turizem rural

Bullgaria raporton rritje të konsiderueshme interesi kundrejt turzimit rural

Shoqata e Fshatrave Bullgarë ka raportuar një rritje të konsiderueshme të interesit drejt turizmit rural. Qnëdrimi në pensionet e pritjeve nëpër fshatra janë rritur me gati 20%, ndërsa numri i pensioneve është rritur me rreth 55% në tetë vitet e fundit. Në vitin 2007, ka pasur 809 banesa të tilla, ndërkohë që numri i tyre është rritur në 1250 me një total prej 205 000 shtretër gjatë vitit të kaluar, informon stacioni privat bTV Rajonet më të shpejtë në zhvillim në këtë drejtim janë ata qendrorë dhe veriorë të Bullgarisë, mallet e Rodopit dhe rajoni i Blagoevgrad.

Gjirokastra jo më qytet-tranzit, shtohen vizitorët

Gjirokastra shënoi një rritje me 20% sa i përket numrit të vizitorëve krahasuar me një vit më parë. Investimet në bujtina dhe hotele familjarë e rritën numrin zyrtar të shtretërve për akomodim në 670 të tillë ndërsa gati 300 shtretër të tjerë u ofruan nga bujtinat familjarë me 1 apo 2 dhoma të çelur rishtas dhe që ende nuk figurojnë të regjistruar në sistemin tatimor. Anja dhe shoku i saj nga Polonia tregojnë se janë ndalur për një ditë në Gjirokastër dhe se kanë gjetur shërbime të mira. “Vijmë për herë të parë në Shqipëri dhe planifikojmë një udhëtim disa javor këtu. Gjirokastra ishte mes zbulimeve të para. Është bukur, ka shërbim të mirë në restorante edhe hotele. Edhe çmimet do të thosha janë të përballueshme për turistë nga vendi im”, u shpreh Anja Sielova.

Nivica, së shpejti me një qendër informimi në mbështetje të turizmit rural

Projekti për një model të ri të turizmit të qëndrueshëm në zonat rurale, po bëhet realitet edhe në zonën e Nivicës. Pikërisht në Nivicë, ka nisur puna për ngritjen e një qendre atraktive, ku do të ketë ambiente pritjeje dhe informimi për vizitorët që duan të njihen me natyrën dhe historinë e kësaj zone. Ajo do të shërbej si bërthamë e terheqjes turistike për Nivicën. Tani po krijohen edhe mjediset e muzeut të zonës dhe së shpejti rehabilitimi i ndërtesave ekzistuese aty pranë. Në projekt përfshihet edhe rikonstruksioni i tyrbes që njihet si Tyrbja e Dukës, e cila së shpejti do të bëhet e vizitueshme.