turizem

'​Financial Times' artikull për Bjeshkët e Namuna: Ecje në mal

Bukuritë e Shqipërisë janë të shumta, një vend i bekuar nga nëna natyrë, bukuri për të cilat është shkruar e shkruhet pa fund. Këtë herë, “Financial Times”, ka vënë theksin tek bukuritë e Bjeshkëve të Namuna. Martin Fletcher, shkruan se ishte pikërisht emri ai që e tërhoqi të vizitonte këtë vend që ndodhet në kufi me Shqipërinë dhe Kosovën. “Jeta baritore ka mbetur e pandryshuar pavarësisht trazirave politike që ka zgjatur me dekada dhe numrit të madh, gjithnjë e në rritje, të vizitorëve.

“Bukuroshja e fjetur” Ulëza, feston Promovimin Turistik të vitit dhe Ditën e Shën Markut

Me rastin e festimit të Ditës së Shën-Markut në Njesinë Administrative Ulëz dhe të promovimit të vlerave mjedisore dhe turistike të Parkut Natyror Rajonal “Liqeni i Ulzës” dhe zhvillimit të turizmit nëpërmjet menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe përfshirjes së komunitetit, Bashkia Mat, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Agjencia Kombetare te Zonave te Mbrojtura (AKZM), Qendrën Rajonale të Mjedisit (REC) Shqipëri, Projektim “Natyra 2000” dhe Fondacionin CNVP (Bashkojmë Vlerat e Natyrës me Njerezit) si dhe partnerët vendorë të zonës si organizata Miqësia Ulëz pjesë të Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës, organizuan ditën e djeshme aktivitete mjedisore, kulturore dhe artistike, në territorin e Njesisë Administrative Ulëz, duke kujtuar kështu dhe Ditën e Shën Markut që përkon me datën 25 prill.

“Burimi i Syrit të Kaltër”, një parajsë natyrore në zemër të Shqipërisë

Duket tamam si një sy i bukur ngjyrë blu. Quhet “Burimi i Syrit të Kaltër” falë ngjyrës së kristaltë të ujërave të tij dhe formës e cila ngjan tamam si një sy të madh. Bëhet fjalë për një burim karstik vetëm njëzet e dy kilometra në lindje të Sarandës, vendpushimi bregdetar më i famshëm dhe i gjallëruar përgjatë “Rivierës Shqiptare” në shpatet perëndimore të Malit të Gjerë. Temperatura e ujërave të këtij burimi është rreth 12°C, por thellësia e tij ende nuk dihet.

“Forbes” kthen sytë e turistëve mbi Shqipërinë: Ndër 30 vendet që duhen vizituar në 2017

Revista prestigjoze amerikane “Forbes” ka renditur Shqipërinë si një ndër vendet më atraktive dhe më pak të shtrenjta për t’u vizituar gjatë vitit 2017. Shqipëria renditet e 21 në 30 vende të marra gjithsej në studim, duke lënë pas kështu vende si vende në Meksikë, Kanada, Buenos Aires, Haiti, Greqi, Portugali, etj. “Ky cep i harruar i Europës është një destinacion i mrekullueshëm që mund ta vizitosh me një buxhet shumë të ulët, në një kontinent tjetër turistik dhe të shtrenjtë”, shkruan “Forbes”.

“Guri i Kamjes”, monument i natyrës, objekt i vizitueshëm turistik

“Guri i Kamjes”, një monument i natyrës. ndodhet pranë fshatit Dardhë të rrethit të Pogradecit, në afërsi të Qafës së Lipovës, 1461 m. mbi nivelin e detit. Përfaqëson një formë interesante relievi në trajtën e “një anije që lundron në një det të hapur”. Eshtë i gjatë rreth 100 m, i gjërë rreth 80 m dhe i lartë rreth 70 m. Forma e tij lidhet me resistencën më të madhe të konglomerateve që e përbëjnë, në krahasim me argjilat që ndërtojnë territorin përreth tij. Mbi këtë formë relievi veprojnë proçeset e erozionit dhe era, që kanë gdhëndur në mikroforma të çuditshme.

