Tirana Smart City

Kur flasim për Tirana Smart…

Para disa ditësh Tirana, kryeqyteti dinamik organizoi konferencën e radhës “Tirana Smart City”, ku u tha se 112 projekte konkrete në 5 fusha presin investimet. Nuk po ndalemi te dilema, sesi u shkruan 112 projekte në një hark kohor vetëm 6 muaj që kur Bashkia e re e Tiranës ndërroi pushtetin dhe për më tepër që njësitë e qeverisjes vendore janë në proces të plotë ristrukturimi për shkak të reformës territoriale?! Në fakt, nga titulli dukej nismë intriguese dhe ambicioze, pavarësisht se boria e makinës filloi të lëshonte alarmin që aty në sallë – Tirana (me) makina.

Plani Urbanistik - Tiranë, bonuse për termoizolimin dhe tarracat e gjelbra

Tirana është qyteti i parë që përfundon planin urbanistik dhe i paraqiti publikut vizionin e ri të studios së arkitektit Italian Boeri për zhvillim. 13 projekte strategjike që lidhen me ndërtimet, zhvillimin e qytetit, ndërtimin e institucioneve arsimore, pyllin orbital, unazat për transportin publik dhe këmbësorët janë të përfshira në këtë plan. Kryebashkiaku i Tiranës siguroi se investimet e parashikuara nuk do të bëhen duke pasur zgjedhjet e ardhshme ndërmend, por modelin që meriton brezi i ri.

Punimet/ Veliaj: Kinostudio do jetë një nga 7 qendrat e reja të Tiranës

Njësia 4 në Tiranë ishte ndalesa e radhës për diskutimin e Planit të Përgjithshëm Vendor me qytetarët. Në takimin me banorët e Kinostudios, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi rëndësinë e Planit të Përgjithshëm Vendor për të gjithë qytetin, por në mënyrë të veçantë për Kinostudion, e cila pritet të jetë një nga 7 qendrat e ardhshme të Tiranës policentrike. Veliaj përmendi një sërë investimesh të bëra deri tani nga bashkia, si dhe theksoi se këto kanë qenë ndërhyrje të domosdoshme në vitin e parë të punës. “Plani që prezantojmë sot merr vendime afatgjata dhe më vjen mirë që përkon me periudhën një vit pas betimit, në datën 30 korrik, kur thamë se do ta çojmë Tiranën në drejtimin e duhur.