torfa

Ish-Këneta e Maliqit kthehet në fushë energjitike

 

Dikur Këneta e Maliqit ishte burim i së keqes për banorët e zonës, sot ajo duket se është kthyer për ta në një mundësi mirëqenieje. Nuk bëhet fjalë për mundësitë e prodhimeve bujqësore që tokat e përftuara prej saj ofrojnë, pasi në shumicën e rasteve ato nuk sjellin asnjë fitim për shkak se nuk shiten, por prej lëndës djegëse që ajo përmban. Qeveria ka depozituar në Kuvend një projektligj, i cili parashikon që afro 300 hektar tokë në ish-kënetën e Maliqit në Qarkun e Korçës të ndryshojnë status juridik dhe të kalojnë nga tokë bujqësore në zonë minerare.