“Liqeni i Zi” në Gramsh, shtohen vizitorët e monumenteve natyrore

Monumentet e Natyrës në rrethin e Gramshit janë kthyer në një atraksion turistik të vërtet për dashamirësit e natyrës dhe të aventurës. Një ndër këta monumente është dhe ‘’Liqeni i Zi” Gjendet në lartësinë 1634 metra mbi nivelin e detit, në shpatin jug-perëndimor të malit të Valamarës, në afërsi të fshatit Lenie. Monumenti i natyrës me sipërfaqe 5 ha, përfaqëson një liqen malor me sipërfaqe ujore 2.5 ha, në formë të përzgjatur rreth 1000-1200 m, i gjatë dhe 200-300 metra i gjerë, me origjinë akullnajore dhe faunë të pasur ujore.

“National Geographic”: Shqipëria, mes 10 vendeve për t’u vizituar

Butrint, Armenia, Nikaragua, Nepali, Irani, Kosova, Uzbekistani, Shqipëria, Timori Lindor, Gjeorgjia, Tunizia. Në pamje të parë nuk kanë asgjë të përbashkët, janë shtete që shtrihen nga njëri kontinent në tjetrin, por gjithsesi e kanë një të përbashkët. Revista “National Geographic” i përfshin ato në një listë tepër të vyer të vendeve që meritojnë më shumë turistë. Sipas saj, këto janë destinacione të mrekullueshme dhe që do t’iu lënë me gojën hapur. Sa i përket Shqipërisë, “National Geographic” e nis përshkrimin e vendit tonë me faktin që këtu mund të gjesh amfiteatre greko-romake, kisha ortodokse të tejmbushura me ikona, si dhe plazhe të paprekura nga dora e njeriut.

“Shpella e Bënjës” në Përmet, destinacion i mirëfilltë turistik

“Shpella e Bënjës” ndodhet në kanionin e Lengaricës në afërsi të fshatit Petran, 350 m. mbi nivelin e detit dhe përbën një pus të madh karstik i formuar nga gëlqerorët. Shpella është e gjatë 160 metra, e gjerë deri në 3 m. dhe e lartë 3 m. dhe ka disa degëzime anësore. Në këtë shpellë ka mbetje të njeriut të periudhës neolitike. Shpella ka vlera shkencore gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike, arkeologjike, didaktike, ekologjike dhe kulturore. Sot ajo është një destinacion për turizmin spelologjik dhe atë historik. Vizitohet në çdo stinë të vitit nga vendas e të huaj.

“Shpella e Fshehur” shumë pranë Tiranës, një destinacion i ri turistik

Është një shpellë që nuk është shumë e madhe dhe ende jo shumë e njohur për vizitorët. Ka një gjatësi afërsisht 150 metra. E veçanta e saj është se ka një hyrje shumë të ngushtë dhe më pas hapet brenda me një lartësi 15 deri në 17 metra. Stalaktitet dhe stalagmitet janë që në hyrje të shpellës e deri në fund të saj. Gjendet në kufirin midis Elbasanit dhe Tiranës. Është shumë lehtë e arritshme nga pjesa e Kërrabës. Shpella është e fshehur në mes të pyjeve të dushkut dhe është shumë e vështirë të gjendet pa udhërrëfyes ose pa ndihmën e banorëve vendas. Cilësohet si një nga shpellat më të bukura në zonen e Tiranes dhe të zonës rreth saj.

