Trump

“Marshimi për Shkencën”, shkencëtarët protestojnë kundër politikave të Trump

Mijëra shkencëtarë dhe mbështetësit e tyre, duke u ndjerë gjithnjë e më shumë të kërcënuar nga politikat e Presidentit Trump, u mblodhën të shtunën në Uashington nën qiellin e vrenjtur dhe motin me shi, për atë që ata e quajtën “Marshimi për Shkencën”, duke braktisur traditën e mbajtjes së shkencave jashtë politikës dhe duke i bërë thirrje publikut të ngrihet për iniciativat shkencore. Ndërsa marshuesit ecnin krah më krah me njëri-tjetrin në drejtim të Kapitolit, rruga jehonte me thirrjet e tyre: "Shpëtoni E.P.A.-n" (Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit) dhe "Shpëtoni N.I.H.-et" (Institutet Kombëtare të Shëndetit) si dhe këngët e tyre për të festuar shkencën.

“Shihemi në gjyq”, aktivistët kundër rregullave të Trump për smogun dhe shpimet për lëndë djegëse

Aktivistët e mjedisit premtuan se do të zhvillojnë një luftë të ashpër ligjore kundër administrimit të Trump i cili kërkon të lejojë shpimet për naftë në Atlantik dhe Arktik dhe kundër rritjes së niveleve të smogut. Donald Trump ka bërë tashmë përpjekje gjithëpërfshirëse për të rritur industrinë e lëndëve djegëse fosile dhe të zhbëjë përpjekjet për të luftuar efektet e ndryshimit të klimës. Avokatët e qeverisë pyetën gjykatën federale në Uashington nëse mund ta shtynin çështjen kështu Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA) mund të rishikonte qëndrimin e saj mbi rregulloren për ndotjen e smogut.

Ambientalistët: Muri në kufi do të dëmtojë faunën

Ka krijuar shumë debat kostoja e murit që Presidenti Donald Trump dëshiron të ndërtojë përgjatë kufirit mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës. Në luginën e Rio Grandes në Teksas, e përcaktuar si zonë me prioritet të lartë për murin kufitar, rrezikohet edhe një tjetër aspekt i rëndësishëm, kafshët e egra, shumë prej të cilave janë tashmë specie të rrezikuara. Shenjat për vendkalimet e jaguarëve ende ekzistojnë përqark Universitetit të Teksasit në luginën Rio Grande, megjithëse nuk ka gjasa t’i hasni ndonjëherë.

Dioksidi i karbonit atmosferik arrin nivele rekord

Sasia e dioksidit të karbonit në atmosferë është rritur dy vitet e fundit me një ritëm të pashembullt, edhe pasi zyrtarë të administratës Trump zbehin rëndësinë e një shifre, të cilët shumë shkencëtarë klimatikë e konsiderojnë si shqetësuese. Dioksidi i karbonit i matur në Observatorin Atmosferik me Bazë në Mauna Loa në Hawaii arriti 405.1 ppm (pjesë për milionë) vitin e kaluar, lajmëroi Administrata Oqeanike dhe Atmosferike Kombëtare (NOAA). Kjo është një rritje prej 3 ppm, e cila është e barabartë me rekordin e 3 ppm të vitit 2015.

Drejtuesja e re për klimën në OKB: Veprimet për ngrohjen të pandalshme

Drejtuesja e re për klimën e OKB-së ka shprehur shqetësimin për presidentin Donald Trump – por me bindjen se veprimet për mbajtur nën fre ndryshimet klimatike janë të pandalshme. Presidenti Trump nga ana tjetër është shprehur se do të tërhiqet nga marrëveshja e klimës dhe do të ndalojë së financuari programin e SHBA për energjinë e pastër. Por ish -diplomatja meksikane Patricia Espinosa tha për BBC News se vonesat në çdo veprim sugjerojnë se çështja është e pazgjidhur. Ajo udhëtoi drejt SHBA këtë fundjavë për të takuar sekretarin e ri të shtetit.

Hawking: Qëndrimi i Trump për klimën mund të dëmtojë Tokën

Stephen Hawking thotë se vendimi i presidentit amerikan Donald Trump për të dalë nga marrëveshja e klimës së Parisit mund të çojë në ndryshime klimatike të pakthyeshme. Prof Hawking tha se veprimi mund ta fusë Tokën në një rrugë që e shndërron atë në një planet të ngrohtë si Venusi. Ai gjithashtu druhet se agresioni është i ndërtuar me njeriun dhe se shpresa jonë më e mirë për mbijetesë është të jetojmë në planete të tjerë.

Ja pse largimi i SHBA nga marrëveshja e Parisit nuk është fundi i botës

Pas muajsh deklaratash të lëna përgjysmë dhe spekulimesh të shumta, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se SHBA do të fillojë procesin e tërheqjes nga Marrëveshja e Parisit. Ne nuk do ta zbusim aspak këtë lajm: SHBA lë Marrëveshjen e Parisit - marrëveshjen e suksesshme të nënshkruar nga 195 vende dhe pale në 2015 për të zvogëluar shkarkimet e gazeve serë dhe sëbashku të kufizojnë ngrohjen globale – marrëveshje që rezultoi një zhgënjim i madh.

