toka

“Urbanizimi” dhe “zhvillimi” si terminologji joshëse

Sipas raportit të Agjencisë Evropiane për Mjedisin (EEA), zonat urbane në vendet në zhvillim do të thithin pjesën më të madhe të rritjes së popullsisë botërore, me 67% të njerëzve që jetojnë në qytete deri në vitin 2050. Shumica e rritjes pritet të jetë në mega-qytete, veçanërisht lagjet e të varfërve. Qytetet kompakte janë mënyra më efikase dhe ekologjikisht më e qëndrueshme për të siguruar mirëqenien e një popullsie në rritje.

10 gjëra të vogla në ndihmë të Tokës

22 Prilli është Dita Ndërkombëtare e Tokës, ditë në të cilën ndërgjegjësohen rreth 1 miliard njerëz, që në mënyra të ndryshme mundohen që t’i vijnë asaj në ndihmë. Por gjithçka nis dhe mbaron më 22 Prill, sepse mëngjesin e 23 prillit të gjithë i kthehen rutinës dhe i lënë pas nismat që ndërmorën vetëm një ditë më parë. Por përse ta përqendrojmë një nismë të tillë vetëm në një ditë? Ne mund ta ndihmojmë planetin në të cilin jetojmë duke filluar me ndryshimin e zakoneve në të cilat janë pjesë e rutinës sonë.

Çfarë do ndodhë me Tokën dhe Marsin në 30 maj?

Marsi do të dhurojë një pamje spektakolare që mund të përsëritet pas 300 vitesh. Imazhet u kapën nga Teleskopi Hubble i NASA-s më 12 maj, kur planeti ishte 50 milion milje larg nga Toka. Mendohet se ky planet është rreth 3.5 miliardë vite i vjetër dhe është formuar pasi një asteroid ka goditur planetin. Më 22 maj, Dielli dhe Marsi ishin në një distance prej 47.4 milion milje. Ndërsa më 30 maj, Marsi do të jetë më afër me Tokën, vetëm 46.8 milion milje. Planeti do të jetë i dukshëm gjatë natës dhe do mund të shihet me sy të lirë. Distanca më e afërt mes Tokës dhe Marsit, është shënuar në gusht të vitit 2003.

Çfarë do të ndodhë nëse Toka ndalon së rrotulluari? Përgjigjet NASA

E keni pyetur veten ndonjëherë se çfarë do të mund të ndodhë nëse Toka ndalon së rrotulluari vetëm për pak! Përderisa askush nuk është i sigurt se si mund të ndodhë kjo, NASA ka disa teori konkrete të cilat shpjegojnë këtë fenomen. Mos harroni, ne jemi vetëm duke folur vetëm për lëvizjen e Tokës rreth vetes, sepse nëse nuk rrotullohej rreth Diellit kjo do të thotë fundin e botës. Ndalimi i saj, paraqet një enigmë të madhe për shkencwtarwt, le të shohim se çfarë thotë NASA për këto çështje. NASA beson se kjo dukuri më shumë është e varur nga mënyra se si planeti ndalon se lëvizuri.

Çka po ndodh me tokën tonë?!

Në pjesën më të madhe të globit tokësor, ekosistemet natyrore janë shndërruar në toka bujqësore të projektuara për prodhimin e ushqimit. Toka bujqësore shpesh herë mbillet me monokulturë dhe si rezultat ka një diversitet të ulët llojesh. Një pjesë e sipërfaqes tokësore përdoret për sipërfaqe banimi duke formuar fshatrat, qytetet, zonat industriale, infrastruktura mbështetëse që përfshin rrugët, hekurudhat, portet dhe aeroportet. Shfrytëzimi i burimeve natyrore siç është nxjerrja e mineraleve ka krijuar shqetësime mjedisore.

Erozioni sipërfaqësor i tokës, shqetësim mbarëkombëtar

Erozioni sipërfaqësor i tokës si fenomen natyror kërcënues mbarëkombëtar shkakton dëmtimin e pjesës së sipërme të tokës nga fenomene të ndryshme si uji, akulli, era, aktivitetet njerëzore apo graviteti. Por, cili është faktori më i rrezikshëm për shkaktimin e këtij fenomeni? Natyrisht që uji është ai që shkakton degradimin e tokës. Sipas të dhënave në vendin tonë humbjet e tokës nga ky fenomen janë rreth 20-70 ton/ha., ku në krahasim me mesataren evropiane është disa herë më e lartë.

