bashkisë.

Thatësira “Luçifer” dëmton rëndë bujqësinë në Ballkan

Ndërsa shumica e popullsisë së Ballkanit vazhdon pushimet e verës, zyrtarët në rajon kanë filluar të llogarisin dëmin që vala e tejzgjatur e të nxehtit, të cilit i kanë vënë nofkën Luçifer ka shkaktuar në bujqësi. Rajoni përjetoi një nxehtësi të jashtëzakonshme për pothuajse dy muaj, me temperaturat që i kaluan 35 gradë Celsius, me thatësira, si stuhi të shpeshta dhe madje edhe breshër. Ekspertët paralajmërojnë se moti ekstrem ka shkatërruar drithërat, si dhe prodhimin e frutave dhe perimeve në të gjithë Ballkanin, gjë që gjithashtu ka një efekt negativ për blegtorinë dhe bulmetin.

  • 1
  • 2