tornado

Stuhitë sjellin tornado në Kolorado, ndërsa në Arizona akull

Një seri tornadosh kanë kaluar nëpër Koloradon lindore, duke shkaktuar disa dëmtime të lehta si dhe dëme në auto-shtëpiza dhe në ndërtesa. Një tjetër stuhi pranverore solli kushte të papërshtatshme për vozitësit e makinave në Arizonën veriore, pasi rrugët ishin të ngrira. Shërbimi Kombëtar i Motit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë se të paktën katër tornado kanë goditur shtetin Yuma County të shtunën, rreth 100 milje në lindje të Denverit, në afërsi të kufirit me Kolorado Nebraska dhe Kansas, raporton UsaToday.

Tornado në Itali, dy të vdekur, disa të lënduar

Rrugë të përmbytura, çati të shkatërruara dhe pemë të rrëzuara. Kështu u gdhinë sot qytetarët në kryeqytetin italian, Romë, i cili u godit nga një stuhi e fuqishme, që shkaktoi dy viktima dhe disa të plagosur. Një tornado në Ladispoli shkatërroi muret e dy kateve të fundit të një pallati në rrugën 'Ancona'. Një 47-vjeçar indian, i identifikuar si Singh Surinder humbi jetën pasi i ra në kokë një kornizë e madhe, e shkëputur nga një kishë. Një tjetër kalimtar u lëndua rëndë, pasi u shty nga era e fortë dhe u përplas me një vetratë xhami.

Tornado në Roskovec - Stuhia shkatërron në 3 minuta 5 ha sera të 15 fermerëve

Një stuhi e fuqishme në zonën e Roskovecit rrafshoi për tre minuta, 5 ha sera të mbjella me domate. Dëmet e shkaktuara në fshatin Suk 1 të njësisë administrative Strum kanë dëmtuar 15 fermerë. Nga forca e stuhisë janë shkatërruar dhe kolonat e betonit, rrëzimi i të cilave ka lënë të plagosur një fermer. Banorët thonë se dëmi përllogaritet në dhjetëra miliona lekë të reja. Fermerët të cilët kanë dhe kartën e fermerit, pohojnë se kanë marrë kredi që kanë filluar këtë biznes. Një komision i bashkisë, pritet të inspektojë zonën për të verifikuar dëmet, ndërkohë që banorët e prekur kërkojnë ndihmën e ministrisë së bujqësisë qoftë për të përfituar subvencion, por edhe për t’u lehtësuar kredinë.

Tornado në Vlorë, biznese e rrugë të dëmtuara. Pamjet nga droni

Nga Enrik Mehmeti 

Një ciklon i përmasave të jashtëzakonshme për zonën e Vlorës dhe Zvërnecit ka krijuar dëme të konsiderueshme në biznese të shtrira përgjatë plazhit të Zvërnecit, ndërsa prej orës 03:00 të mëngjesit të së shtunës kur edhe ka nisur ka bllokuar totalisht rrugën që të drejton drejt ishullit. Dëme janë shkaktuar edhe në zonën e Pyllit të Sodës, ku me dhjetëra pemë janë rrëzuar. Cikloni i përmasave të rralla për këtë zonë ka nisur rreth orëve të para të mëngjesit të së shtunës, duke prekur zonën e Pyllit të Sodës, plazhin e Zvërnecit dhe zonat përreth.

Tornadoja në Kinë vret 100 persona, mbi 800 plagosen

Tornado dhe stuhia e shiut ka goditur provincën lindore të Kinës, Jiangsu, në dy ditët e fundit, duke vrarë të paktën 98 persona dhe duke lënduar gati 800 të tjerë, sipas mediave lokale.I shoqëruar nga shiu i rrebeshtë, tornado ka goditur periferitë e qytetit Yancheng dje në mbrëmje, njofton BBC.Këto periferi kanë përjetuar erëra me shpejtësi prej 125 km/h. Presidenti kinez, Xi Jinping, kishte urdhëruar që të bëhen të gjitha përpjekjet për shpëtim pas asaj që agjencia e lajmeve kineze “Xinhua” e quajti njëra nga fatkeqësitë më të mëdha që kanë goditur Jiangsun ndonjëherë.

Tornadot godasin SHBA-në, gjendje emergjence

Shtetet qendrore të SHBA-së si Ilinois, Indiana dhe Kentaki janë goditur nga tornado të fuqishme, të cilat kanë shkaktuar të paktën gjashtë viktima, dhjetëra të lënduar dhe dëme të konsiderueshme materiale. Stuhitë kanë sjellë erëra me shpejtësi mbi 110 kilometra në orë, ndërsa në 10 shtete të ndryshme amerikane është vendosur gjendja e emergjencës. Sipas ekspertëve, nëntori është një ndër muajt më të qetë sa i përket tornadove dhe një mot i tillë është i pazakontë. Inxhinierët bërthamorë në Japoni kanë nisur punën për zhvendosjen e shufrave të uraniumit dhe plutonit nga centrali i Fukushimës.