transport publik

Gara e hekurudhave, edhe Maqedonia rinovon flotën – Shqipëria mbetet e “vetme” në rajon

Pas Malit të Zi, Serbisë, Bosnje Hercegovinës e Kosovës, edhe Maqedonia ka nisur projektin për rehabilitimin e transportit hekurudhor. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka njoftuar se do të financojë rreth 59 milionë euro për rinovimin e flotës hekurudhore. Maqedonia synon përmes këtij fondi të instalojë një sistem informacioni të menaxhimit të energjisë, për të mbledhur informacion mbi konsumin energjetik. Për të gjitha vendet e rajonit, BERZH liston në adresën zyrtare një numër të madh projektesh në fushën e transportit hekurudhor.

Gjermania po planifikon një plan të ri për transport publik falas në qytetet me ajër të ndotur.

Qeveria gjermane po konsideron plane të reja për të bërë të mundur transportin publik falas në qytetet që vuajnë nga problemet e cilësisë së ajrit. Letra, është dërguar në Komisionerin e Mjedisit të BE-së Karmenu Vella, dhe u nënshkrua nga ministri gjerman i mjedisit Barbara Hendricks, ministri i bujqësisë Christian Schmidt dhe shefi i kancelarisë Peter Altmaier. Gjermania ka qenë nën presionin e Komisionit Europian, i cili në janar premtoi të merej me cilësinë e ajrit dhe kërcënoi të penalizonte anëtarët që shkelnin rregullat e BE mbi ndotësit, si oksidi i azotit dhe grimcat.

Nisma e Milanos kundër smogut: transport publik me çmim të lirë

Përdoruesit e transportit publik që mbi të gjitha parapëlqejnë çmimet e lira duhet të drejtohen drejt Milanos. Midis datave 17 dhe 24 dhjetor, qyteti më i madh i Italisë së Veriut do të ofrojë lëvizjen me autobus, tramvajë dhe metro me çmime të arsyeshme. Me blerjen e një bilete me vlerë 1.50 euro (1.65 dollarë) udhëton falas nëpër qytet për 24 orë. Diçka e ngjashme u ndoq javën e shkuar për udhëtimet nga Milano afër qytetit Turin, ku u ofruan përdorimi i transportit publik falas dy ditë, të enjten dhe të premten e shkuar.

Veliaj-Sboarina, bashkëpunim me Veronën për transportin publik dhe ndriçimin

Pas bashkëpunimit me bashkinë e Veronës për pastrimin, Bashkia e Tiranës do të vijojë me transportin publik dhe ndriçimin. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka pritur sot homologun e tij të Veronës, Federico Sboarina. “Mezi pres që të fillojmë me disa projekte për transportin publik. E kam thënë edhe më parë: nëse kompanitë e transportit nuk na përgjigjen për të modernizuar flotën me autobusë të gjelbër, atëherë sigurisht do të jemi gati. Ndaj sot diskutuam se si do të fillojmë me disa projekte konkrete, duke besuar gjithmonë se më e mira është përpara”, deklaroi Veliaj.