themis

IRAM, një rregull i ri për vlerësimin e riskut edhe në Shqipëri

Në kuadër të IMPEL (Rrjeti i Bashkimit Evropian për Zbatimin dhe Forcimin e Ligjit Mjedisor), janë zhvilluar mjete të ndryshme për qëllime inspektimi. Në përputhje me rekomandimet të cilat mundësojnë kriteret minimale për inspektimet mjedisore (RMCEI), Direktivën për Shkarkimet Industriale (IED) dhe Direktivën për kontrollin e aksidenteve të rrezikshme madhore duke përfshirë edhe susbtancat e rrezikshme (SEVESO), të gjithë inspektimet duhet të planifikohen paraprakisht. Autoriteti kompetent duhet të hartojë plane dhe programe për instalimet; duke përfshirë frekuencat e vizitave në zonë. Këto frekuenca duhet të bazohen në një vlerësim sistematik të riskut.