Tirona

Hodhën plehrat në rrugë, Veliaj denoncon publikisht dy lokale

Inspektorët e Bashkisë së Tiranës vijojnë që të marrin masa për të ndaluar lokalet të cilat ndotin rrugët e qytetit duke i hedhur qeset me plehra vend e pa vend, ndonëse kazanët dhe koshat janë aty pranë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka publikuar një prej rasteve ku inspektorët e kanë dokumentuar shkeljen përmes kuponëve tatimorë të gjetur në qesen e plehrave të hedhur në rrugë pranë lokalit.