toke bujqesore

Bjeshkë më bjeshkë, “plantacioneve” natyrore të bimës magjike

Udhëtojmë drejt qarkut të Kukësit, ku përfshihen rrethet Kukës, Has e Tropojë, trevat e të cilëve, me të drejtë mund të quhen edhe perlat e Alpeve Shqiptare, atje ku shqiponjat dhe banorët e këtyre anëve kanë ngritur në shekuj foletë e tyre. Rrugën e bëmë pa e ndjerë fare, sepse diskutimet tona u përqendruan vetëm në një temë: në florën mjekësore të këtyre anëve, llojet, vlerat, gjeografinë dhe sasitë që mund të grumbullohen në këto rrethe, si edhe u ndalëm në një specie të veçantë, boronicën.

Energjia diellore, impiantet larg tokave bujqësore

Interesi për energjinë diellore po rritet, por qeveria kërkon vetëpërmbatje nga sipërmarrësit, pasi tregu shqiptar nuk mund të përballojë sasi të mëdha të energjisë me kosto të larta, në fund të fundit tarifa paguhet nga konsumatori. Në këtë fazë ka incetiva për investimet e vogla deri në 50 megavat, dhe synohen të orietohen investimet në toka jo bujqësore. “Që kapacitetet që jepen të jenë në një treg të konkurrueshëm, por mbi të gjitha të kenë një treg likuid që bën të mundur kthimin e investimit.

Gjirokastër, dhjetëra hektarë tokë bujqësore drejt moçalizimit

Në Gjirokastër, pas gati 3 vitesh nga përmbytja e vitit 2015, ku shumë fermerë pësuan dëme të mëdha në prodhime bujqësore, duket se do të kenë sërish një situatë të vështirë edhe këtë vit nëse organet kompente nuk marrin masa. Kështu, me ardhjen e stinës së dimrit ka problematika që ndikojnë drejtpërdrejtë në tokat e mbjella. Dhjetra hektarë rrezikojnë të kthehen në moçale. Situata shqetësuese është përcjellë nga agronomi Lazim Lazaj, i cili bën kërkesë imediate për marrjen e masave.

Konsolidimi i tokës dhe zhvillimi rural e bujqësor

Modernizimi i shoqërisë rurale, mundëson përmirësimin rrënjësor të cilësisë së jetës së popullsisë rurale, ngushtimin e dallimeve rural–urbane në drejtim të shërbimeve, nivelit ekonomik, zhvillimit të komuniteteve rurale, por edhe të ndryshimeve të thella në zhvillimin e ekonomisë kombëtare. Bujqësia përbën bazën ekonomike për popullsinë rurale dhe shërben si një burim punësimi për 50% të forcave të afta për punë në shkallë vendi. Popullsia rurale është shumë më tepër e varur nga bujqësia se sa në shumicën e vendeve të Evropës.

Kosovë, toka bujqësore që po kthehet në asfalt

Rreth 500 hektarë tokë bujqësore në vit i ndërrohet destinacioni. Asgjësimi i tokave bujqësore, duke i shndërruar ato në toka ndërtimi kryesisht është bërë rreth rrugëve rajonale në të gjitha komunat e Kosovës. Idriz Gashi, shef i Divizionit për Tokën Bujqësore, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë i tha Radios Evropa e Lirë se disa komuna ende nuk i kanë nxjerrë të dhënat se sa sipërfaqe të tokës bujqësore i ndërrohet destinimi për qëllime të tjera. Megjithatë, sipas tij, janë bërë disa hulumtime të cilat tregojnë se sa hektarëve tokë bujqësorë në vit iu ndërrohet destinimi.

Ministria e Bujqësisë: Mijëra hektarë tokë bujqësore nën ujë, dëme të shumta

Ministria e Bujqësisë ka informuar pasditen e djeshme lidhur me situatën dhe demet e shkaktuara në tokat bujqësore në të gjithë vendin si rezultat i reshjeve dhe përmbytjeve të ditëve të fundit. Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, MB bën me dije se me mijëra hektarë tokë bujqësore në të gjithë vendin gjendet ende nën ujë si rezultat i vërshimit të ujarëve dhe dëmet materiale në prodhime bujqësore dhe blegtorale janë të konsiderueshme. Konkretisht: Elbasan 2ha toke e mbjelle me grure eshte permbytur ne fshatin Muriqan, komuna Gjergjan.

