trashegimi kulturore

Dy trashëgimi kulturore shqiptare kandidohen për listën europiane të “7 Më Të Rrezikuarave”

Katër zona historike në Ballkan janë kandiduar për t'u përfshirë në programin e zonave më të rrezikuara në Europë, dy prej të cilave në Shqipëri. Programi synon të rrisë ndërgjegjësimin për monumentet e neglizhuara në Europë. Një zonë arkeologjike dhe disa kisha post-bizantine në Shqipëri, si dhe monumenti komunist UFO në Bullgari bashkë me një kazino të braktisur në qytetin rumun Constanta – janë përzgjedhur ndër 12 finalistët e Programit “7 më të rrezikuarat për vitin 2018” në Europë.

Kalaja e Beratit, atraksioni i mbi 74 mijë turistëve gjatë 2017

Trashëgimia kulturore dhe natyrore i sollën Beratit gjatë vitit 2017 një numër te konsiderueshëm turistësh duke e kthyer në një nga destinacionet e përzgjedhur dhe të pashmangshëm për t’u vizituar nga turistët vendas dhe të huaj.  Turizmi po rezulton sektori me të ardhurat më pozitive duke sjellë kështu rritjen e të ardhurave ekonomike lokale dhe kombëtare.