tsunami

Japonia tërheq alarmin e tsunamit, shpëton Fukushima

Japonia e hoqi paralajmërimin për tsunami të lëshuar pas tërmetit me magnitudë 7,4 që goditi bregun lindor të vendit. Tërmeti ra në afërsi të Fukushimës duke shkaktuar fillimisht në brigjet e saj dallgë tre metra të larta. Ato që mbërritën më vonë megjithatë, ishin më të vogla, ndaj autoritetet e konsideruan rrezikun të kapërcyer. Me mijëra vetë më herët iu ishte kërkuar të evakuonin zonën, ndërsa nuk pati veçse raporte për disa lëndime të lehta. Por frika ishte e madhe duke qenë se Fukushima u godit në 2011-n nga një tërmet i fuqishëm që vrau 18,000 vetë.

Një tërmet me magnitudë 7.9 godet Indonezinë, rrezik tsunami

Një tërmet i fuqishëm me magitudë 7.9 ballë dhe epiqendër në oqeanin Indian ka goditur Indonezinë. Sipas mediave ndërkombëtare ende nuk ka informacion mbi dëmet e shkaktuara por ekziston rreziku i një tsunami në ishullin Sumatra. Epiqendra ishte 808km (502 milje) në jugperëndim të qytetit të Padang dhe 10 km në thellësi. Ndërkohë sipas zyrtarëve indonezianë ekziston mundësia e rënies së një tsunami.

Tërmet 7.1 ballë në Zelandën e Re, s'ka panik për tsunam në Paqësor

Një tërmet i fuqishëm, 7.1 ballë i shkallës Rihter, ka goditur Zelandën e Re. Tërmeti kishte si epiqendër verilindjen e qytetit Gisborne dhe kishte një thellësi prej 19 milje. Deri tani nuk raportohet për njerëz të dëmtuar apo dëme materiale. Gjithashtu, tërmeti nuk paraqet ndonjë rrezik për tsunami në Paqësor. Rezidentëve të një komuniteti të vogël në brigjet lindore të Ishullit Verior të Zelandës së Re u është kërkuar të evakuohen pas një tërmeti të fuqishëm që tronditi vendin, e që epiqendrën e pati në det.