tranport publik

Qytetet gjermane ofrojnë transport falas për reduktimin e ndotjes së ajrit

Cilësia e ajrit në Gjermani nuk është në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian, prandaj qeveria gjermane po merr në konsideratë transportin publik falas si një mënyrë për t’i nxjerrë njerëzit nga makinat e tyre. Gjermanët i përdorin shumë makinat, kështu që do të reduktohen emetimet e dioksidit të azotit. Ata po marrin në konsideratë gjithashtu “zonat me emetim të ulët” që do të nxisin përdorimin e makinave elektrike.