Në Kopshtin e Gjelbër të Danimarkës në Fier AgroWeb

Në serrën e Danish Green Garden, Fier. Nëse ju themi të përshkruani karakteristikat e Lola Rossa apo Lola Bionda, sado që të përpiqeni, as nuk do të mund t’i afroheni të vërtetës; hireve të kuqe e të verdha që u japin emrat kaq të veçantë e femërorë. Lola Rossa, Lola Bionda dhe Frilisia janë në fakt varietetet më interesante të sallatave që prej disa vitesh kultivohen në Qarkun e Fierit, e që së bashku me karrotat bebe (baby carrot) dhe rrepat bebe (baby radish) kanë një destinacion po aq interesant; Danimarkën. Danish Green Garden, që do të thotë Kopshi i Gjelbër i Danimarkës që prej 2009-tës është importuar nga Danimarka në Fier e së fundmi edhe në Pezë.

Ngrohja klimatike po zhduk pataten, çokollatën dhe kafenë

“The Guardian” shkruan se shkencëtarët po paralajmërojnë për zhdukje masive të bimëve dhe specieve të kafshëve që formojnë themelin e furnizimit tonë ushqimor, të njohur si agrobiodiversitet. Lloje si tigri i Bengalit, balena blu po zhduken në shkallë alarmuese, por dhe të tjera. Ata që kanë lindur 20 vitet e fundit tashmë nuk mund të shohin më kurrë një elefant afrikan. Deri në fund të 2055, 22% e specieve parashikohet të zhduket për shkak të ndryshimeve klimatike.

Njeriu që ndaloi shkretëtirën

Yacouba Sawadogo është një fermer afrikan inovativ i cili ka udhëtuar nëpër shkretëtira për 30 vite duke ringjallur pyjet dhe duke përdorur teknika për ruajtjen e tokës. Mjetet e tij kryesore janë një lopatë dhe besimi i fortë se gjithçka do të ndryshojë për mirë. Rezultatet e tij flasin për këtë gjë. Në vitet 1980, një thatësirë e tmerrshme kaploi rajonin Sahel në Afrikë, duke shkatërruar gjithë bimësinë, duke reduktuar reshjet me 80% dhe duke kthyer pjesë të mëdha të tokës në shkretëtirë. Për të mbijetuar, shumica e banorëve të zonës u larguan. Por Yacouba qëndroi.

Pesticidet toksike të komunizmit vazhdojnë të helmojnë tokën shqiptare

Në verën e vitit 1993 Bardha Begaj, me profesion agronome por e mbetur e papunë,vendosi që të ngrejë fermën e saj në Fier. Për të kjo ishte e vetmja zgjidhje që jo vetëm ajo të kishte mundësi të ushtronte profesionin, por edhe të prodhonte të ardhura për familjen. E nisi si të gjithë fqinjët e saj duke mbjellë domate e kastravecë. “E kam nisur nga a-ja, e vetme fare. Vishja çizmet në mëngjes dhe i hiqja në darkë. Burri nuk e donte fermën, lekë nuk kisha, se kisha ngelur pa punë dhe të gjithë ishin të bindur se po i bëja gropën familjes,” kujton Begaj.

Reshjet, nën ujë qindra hektarë tokë

Me qindra hektarë tokë kanë përfunduar nën ujë në Shkodër, Lezhë dhe Gjirokastër. Rreth 200 hektarë janë përmbytur në Bushat të Shkodrës. Rruga nacionale nuk ka patur probleme, por uji i është afruar zonës së quajtur Harku i Bërdicës. Lumenjtë Buna dhe Drini janë afër kuotave maksimale. Ministria e Bujqësisë thotë se përmbytjet janë shkaktuar si pasojë e prurjeve të lumenjve, por se hidrovoret dhe kanalet kulluese janë në funksionim të plotë në këtë zonë. Deri tani nuk ka shtëpi apo biznese të përmbytura.

