Theth

“Mos e shisni Thethin për biskota se nuk do ta blini dot as me flori”

Ky është titulli i një shkrimi të publicistit Prelë Milani për Thethin turistik. Si stërnip i Thethit, fshat në njësinë Shalë, bashkia Shkodër ndjen keqardhje teksa sipas tij thethjanët po shesin fshehtas trojet e tyre tek të pasurit. “Kështu siç ka nisur, me përfundimin e rrugës, Thethi është shumë i rrezikuar nga këta peshkaqen të parasë, pra njerëzit e pasur dhe të fuqishëm. Kam parandjenjë se në një të nesërme të afërt Thethi rrezikohet ashtu siç ka edhe disa të tjerë që nga mendjelehtësia, nga ndonjë nevojë e vogël, nga ndonjë miqësi apo joshje politike bëjnë disa gjëra që nuk duhet t’i bëjnë.

230 mijë turistë rrugëtojnë nga Velipoja në Theth, ja bukuritë marramendëse në zonat e mbrojtura të Shkodrës

230 mijë turistë vizitojnë Zonat e Mbrojtura në Qarkun Shkodër këtë sezon turistik. Këtë shifër e konfirmon specialistja e Administratës së Zonave të Mbrojtura Shkodër, Age Martini. Shkodra ka disa pika me akses turizmin natyror dhe atë të vëzhgimit, por më të vizituarat këtë sezon veror kanë qenë Velipoja dhe Thethi. Age Martini thotë se “Velipoja pati prioritet këtë verë edhe për arsye të motit të freskët që largoi për disa ditë pushuesit e plazheve drejt kësaj zone me një bukuri të rrallë natyrore dhe mundësi vëzhgimi të shpendëve ujorë”.

Bashkia kundër HEC-it në Theth: Duhej të na merrej mendimi ne dhe banorëve

Bashkia Shkodër e quan të paligjshme dhënien me koncesion të hidrocentralit në Theth që do të ndërtohet në lumin e Shalës. Qeveria shqiptare miratoi dhënien me koncesion për subjektin “bashkimi i operatorëve të shoqërive ‘Çinar-San Hafriyat Nakliyat Insaat Turizm Sanayi Ve Ticaret LTD.STI’, ‘Shala Energy PLC’ dhe ‘Falak Properties LLC'” me një vlerë prej 84 milionë eurosh, me një afat prej 36 muajsh për zbatimin e projektit. Pasi ky lajm u bë i ditur përmes mediave, Bashkia Shkodër ka marrë informacion në lidhje me procedurat e dhënies së këtij koncesioni.

Drejt Thethit me të gjitha mjetet

Bukuritë e papërsëritshme të Thethit malor, në zemër të Alpeve shqiptare, e bëjnë që të zërë një vend të rëndësishëm në natyrën dhe turizmin shqiptar. Rrethohet nga male të larta dhe qafa mahnitëse, ku aplikohen sportet malore dhe shëtitjet në natyrë. Pylli është mjaft i pasur edhe me shpendë e kafshë të ndryshme. Resurset natyrore i dallon çdo vizitor, sa le grykën e Ndërlysës dhe ballafaqohet me mrekullinë e kanionit të Grunasit.

Ekspozita “Arkitektura tradicionale – Kullat” sjellë në kryeqytetin shqiptar kodin e dizajnit të Thethit

Në të njëjtën ditë kur në luginë po shtrihej përjetësisht albanologu Robert Elsie, Thethi tërhoqi përsëri vëmendjen dhe këtë herë për kullat e tij. I fshehur mes malesh të larta në një luginë rreth 800m mbi nivelin e detit, Thethi është i pari fshat i Parkut Kombëtar të Alpeve Shqiptare që po bëhet me një Kod Dizajni. Drafti i këtij kodi u prezantua mbrëmë në Kinema Millennium të Tiranës, me pjesëmarrjen e qindra të ftuarve, profesionistë dhe studentë të arkitekturës, planifikues urbanë, përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit, të Agjencisë Kombëtarë të Zonave të Mbrojtura (AKZM), të bashkisë Shkodër, të Ambasadës Gjermane, GIZ, të kompanisë së konsultimeve GOPA/DIAVA, të shoqërisë civile etj.

HEC-et po dëmtojnë turizmin malor

Nuk ka asnjë dyshim që turizmi malor po njeh një periudhë të qëndrueshme zhvillimi gjatë tri viteve të fundit, kryesisht në Theth e Valbonë. Pjesa më e madhe e atyre që i vizitojnë këto vise janë të huajt, kryesisht gjermanë, austriakë, zviceranë epo edhe lindorë si çekë e polakë. Vizitorët e huaj janë të pasionuar pas aktiviteteve ‘outdoor’ ose ndryshe ‘jashtë shtëpie’ që kanë të bëjnë me ecjen, ngjitjen, por edhe me kulinarinë.

Ja ku mishërohet “Europa e Vjetër në Shqipëri. Thethi, vendi ku koha ka ndalur

Nëse keni dashur ndonjëherë të ndaloni kohën dhe të ktheheni pas në histori, ju mund ta bëni atë. Smart Travel, një projekt i Amazon.com shkruan se “Europa e Vjetër” është ende gjallë dhe ajo mishërohet më së miri në dhjetë destinacione, ku duket se koha ka ndaluar.“Në to mund të gjeni fshatra të vegjël, qytete të paeksploruara dhe vende ku do të shikoni më shumë dele sesa smartphone”. Në vendin e 10-të Smart Travel ka renditur Thethin, fshatin që gjendet në skajin verior të Shqipërisë, në Alpe, raporton Monitor. “Ju do të duhet të merrni me qira një makinë 4×4, si dhe të merrni një guidë.