Këshilli i Artikut, SHBA i bashkohet thirrjes për të luftuar ndryshimet klimatike

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i janë bashkuar 7 vendeve të tjera të Këshillit të Arktikut, në thirrjet për të luftuar ndryshimet klimatike. Pavarësisht skepticizmit të shprehur nga shumë zyrtarë të administratës Trump për ndryshimet klimatike, grupi, që përbëhet nga SHBA, Rusia, Kandaja, Danimarka, Finlanda, Islanda, Norvegjia dhe Suedia, kanë thënë se janë të shqetësuar me rritjen e shpejt të temperaturave në Arktik dhe për këtë kanë fajësuar aktivitetet njerëzore.

Kina dhe India kalojnë SHBA, si vende më atraktive për energjinë e rinovueshme

Kina dhe India kanë tejkaluar Shtetet e Bashkuara për t’u bërë dy vendet më tërheqëse për investimet e energjisë së rinovueshme, njoftoi të martën një raport nga firma britanike e kontabilitetit Ernst & Young. Në një renditje vjetore të 40 tregjeve të energjisë së rinovueshme në mbarë botën në aspektin e tërheqjes, Kina ishte vendi më i lartë, pasuar nga India. Shtetet e Bashkuara, që kryesonin listën vitin e kaluar, kanë rënë në vend të tretë, për shkak të një ndryshimi në politikën e energjisë të SHBA në drejtimin e presidentit Trump.

Kina i kërkon Trump të mos tërhiqet nga pakti për ndryshimet klimatike

Zyrtari më i lartë i ndryshimeve klimatike të Kinës i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të mos tërhiqen nga marrëveshja e Parisit përpara një konference të rëndësishme për klimën dhe vizitën e Donald Trump në Pekin javën e ardhshme. Xie Zhenhua, kryenegociatori i vendit për marrëveshjen e klimës në Paris, tha të martën se qeveria kineze ende duket të bashkëpunojë me Uashingtonin për negociatat mbi ndryshimet klimatike. Një konferencë globale mbi klimën do të mbahet në Bon, Gjermani, këtë muaj, me gati 200 vende që punojnë në një libër rregullash për të zbatuar paktin e Parisit.

Klima: SHBA hedh poshtë kritikat

Shtëpia e Bardhë ka reaguar fort ndaj valës së kritikave pas bërjes publike nga Donald Trump, se SHBA nuk do të jenë më palë në marrëveshjen e klimës nënshkruar në Paris. Kreu i EPA-s, Pruitt thotë se klima ekzagjerohet. USA Pressesprecher - Scott Pruitt und Sean Spicer (Getty Images/AFP/B. Smialowski) Në një konferencë të përbashkët për shtyp, kreu i Autoritetit Amerikan për Mjedisin (EPA) Scott Pruitt u shpreh se ky është një "vendim i guximshëm".

Mesazh për Donald Trump nga Parisi

Në kryeqytetin francez u hap “Biodiversity Earth”, një ekspozitë bujqësore 10 metra katrorë, e konceptuar nga artisti Gad Weil, në afërsi të “Harkut të Triumfit”. Deri më 5 qershor, publiku do të mund të endet nëpër një zonë këmbësorësh, duke shijuar tapetet e luleve të egra, kopshtet e perimeve dhe fermat e kafshëve. Weil tha se qëllimi i kësaj pune është që t’i dërgohet një mesazh kolektiv presidentit amerikan, Donald Trump, se vendimi i tij për ta tërhequr vendin nga marrëveshja e Parisit për ndryshimet klimatike ishte një gabim i tmerrshëm.

Ndryshimet klimatike, Kalifornia prin “revoltën” vendore

Guvernatorët e shteteve dhe kryebashkiakë të ndryshëm në SHBA nxituan që të mbërthejnë mantelin e lidershipit amerikan në luftën kundër ndryshimeve klimatike, pasi presidenti Donald Trump nxori SHBA nga marrëveshja e klimës së Parisit. Zyrtarë të shumtë vendorë thanë se mund t’i tregojnë komunitetit ndërkombëtar se SHBA mbetet e angazhuar në reduktimin e gazeve serë, të cilët shkencëtarët fajësojnë për ngrohjen globale. Kalifornia udhëheq këtë lëvizje, sidomos pas lajmërimit të përpjekjeve për të siguruar 100% të elektricitetit nga burime të rinovueshme.