Shitja e tokës në vendet lindore

Përqëndrimi i tokës pjellore në duart e investitorëve, të cilët këtë tokë e shohin vetëm si burim për përfitime financiare, po shndërrohet në një problem me përmasa evropiane. Këtë ka konstatuar së fundmi edhe Komisioni Agrar i Parlamentit Evropian, në fund të marsit. "Pas krizës financiare në vitin 2008, toka shihet si një mundësi e mirë për investime", thotë Vladimir Uruçev, përfaqësues i Bullgarisë në këtë Komision.

Shqipëria përballë ndikimeve të degradimit të tokave që shqetëson botën prej kohësh

Dita Botërore e luftës kundër Shkretëtirëzimit, Thatësirës dhe Degradimit të tokave duhet t'u kujtojë të gjithëve rolin e rëndësishëm qe ka sot toka në prodhimin e ushqimit dhe gjenerimin e punësimit vendor, si dhe aftësine e saj për të rritur qëndrueshmërinë, stabilitetin dhe sigurinë e vendeve të prekura nga shkreteterizimi dhe degradimi. Por cilat janë ndikimet negative të degradimit dhe shkretëtirëzimit të tokave në vendin tonë?

Stop thatësirës në bujqësi, erdhi shiu artificial

Shiu artificial është një nga zgjidhjet më premtuese për problemin e thatësirës, i cili do të lejojë që në të ardhmen ta çojë ujin aty ku shiu nuk është i pranishëm. Risi e rëndësishme për disa vende të botës. Një agjenci në Amerikën Qendrore ka gjetur zgjidhjen për vendet ku nuk bie shi kurrë dhe thatësira dominon. Bëhet fjalë për shi artificial dhe që nuk bie nga qielli por çohet tek bimët nga dora e njeriut. Kjo bëhet nëpërmjet një materiali plastik, që ka aftësinë të thithë ujë rreth 500 herë më shumë se pesha e tij.

Thatësira “Luçifer” dëmton rëndë bujqësinë në Ballkan

Ndërsa shumica e popullsisë së Ballkanit vazhdon pushimet e verës, zyrtarët në rajon kanë filluar të llogarisin dëmin që vala e tejzgjatur e të nxehtit, të cilit i kanë vënë nofkën Luçifer ka shkaktuar në bujqësi. Rajoni përjetoi një nxehtësi të jashtëzakonshme për pothuajse dy muaj, me temperaturat që i kaluan 35 gradë Celsius, me thatësira, si stuhi të shpeshta dhe madje edhe breshër. Ekspertët paralajmërojnë se moti ekstrem ka shkatërruar drithërat, si dhe prodhimin e frutave dhe perimeve në të gjithë Ballkanin, gjë që gjithashtu ka një efekt negativ për blegtorinë dhe bulmetin.

Urbanizimi po gllabëron tokat bujqësore në Shqipëri, shifrat e zgjerimit të qyteteve

Në harkun kohor të gjashtë viteve rreth 37% e kullotave (764 hekatarë) në Shqipëri janë shndërruar në zona të urbanizura. Sipërfaqet pyjore janë të dytat më të urbanizuara pas kullotave, ku rreth 35% e tyre, apo 727 hektarë janë kthyer në zona të urbanizuara (qytete apo rrugë), sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia Europiane e Mjedisit. Ndërsa për sa i përket zonave të gjelbra dhe sipërfaqeve për kultivimin e kulturave bujqësore, sipas AEM është urbanizuar përkatësisht 14 dhe 11 për qind e totalit të sipërfaqes.

Vlerësimi, vetëm 28% e tokës bujqësore ka akses në vaditje

Teksa Shqipëria ka dendësinë më të madhe në Europë të lumenjve, plot liqene, pak tokë bujqësore dhe shumë male, sërish bujqësia e vendit është në krizë për vaditje. Sipas statistikave të publikuara në Planin e Përgjithshëm Kombëtar të Territorit shihet se vetëm 28% e tokës bujqësore ka akses në vaditje dhe pjesa tjetër është në të thatë. Qarqet që kanë më shumë akses në ujitjen e tokave janë Dibra dhe Fieri, ndërsa Berati dhe Korça kanë qasje më të ulët në vaditje respektivisht me 19.2 dhe 24.1% të totalit të tokës bujqësore që kanë në dispozicion.