Mediat gjermane: Thethi, mrekullia e pazbuluar e kontinentit evropian

Mediat gjermane e kanë cilësuar bukurinë e Alpeve Shqiptare si një mrekulli të pazbuluar në Evropë, kjo është bërë e ditur nga Ambasada Gjermane në Tiranë e cila ka njohur publikun edhe me shkrimet e mediave gjermane. Kjo ambasadë ka shkruar një profiln e saj në facebook: ‘’Alpet Shqiptare janë një nga zonat e fundit malore ‘’të pazbuluara“ në Evropë. Fshati Theth shtrihet në një luginë të rrethuar nga maja malesh prej më shumë se 2600 metra të lartë. Në vitet e shkuara është zhvilluar me ndihmën gjermane një ofertë turistike tepër e veçantë.

Në Parqet Kombëtare vazhdojnë vizitat turistike

Ditët e nxehta të verës janë në të ikur dhe duket sikur turizmit veror i erdhi fundi për këtë vit, por në shumë Parqe Kombëtare ka vizitorë, kryesisht të ardhur nga Europa. Kështu ndodh me Parkun Kombëtar të Divjakës, të Thethit dhe të Tomorrit. Këto ditë, një familje gjermane dhe miqtë e saj nga Gjermania janë bërë kurioze të vizitojnë Parkun Kombëtar të Tomorrit dhe specialistët e kësaj zone i kanë ngjitur ata deri në fshatin Dardhë, një zonë e thellë malore dhe me plot gjëra interesante për t’u parë e për t’u vizituar.

Nga Shqipëria në Slloveni - Parajsa mbi Tokë

Shtegu i Bardhë. Shtegu i Kaltër. Shtegu i Gjelbër. Si në një plan arratisjeje. Nga ato arratisjet e bukura që të lenë mahnitshëm pa frymë. Nga Shqipëria për në Slloveni. Një rrugëtim i bardhë si majat e larta me dëborë, i kaltër si ujët e kristaltë të Detit Adriatik, i gjelbër si një qilim smeraldi prej pyje pishash. Njëfarë bote çudirash, aq mahnitese sa e quajnë ‘parajsa e të dashuruarve pas natyrës’ Via Dinarica, pra Rruga e Alpeve Dinarike, së fundmi është pagëzuar si korridori kulturor i Ballkanit nga Lonely Planet, agjensia prestigjioze e turizmit, e cila i ka dedikuar një artikull të veçantë këtij shtegëtimi.

Perla e natyrës shqiptare në zemër të Alpeve, Thethi shpallet Qendër Historike e Mbrojtur

I konsideruar një nga perlat e natyrës shqiptare në zemër të Alpeve, fshati Theth është shpallur Qendër Historike e Mbrojtur. Instituti i monumenteve i ka propozuar Këshillit Kombëtar të Restaurimeve pranë Ministrisë së Kulturës që, në bazë të kritereve të përmbushura t’i japë fshatit me bukuri të rrallë këtë status, i cili do të finalizohet së shpejti me VKM nga Qeveria. Qendra Historike e fshatit Theth mbart vlera të rëndësishme historike, dhe dokumenton rrugën e zhvillimit historik të fshatit drejt krijimit të një qendre të banuar dhe tiparet urbanistiko-arkitekturore që u formuan gjatë historisë së tij.

Thethi, mrekullia natyrore mes Bjeshkëve, çdo ditë i vizitueshëm

Thethi gjendet në mes të Alpeve me një bukuri mahnitëse, në Veri të Shqipërisë, shtatëdhjetë kilometra nga qyteti i Shkodrës, i mbrojtur nga tre malet, Radohima, Sheniku, Papluku, me lartësi mbi 2500 m mbi nivelin e detit. Lugina e lartë e Thethit, një nga zonat më të veçanta të këtyre alpeve, ndodhet 750 deri 950 m mbi nivelin e detit, me një sipërfaqe prej 2630 hektarësh. Pasuritë natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar kështu, bazat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit.

Vendimi i Ministrisë - Anulohen 6 HEC-et në Theth

Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka anuluar marrëveshjen me konçesionarin që parashikonte ndërtimin e 6 Hidrocentraleve të lumin Shalë në Theth të Shkodrës. Marrëveshja për ndërtimin e tyre është nënshkruar në vitin 2009, por Ministria e Energjisë argumenton se prishja e kontratës është bërë për shkak të mungesës së raportit të vlerësimit të ndikimit në mjedis, skemës së shfrytëzimit hidroenergjetik, si dhe ato të planit të biznesit.

Vjeshta “pikturon” Thethin

Përsëri Thethi edhe në këtë stinë befason me natyrën e tij ekspresive. Të udhëtosh në Theth këto ditë mesvjeshte është një mrekulli. Lugina është e përflakur nga ngjyrat e saj dhe vizitorë të shumtë shkelin në tapetin e gjetheve vjeshtake. Duket sikur një piktor peizazhezh ka mbërritur në atë luginë. Turistët vijnë këtu për peizazhin, aventurën, bukurinë dhe qetësinë. Era dimërore ka filluar të ndihet dukshëm nëpër pyje dhe më e cilësuar është në lartësitë e bjeshkëve të kësaj zone. Edhe pak ditë dhe do të mbërrije “mbreti“ i bardhësisë malore, dimri.