“Tajlanda” shqiptare në lumin Shalë tërheq qindra aventurierë

Grykëderdhja e lumit të Shalës në liqenin e Komanit është kthyer në dy vitet e fundit në një nga destinacionet më tërheqëse lumore të Alpeve Shqiptare. Izoluar nga majat e larta, rrjedha e vrullshme e ujit të kaltër të Shalës i ofron aventurierëve një panoramë nga ato që ngjajnë me Tajlandën e largët. Rruga për të shkuar deri në këtë panoramë të mrekullueshme megjithatë është e gjatë dhe e larmishme. Nisja nga Tirana bëhet ende pa lindur dielli, në 5 të mëngjesit dhe ha rreth 2 orë deri në Vaun e Dejës dhe rreth 1 orë tjetër në rrugë të pashtruar për në pikën e nisjes së trageteve dhe varkave në liqenin e Komanit.

1.2 mln euro për disiplinimin e turizmit deri në 2019-ën

Disiplinimi i turizmit pritet t’i kushtojë qeverisë shqiptare rreth 1.2 milionë euro deri në vitin 2019. Në dy vitet e ardhshme, sipas planeve të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomi, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes synohet që të përmirësohet cilësia e produkteve dhe shërbimeve, rritja e kërkesës në rang kombëtar, nxitja e konkurrueshmërisë, si dhe ofrimi i informacioneve për turistët dhe industrinë e udhëtimeve. Më konkretisht gjatë vitit 2017 pritet të realizohet procesi i licencimit të agjencive turistike, klasifikimi i subjekteve akomoduese, si dhe certifikimi i guidave turistike.

14 arsye për të vizituar Kosovën

Mirë, Kosova nuk mund të jetë destinacioni i parë që mendoni për pushime për shkak të së kaluarës së saj dhe vendndodhjes në brendësi të Ballkanit. Sidoqoftë, ju nuk duhet të nguteni për ta anashkaluar Kosovën si një destinacion udhëtimi, sepse ofron shumë për vizitorët e saj! Kjo është diçka që mësova dhe përjetova kur vizitova Kosovën për herë të parë. Natyra është e bukur, njerëzit janë miqësorë, çmimet janë të lira dhe fakti që vendi është mjaft i pashkelur e bën shumë më emocionuese për ta zbuluar. Shpresojmë që edhe ju do të zbuloni bukurinë e Kosovës, këtu janë 14 arsye se pse ju duhet të vizitoni Kosovën.

200 të rinj i bashkohen projektit për rivitalizimin e Parkut të Lurës

Më shumë se 200 të rinj të shkollave të mesme të bashkive Dibër, Mat, Rrëshen dhe Bulqizë i janë bashkuar aktivitetit të parë për rivitalizimin e Parkut Kombëtar të Lurës. Aktiviteti konsistoi në ndërgjegjësimin e shoqërisë ndaj ruajtjes së vlerave mjedisore dhe trashëgimisë natyrore dhe kulturore. Në aktivitet mori pjesë edhe këshilltari për Mbrojtjen i kryeministrit Edi Rama, Sandër Lleshi i cili shprehu mbeshtetjen e kreut të Qeverisë për realizimin e këtij projekti.

2017: Viti Ndërkombëtar i Turizmit të Qëndrueshëm për Zhvillim

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e shpalli vitin 2017 si Viti Ndërkombëtar i Turizmit të Qëndrueshëm. Kjo është një mundësi unike për të ndërgjegjësuar sektorin publik dhe privat, por edhe qytetarët mbi kontributin e turizmit të qëndrueshëm në procesin e zhvillimit. Gjithashtu mobilizon të gjitha grupet e interesit për të punuar së bashku me qëllim shndërrimin e turizmit në një katalizator të ndryshimeve pozitive.

Administrata e Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, përgatitet për turizmin veror

Punonjësit e Administratës në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, në fillim të sezonit veror turistik, po përmirësojnë infrastrukturën orientuese dhe informuese në ndihmë të lëvizjeve turistike të vizitorëve të parkut. Këto tabela janë vendosur në Fushë Studen dhe po vazhdojnë edhe në zona të tjera si në Rrajcë, Qarrishtë, Hotolisht etj. Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, është një ndër parqet kombëtare që është bërë mjaft tërheqës për vizitorët kohët e fundit.

