tiger

Rritet numri i tigrave për herë të parë në 100 vitet e fundit

Numri i vlerësuar i tigrave të egër në mbarë botën është rritur për herë të parë në një shekull, u shprehën ambjentalistët. Fondi Botëror për Ruajtjen e Jetës së Egër (WWF) dhe Forumi Global për Tigrat, thanë se janë numëruar rreth 3,890 tigra gjatë studimit më të fundit botëror. Në vitin 2010, bota e egër numëronte vetëm 3,200 tigra, ndërsa në vitin 1900, vetëm 100,000. Ndërkohë që shpresojmë që numri të tregojë një rritje të popullsisë, ekspertët thonë se kjo mund të tregojë thjesht një përmirësim në mbledhjen e të dhënave.