Gramshi sensibilizohet me mesazhin e Ditës Botërore të luftës kundër Shkretëtirëzimit dhe Thatësirës

Data 17 qershor shënjon Ditën Botërore të luftës kundër Shkretëtirëzimit, Thatësirës dhe Degradimit të tokave. Konventa e Kombeve të Bashkuara kundër shkretëtirizëmit, thatësirës dhe degradimit të tokave, qe me akronim në anglisht njihet si “UNCCD”, zhvillon veprimtarinë e saj qysh nga viti 1994, ndërsa Shqipëria e ka ratifikuar këtë Konventë në Parlamentin shqiptar më 27 prill 2000 dhe marrëveshja për anëtarësimin e saj ka hyrë në fuqi më 26 korrik 2000.

Jeta në Tokë është shfaqur shumë më parë nga se mendohej!

Shfaqja e jetës në Tokë, një nga misteret e mëdha të shkencës, përkojnë shumë më para nga se mendohej, sipas studiuesve që kanë zbuluar fosile që të lënë të mendosh se ka të paktën 3,7 miliardë vite. “Ky zbulim përbën një zbulim reference, në kërkim të gjurmëve të para të jetës në Tokë”, deklaroi në një komunikatë, Martin Julian Van Kranendonk, ekspert në gjeologji i Universtitetit i Uellsit të Ri të Jugut dhe bashkautor i një studimi të publikuar në revistën britanike “Nature”.

Koalicioni Ndërkombëtar i Tokës, workshopi ndërkombëtar

Gjatë datave 24 – 28 Tetor 2016 në mjediset e Hotel Rogner në Tiranë, u mbajt një workshop ndërkombëtar, i organizuar nga Koalicioni Ndërkombëtar i Tokës (ILC) në bashkëpunim me Federatën Kombëtare te Pyjeve dhe Kullotave. Pjesëmarrës në këtë ngjarje ishin përfaqësues (koordinatorë të Strategjive Kombëtare të Angazhimit në vendet përkatëse) të organizatave që kanë lehtësuar prej disa vitesh hartimin dhe zbatimin e Strategjive nga 17 vende të botës, si Afrika, Azia, Amerika e Jugut dhe sigurisht Evropa.

Marsi ngjan shumë me Tokën

Mjeti i dërguar nga NASA për ta eksploruar Marsin në kërkim të jetës ka fotografuar një panoramë të mrekullueshme në planetin e kuq që e tregon atë shumë të ngjashëm me Tokën. Fotografinë mjeti ‘Curiosity’ e ka bërë më 5 gusht, katër vjet pas uljes në kraterin Gale, transmeton gazeta Kosova Sot Online. Në të shihet peizazhi i një shkretëtire të ngjashme me atë në jugperëndim të Amerikës. Sipërfaqja që shihet në fotografi është pjesë e një shtrese gjeologjike të quajtur formacioni i Murray, që përbëhet nga depozitat e baltës në shtratin e liqenit.

Miliarderi investon 100 mln $ për të gjetur Tokë tjetër

Investitori i internetit, miliarderi Yuri Milner ka shpallur një iniciativë për plot 100 milionë dollarë, për të kuptuar e për të njohur sa më mirë kozmosin, këtë herë duke krijuar e zhvilluar qindra anije të vogla hapësinore për të udhëtuar drejt sistemit tonë yjor dhe për të dërguar pas pamje dhe fotografi të rralla. Në një konferencë për mediat në Nju Jork, Milner shpalli planin “Përmes yjeve” që sipas tij synon të demonstrojë prova të konceptit të për anije të shpejtësisë së lartë. Kostoja e një aventure të tillë pritet të jetë ndjeshëm më e lartë se çdo projekt tjetër të realizuar deri më sot në fushën e shkencës ndërkombëtare.

NASA, harta e natës e Tokës

Nga Nasa vjen harta e re e natës e Tokës, e realizuar falë satelitit Suomi Npp, agjencia hapësinore amerikane dhe agjencia për atmosferën dhe oqeanet. Bëhet fjalë për një pamje të përbërë nga dritat e natës në Tokë, që na jep atë që deri tani është pamja më e qartë e jetës njerëzore në planet. Harta e re, interaktive në faqen e NASA, përditëson atë të publikuar në vitin 2012, një vit pas lëshimit të satelitit, në kuadër të programit National Polar-orbitin Partnership. Pamja e ndërtuar është quajtur “Black marble” në homazh të fotos “Blue marble”, e shkrepur nga astronautët e Apollo 17 teksa ishin në rrugën e tyre drejt hënës.

NASA: Brenda 20 viteve zbulojmë jetë jashtëtokësore

Sipas shkencëtarëve të NASA-s jeta jashtëtokësore mund të zbulohet në dy dekadat e ardhshme. Në vitet e fundit sfidat për NASA-n janë shumëfishuar, nga zbulimi i Plutonit në 1930-ën e deri më sot janë identifikuar mbi 3500 ekzoplanetë nga mijëra sisteme yjore. Ekspertët thonë se kërkimi udhëhiqet më tepër në ato planete që kanë të njëjtat karakteristika si Toka, duke i ndihmuar shkencëtarët të eliminojnë botë të pajetueshme nga ato që mund të kenë premtime për jetën, siç është hëna e akullt Enceladus dhe Europa.

