Tirana

Bashkia mbjell 163 pemë në burgun e grave

Aksionit për mbjelljen e pemëve dhe gjelbërimit të qytetit iu bashkua edhe institucioni i vuajtjes së dënimit të grave “Ali Demi” në Tiranë. Bashkia e Tiranës dhe Drejtoria e IEVP mbollën 163 drurë dekorativë në mjediset ku vuajnë dënimin rreth 40 të paraburgosura dhe 56 të dënuara, duke krijuar kështu një park të vogël me pemë, stola dhe kosha, si mundësi për të lehtësuar qëndrimin e të dënuarave.

Cilësia e jetesës në 2018, Tirana e fundit në Ballkan, e parafundit në Europë

Tirana renditet e 176 nga 231 qytete në botë, për cilësinë e jetesës në 2018. Krahasuar me fqinjët rajonalë, jemi shteti me cilësinë më të ulët të jetesës këtë vit. Kryeson listën Zagrebi i 98, më pas Beogradi renditet i 139, Sarajeva e 159, Shkupi renditet i 161. Ndërsa në Europë, jemi të parafundit, duke lënë pas vetëm Minski, në Bjellorusi, i cili renditet i 188-i.

Gjelbërimi i Tiranës, 77 mijë pemë të reja

Aksioni i nisur nga Bashkia e Tiranës e ka çuar numrin e pemëve të mbjella në 77 mijë. Kryebashkiaku Erion Veliaj thotë se faza e mëtejshme për gjelbërimin e qytetit do të përfundojë në 21 mars, me një finale të madhe, datë kur synohet të përfundojë mbjellja e 100 mijë pemëve në total nga kjo nismë.

Korsitë e reja të biçikletave te liqeni, drejt fundit

Ndërprerja e reshjeve të shiut u ka dhënë mundësi ndërmarrjeve të Bashkisë Tiranë që të rinisin me një ritëm më të lartë punimet për përfundimin e një sërë projektesh të rëndësishme infrastrukturore në qytetin e Tiranës. Një prej tyre është edhe ai për një nga projektet më të rëndësishme për rigjallërimin e Parkut të Liqenit, ndërtimi i një piste të posaçme për çiklistët që preferojnë pedalimin në natyrë dhe freskinë e liqenit.

Një pemë për dashurinë

Dhjetëra çifte i janë bashkuar thirrjes së kryetarit të bashkisë për të përjetësuar dashurinë, duke mbjellë një pemë në kopshtin e të dashuruarve në parkun prane Liqenit të Farkës. “Jam shumë i lumtur sot që, në këtë ditë fantastike, na u bashkuan disa nga të dashuruarit më simpatikë dhe më të mirë të qytetit. Ndaj jam i kënaqur që miqtë e mi më të mirë, Albani e Miriami mbollën një pemë jo vetëm për dashurinë, por edhe për vajzën e tyre, një engjëll i qytetit tonë. Unë besoj se kush është artist i mirë është edhe qytetar i mirë”, tha Veliaj.

Punimet/ Veliaj: Kinostudio do jetë një nga 7 qendrat e reja të Tiranës

Njësia 4 në Tiranë ishte ndalesa e radhës për diskutimin e Planit të Përgjithshëm Vendor me qytetarët. Në takimin me banorët e Kinostudios, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi rëndësinë e Planit të Përgjithshëm Vendor për të gjithë qytetin, por në mënyrë të veçantë për Kinostudion, e cila pritet të jetë një nga 7 qendrat e ardhshme të Tiranës policentrike. Veliaj përmendi një sërë investimesh të bëra deri tani nga bashkia, si dhe theksoi se këto kanë qenë ndërhyrje të domosdoshme në vitin e parë të punës. “Plani që prezantojmë sot merr vendime afatgjata dhe më vjen mirë që përkon me periudhën një vit pas betimit, në datën 30 korrik, kur thamë se do ta çojmë Tiranën në drejtimin e duhur.

Tirana tani me mjete elektrike me zero ndotje dhe zhurmë

Ekipi i Inspektorëve të Parkut (Grand Park Rangers) po praktikon përdorimin e mjeteve elektrike me 0 ndotje e zhurmë për patrullimin, monitorimin dhe ndërhyrjen më të shpejtë në Parkun e Liqenit. Dy mjetet e para elektrike u dhuruan nga “GREEN Projects” ndërsa Bashkia Tiranë ka bërë të ditur se investimet dhe zgjerimi i hartës rekreative kërkon respektimin e rregullave. Tirana është qyteti i parë në vend, i cili ka nisur testimin e autobusëve elektrikë në transportin publik urban.

Tirana vlerësohet në Holandë si qyteti me më shumë ndryshime mjedisore

Mbjellja e mbi 122 mijë pemëve, kthimi i qendrës së qytetit në pedonale, shtimi i lulishteve dhe këndeve të lojërave, e kanë renditur Tiranën si qytetin që ka bërë më shumë ndryshime mjedisore në vitin e fundit. Vlerësimi për kryeqytetin shqiptar vjen në prag të hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, nga Utrechti i Holandës, ku kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte i ftuar në takimin e kryetarëve të bashkive, i cili u mbajt në Javën e Gjelbër të BE-së.