trajtimiimbetjeve

Kroacia ndihmon Shqipërinë për të trajtuar problemin e mbetjeve të hedhura në Adriatik

Kroacia, me dëshirën për të mbrojtur plazhet e saj të detit Adriatik, të cilët joshin miliona turistë çdo vit, ka filluar të ndihmojë fqinjen e saj Shqipërinë për të pastruar ujërat e saj territoriale dhe për të përmirësuar aftësinë e saj për t'u përgjigjur shpejt ndaj derdhjeve të naftës dhe rreziqeve të tjera. Shqipëria ka bërë disa përparime në trajtimin e ndotjes detare, me ushtrinë dhe vullnetarët që ndihmojnë për pastrimin e plazheve në fillim të çdo sezoni turistik, por mbeturinat e hedhura në lumenj përgjithësisht përfundojnë në Adriatik.

Protestë në landfillin e Durrësit. Banorët: Kështu nuk jetohet më

Në Ditën e Mjedisit aktivitetet u përqëndruan në protestën qytetare dhe ndërgjegjësimin e autoriteteve vendore dhe qendrore, si dhe të komunitetit mbi nivelin e lartë të ndotjes nga mostrajtimi i mbetjeve urbane. Në landfillin e Porto Romanos, banorë dhe të rinj të Partisë Agrare Ambientaliste reaguan ndaj gjendjes së mbetjeve urbane.

Së shpejti vendimi për kosto tarifën e mbetjeve urbane

Pas vendimit të ndalimit qeseve plastike, së shpejti do të miratohet edhe vendimi për kosto tarifimin e mbetjeve urbane. E bëri të ditur ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi nga simpoziumi shkencor ndërkombëtar për sfidat e trajtimit të mbetjeve organizuar nga Departamenti i Inxhinierisë së Mjedisit, në Universitetin Politeknik në Tiranë.