Njerëzit janë duke gjelbëruar planetin, por pasojat janë të komplikuara

Klima e Tokës po ndryshon - në fakt, ajo gjithmonë ndryshon. Por, në kontekstin aktual të ndikimit të njeriut, shkencëtarët po përpiqen të deshifrojnë se sa i natyrshëm është ndryshimi krahasuar me nxitjen njerëzore. Një mënyrë e qartë e ndikimit njerëzor në Tokë është nëpërmjet biosistemit. Për shembull, bujqësia ndryshon biosistemin. Duke zevendësuar rritjen natyrale dhe duke mbjellë kulturat vjetore që janë korrur, ne ndryshojmë sistemin në një mënyrë që mund të ndikojë në pjesë të tjera të sistemit të Tokës.

Shkencëtarët do të përpiqen të shpojnë mantelin e Tokës

Njerëzit kanë qenë në Hënë dhe kanë hulumtuar pothuajse çdo cep të planetit - por ekziston një vend ku ata nuk kanë qenë kurrë. Shkencëtarët duan të zbërthejnë Tokën për një nga sekretet e tij të fundit. Një grup ndërkombëtar studiuesish i udhëhequr nga Agjencia Japoneze për Shkencën dhe Teknologjinë Detare-të Tokës thonë se ata planifikojnë të jenë të parët që do të shpojnë me sukses mantelin, të quajtur ndryshe mbështjellësin e bërthamës, domethënë, shtresën midis kores së jashtme të planetit dhe kores së saj të brendshme. Edhe pse manteli përbën rreth 80 përqind të masës së Tokës, pjesa më e madhe e saj mbetet një enigmë gjeologjike.

Shqipëria përballë ndikimeve të degradimit të tokave që shqetëson botën prej kohësh

Dita Botërore e luftës kundër Shkretëtirëzimit, Thatësirës dhe Degradimit të tokave duhet t'u kujtojë të gjithëve rolin e rëndësishëm qe ka sot toka në prodhimin e ushqimit dhe gjenerimin e punësimit vendor, si dhe aftësine e saj për të rritur qëndrueshmërinë, stabilitetin dhe sigurinë e vendeve të prekura nga shkreteterizimi dhe degradimi. Por cilat janë ndikimet negative të degradimit dhe shkretëtirëzimit të tokave në vendin tonë?

Të mos harrojmë, edhe Toka merr frymë

Duhej ta kisha kuptuar që diçka nuk shkonte, duke dëgjuar lehjet e shqetësuara të qenve të mi jashtë në lëndinë, që refuzonin të ktheheshin në shtëpi për të marrë ushqimin. Ashtu si duhej të alarmohesha kur, kur, tashmë e shtrirë në shtrat, dëgjova simfoninë e zakonshme të bulkthëve dhe insekteve të natës që e rritën shumë tonin, si një dallgë e madhe e cila krejt papritur, ngrihet nëpër natë. Kam përjetuar vetë në mënyrë traumatike tërmetin në Friuli në vitin 1976 dhe që atëherë, pasi u zhvendosa në Italinë qendrore, nuk kam humbur pothuajse asnjë të tillë.

Toka pyjore e Shqipërisë njëqind vjeçare, midis jetës dhe vdekjes

Toka mbart kufirin midis të gjallës dhe të vdekurës. Mbulesa e saj e sipërme, streha ku qeniet e gjalla qëndrojnë, është çelësi magjik i jetës në globin tonë. Kufiri midis jetës e vdekjes lëviz lart e poshtë, në favor e disfavor, në thellësi apo sipërfaqe të tokës në funksion të ngjarjeve ekologjiko ‐klimatike e të sjelljes së gjallesave. Kur përdoruesit e tokës e prishin harmonine midis komponentëve, vdekja fiton mbi jetën dhe fillon të ngjitet drejt sipërfaqes, njerëzit, bimët e kafshët komandojnë mekanizimin fatal, në favor të njërës apo tjetrës.

Tokës iu hoq çatia mbrojtëse!

Pyjet dhe kullotat kanë rol të rëndësishëm në mbrojtjen e tokës nga degradimi. Intensiteti i degradimit të tokës dhe veçanërisht nga erozioni është në varësi të mbulesës bimore, që nënkupton mbulesën fizike bimore në momentin e vlerësimit të saj. Shkalla e degradimit të tokës rritet me mungesën e mbulesës pyjore, kullosore, drufrutore ose bimësisë së kultivuar. Një rol të veçantë në këtë mbrojtje kanë pyjet, për faktin se zhvillohen në toka me pjerrësi të madhe e të rrezikuara nga të gjitha format e degradimit dhe erozionit.

  • 1
  • 2