Ndryshimet klimatike, SHBA nuk firmos deklaratën e G-7

Në një lëvizje të pashembullt, Shtetet e Bashkuara nuk janë përfshirë me homologët e tyre për një çështje të rëndësishme në komunikatën përfundimtare të samitit të Grupit të Shtatëshes. Në komunikatën përfundimtare, të gjitha vendet e G-7, përveç Shteteve të Bashkuara premtuan veprim për të zbutur ndryshimet klimatike. “Shtetet e Bashkuara janë në proces të rishikimit të politikave mbi ndryshimet klimatike dhe Marrëveshjes së Parisit dhe kështu që nuk janë në pozitë të bashkohen me konsensus në këtë temë”, thuhet në komunikatë.

Ndryshimet klimatike, Trump përmbys rregullat e Obamës

Presidenti amerikan Donald Trump firmosi urdhrin ekzekutiv që përmbys rregulloret e epokës “Obama”, për frenimin e ndryshimeve klimatike. Urdhri ekzekutiv i pavarësisë energjetike pezullon një pjesë të masave të ndërmarra nga paraardhësi i Trumpit dhe promovon karburantet fosile. Mes nismave tashmë të shfuqizuara është edhe plani për energjinë e pastër, i cili u kërkon shteteve të reduktojnë emetimet e karbonit. Vendimi i administratës “Trump” është vlerësuar nga bizneset, por ka ngjallur kritikat e ashpra të aktivistëve ambientalistë.

Ngrohja globale, protesta në SHBA kundër vendimit të Trumpit

Kundërshtarët e vendimit të presidentit Donald Trump për të flakur tej politikat e ndryshimeve klimatike të paraardhësit të tij thonë se do të ndërmarrin një fushatë publike dhe do të ndjekin rrugët ligjore për ta sfiduar atë. Kalifornia dhe Nju Jorku lëshuan një deklaratë të përbashkët, ku thonë se do të vazhdojnë betejën kundër ndryshimeve klimatike. Grupet ambientaliste janë lidhur me një grup avokatësh që të sfidojnë lëvizjen e Trumpit, që pritet të nxisë prodhimin e karburanteve nga fosilet.

Presidenti Trump rrëzon ligjet e Obamës për mjedisin

Presidenti amerikan Donald Trump rrëzoi të hënën e kaluar ligjet e ish-Presidentit Obama për çështjet klimatike. Gjatë nënshkrimit të Urdhërit Ekzekutiv që do të ringjallë industrinë e qymyrit, morën pjesë dhe punëtorë të minierave të qymyrit e përfaqësues të organizatave në mbrojtje të tyre. Presidenti Trump u shpreh se “kjo nismë do të ndikojë në krijimin e vendeve të reja të punës”. Me këtë urdhër hiqet ndalesa për depozitimin e qymyrgurit në tokën amerikane, që kishte frenuar përdorimin e qymyrit nga shumë industri. Pas kësaj nisme pritet të rritet prodhimi i karburanteve nga fosilet.

Qeveria e SHBA do ta eleminojë planin e klimës së Obamas

Qeveria e Presidentit të SHBA, Trump do t'i japë fund "luftës kundër qymyrit". Me "Clean Power Plan" të parardhësit të Trumpit, Obama, synohej të pakësohej nxjerrja e gazrave të efektit serë. West Virginia Grubenunglück in Kohle-Bergwerk (AP) Drejtori i Autoritetit të Ambjentit EPA, Scott Pruitt bëri të ditur në një takim në shtetin federal Kentucky, se të martën do të nënshkruajë një projektligj për eleminimin e të ashtuquajturit Clean Power Plan, të qeverisë paraardhëse.

SHBA - Media amerikane: Trump do të tërhiqet nga marrëveshja për klimën

Sipas disa mediave amerikane, Presidenti Donald Trump do të tërhiqet nga Marrëveshja e Parisit për Ndryshimet Klimatike, që nënshkroi në vitin 2016 Presidenti Barack Obama. Dje Presidenti u takua me kreun e Agjencisë për Mbrotjen e Mjedisit, dhe sipas njoftimeve, tashmë ai e ka marrë vendimin për t’u tërhequr nga marrëveshja. Me hollësitë e realizimit të këtij vendimi do të merret kreu i agjencisë, Scott Pruitt. Marrëveshja synon ngadalësimin e ngrohjes globale, përmes pakësimit të çlirimit të dioksidit të karbonit nga djegia e fosileve dhe pakësimin e pasojave të tjera negative që sjellin ndryshime klimatike, si rritja e nivelit të deteve, thatësira dhe forma të motit ekstrem.

SHBA,Trump: Vendos për paktin e ndryshimeve klimatike gjatë javës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të braktisin marrëveshjen për ndryshimet klimatike të nënshkruar në Paris. Të paktën kështu raportojnë mediat të cilat citojnë burime shumë të afërta nga Shtëpia e Bardhë. Ndërsa presidenti Trump në një publikim në rrjetin social twitter edhe njëherë përsërit se vendimin do ta bëj public gjatë javës. E nëse ndodh tërheqja deklarata zyrtare pritet të bëhet nga shefi i agjensisë për mbrojtjen e ambjentit i cili do të përcaktojë kushtet e tërheqjes nga marrëveshja.

  • 1
  • 2