AdZM-ja e Beratit përgatitet për turizmin pranveror

Ditën e punës sot e nisa me një bisedë me Drejtorin e AdZM-së së Beratit, Fatos Nakon. Më tërhoqën disa foto të hedhura në adresë të kësaj administrate, ku paraqitej një punim në natyrë me pastrimin e disa zonave pyjore. E pyeta Fatosin se ku ishin dhe përse po bëheshin ato punime?! Ai më tha se ”Jam te ndërtesa që kemi si administratë në fshatin Tomorr. Po pastrojmë ambientin përreth me kolektivin e administratës. Pastrim pylli e quajmë ne dhe konsiston në prerjen dhe heqjen e shkurreve dhe ferrave për të hapur shtigje dhe rrugë të reja për turistët që ngjiten në këto lartësi. Pranvera është shumë afër dhe këtu kane filluar të shpërthejnë lulet”.

AKB prezanton një projekt pilot për turizëm të qëndrueshëm

Është idea e krijimit të një modeli të turizmit të qëndrueshëm midis zonave bregdetare dhe atyre malore. Zona e përzgjedhur është Borsh-Kanionet e Nivicës –Zagorie, që do të bëjë të mundur krijimin e një produkti turistik të veçantë për Shqiperinë. Vizitorët e zonës bregdetare do të kenë mundësinë që në një kohë të shkurtër nga Borshi -Piluri dhe Qeparoi të mund të udhëtojnë në zonën malore të Kurveleshit për të gjetur peizazhe unikale dhe turizëm malor i kombinuar ky me atë bregdetar. Në këtë mënyrë banorët e këtyre zonave të izoluara nga terreni do të kenë mundësi të përfitojnë nga turizmi bregdetar por në këtë mënyrë mund të zhvillojnë turizmin e tyre gjithëvjetor i lidhur ky edhe me bregdetit.

Aksion pastrimi në Llogara

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi, mori pjesë në një prej aksioneve masive për pastrimin e plazheve dhe parqeve natyrore të Shqipërisë që po zhvillohen në gjithë vendin nga Korpusi i Vullnetarëve. Ky është një projekt i mbështetur nga MZHETTS, me synimin për të patur një Shqipëri të pastër këtë sezon turistik, por dhe për të sensibilizuar qytetarët që pastërtia është një element kyc për të tërhequr dhe mbajtur sa më gjatë turistët në vendin tonë.

Aktivitete të shumta sensibilizuese në Ditën Botërore të Turizmit

Me rastin e Ditës Botërore të Turizmit janë zhvilluar shumë aktivitete në promovim të tij në mbarë vendin. Kryesisht kane qenë aktivitete sensibilizuese në ndërgjegjësimin e një turizmi bashkëkohor dhe mbajtja pastër e mjediseve të vizitueshme. Aktivitete u zhvilluan në disa parqe kombëtare, si ai i Divjakës, Dajtit, Qafshtamës, Ulzës etj. Motoja e aktiviteteve ishte “Turizmi i qëndrueshëm, një instrument për zhvillim”. Turizmi i qëndrueshëm duhet të konsiderohet si një mundësi për rritjen ekonomike të komunitetit dhe të vendit.

Alpet Shqiptare: Një aventurë verore për turistët sfidues

Jeni në kërkim të një aventure të re dhe dëshironi të sfidoni traditën verore të ekspozimit për disa orë në rrezet e diellit buzë një plazhi? Ajri i freskët i malit dhe peizazhi i thyer që kombinon rrëmbimin e kaltër të lumenjve me gjelbërimin e Alpeve dhe majave ende të bardha nga dëbora, mund të jetë një opsion i shkëlqyer. Rrugëtimi drejt luginës së Valbonës ndërthur këndshëm udhëtimin me autobus dhe traget, por edhe shëtitjet në këmbë me të mbërritur në destinacion.