turizmi

Kalaja e Beratit, atraksioni i mbi 74 mijë turistëve gjatë 2017

Trashëgimia kulturore dhe natyrore i sollën Beratit gjatë vitit 2017 një numër te konsiderueshëm turistësh duke e kthyer në një nga destinacionet e përzgjedhur dhe të pashmangshëm për t’u vizituar nga turistët vendas dhe të huaj.  Turizmi po rezulton sektori me të ardhurat më pozitive duke sjellë kështu rritjen e të ardhurave ekonomike lokale dhe kombëtare.

Oroshi, zemra e Mirditës në 100 fshatrat turistikë

Është një zonë malore mjaft atraktive me mundësira të shumta për zhvillimit e agroturizmit dhe turizmit malor. Janë të përhapura lëndinat, burimet, shpatet e thepisur dhe kullotat alpine. Zona më interesante është Nënshejti me burime uji dhe” Fushat e Lugjeve” me mundësi për turizmin malor. Oroshi është gjithashtu një vend i rëndësishëm historik dhe kulturor.

Shpella e Trenit në Devoll, rrezikon të humb vlerat e saj historike dhe turistike

Ndodhet në pjesën perëndimore të liqenit të Prespës së Vogël në zonën e Devollit dhe daton nga viti 6000 p.e.s. Shpella e Trenit është studiuar për vlerat e saj historike dhe natyrore. Shpella e Trenit në rrethin e Devollit, një vlerë e trashëgimisë historike në rajonin juglindor, është marrë në mbrojtje nga pushteti vendor me qëllim ruajtjen nga dëmtimi si pasojë e aktivitetit privat të guroreve në afërsi të saj. Mendohet se kjo shpellë ka qenë banuar që në lashtësi,gjë që vërtetohet nga pikturat murale prehistorike me skena gjahu në brendësi të saj.

The Telegraph: Shqipëria, bukuria hyjnore që duhet vizituar

Prestigjiozja britanike “The Telegraph” në rubrikën e saj “Destinations” ia ka kushtuar ditën e sotme Shqipërisë dhe bregdetit të saj. Në artikull rrëfehen pushimet e një familje angleze në Shqipëri, me vështirësitë e udhëtimit, të papriturat si edhe mrekullinë e natyrës së gjetur.

Tomorri, mali enigmatik që priti mbi 160 mijë turistë vendas e të huaj në 2017

Për vitin 2017, në këtë park janë futur rreth 160 mijë turistë vendas e të huaj të cilët kanë vizituar edhe qytetin e Beratit. Ky është një numër i konsiderueshëm për një Park Natyrorë që kërkon aftësi fizike të veçantë për ta eksploruar për shkak të terrenit të tij malor dhe të vështirë në rrugë kalime.

Mali i Tomorrit shtrihet në lindje të qytetit të Beratit dhe verilindje të qytetit të Çorovodës dhe gëzon statusin e Parkut Kombëtar.

Turizmi, Rama: Nuk ka tolerancë për ata që derdhin ujërat e zeza në det

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar bizneset në bregdet se duhet të marrin masa të mos derdhin ujërat e zeza në det. “Nuk do të lejojmë dhe do të ndëshkojmë struktura pritëse në bregdet që derdhin ujërat e zeza në det. Të gjitha duhet të marrin masa për tu pajisur me sisteme të depurimit, dhe për të garantuar që çka është domosdoshmëria e aktivitetit të tyre të mos kthehet në një kosto, as për mjedisin, as për vizitorët dhe as për imazhin e vendit tonë.