trafik

Pistat rrethore të fluturimit mund të jenë e ardhmja e udhëtimit ajror

Në një përpjekje për të menaxhuar trafikun ajror në mënyrë efiçiente, një koncept i ri radikal propozon braktisjen e pistave tradicionale në aeroporte dhe të vendoset një pistë rrethore e fluturimit. I titulluar si "Pista e Pafundme", modeli përparimtar synon të zhvendosë pikat e ngritjes dhe uljes të avionit. Pasi kaloi vite duke hulumtuar këtë temë, eksperti i aviacionit Henk Hesselink i Qendrës për Hapësirën Ajrore të Hollandës beson se pistat rrethore mund të jenë e ardhmja e udhëtimit ajror.

Taksi fluturuese, Uber nënshkruan marrëveshje me NASA-n

Kompania Uber tha se ka nënshkruar një marrëveshje me agjencinë amerikane të hapësirës, Nasa për të ndërtuar një flotë taksish fluturuese deri në fund të dekadës. Kompania tha sot se shpreson të ketë klientin e parë në makinën e re fluturuese deri në vitin 2023, edhe pse ende përballet me disa vështirësi. Drejtori i kompanisë Uber për zhvillimin e produkteve, Jeff Holden tha se shpreson që shërbimi të pakësojë kohën e transportit, ndotjen e ajrit në qytetet kryesore dhe eventualisht, shërbimi do të jetë më i lirë sesa të ngasësh makinën tënde personale.