Turqi

“Digjet” Antalia, temperatura deri 56 gradë shkrin asfaltin

Edhe pse klima e këtij qyteti me mbi 300 ditë me diell në vit është shumë e thatë dhe e ngrohtë, temperatura të ngjashme nuk janë regjistruar më parë në fillim të sezonit veror turistik. Fotoreporteri i Anadolu Agency (AA), gjatë vizitës së tij në kopshtin zoologjik të Antalias, regjistroi skena të jashtëzakonshme të kafshëve, të cilat me ndihmën e stafit të qendrës së kopshtit zoologjik, pushonin në hije me racione të frutave të freskëta dhe sistemit spërkatës i cili vazhdimisht punonte.

Aflatoksinë tek fiqtë e thatë nga Turqia dhe pesticide tek mollët e Polonisë

Autoritetet doganore të Suedisë kanë bllokuar, në 24 Tetor 2016, një ngarkesë nga Turqia me fiq të thatë të kontaminuar me aflatoksinë. Suedia ka ndezur alarmin e kuq tek të gjithë vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Qendra e Komisionit Evropian për Alarmin Doganor ka njoftuar të gjitha pikat doganore të vendeve anëtare se autoritetet Suedeze kanë refuzuar të fusin në vendin e tyre fiqtë e thatë nga Turqia, pasi analizat treguan se produktet janë të kontaminuar me sasi të mëdha aflatoksine në vlera alarmante prej (B1 = 27; Tot. = 72 µg/kg - ppb). Kliko këtu për njoftimin zyrtar.

Erdoğan: Turqia do të zhvillojë energjinë bërthamore

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, shprehu vendosmërinë që Turqia të zhvillojë energji bërthamorë, pavarësisht nëse dikush ndihet i shqetësuar nga kjo, raporton Anadolu Agency (AA). "Ne do të zhvillojmë energjinë bërthamore, pavarësisht nëse disa ndihen të shqetësuar nga kjo gjë", tha Erdoğan në një ceremoni inaugurimi në sektorin e investimeve në Energji në Ankara, organizuar nga Ministria e Energjisë dhe Resurseve Natyrore.

Luanët e malit rikthehen në Evropë, në Turqi

Luanët evropianë kanë ekzistuar në Transkaukazi deri në shekullin e 10-të. Kulmi historik i ekzistencës së llojit të tyre shtrihej në të gjitha fushat dhe ultërsirat e Transkaukazisë lindore, pothuajse deri në perëndim me Tbilisin, Gjeorgji. Drejt veriut, luanët ishin të pranishëm në Kaukazin lindor nga Gadishulli Apsheron deri në grykën e lumit Samur në kufirin aktual Azerbajxhan -Rusi, deri në Araks. Nga atje, kufiri i tyre u ngushtua në lindje të Jerevanit me kufirin e tij verior për tu shtrirë më pas deri në perëndim të Turqisë.

Turqi, Energjia Gjeotermale, Rriten 45% Investimet

Turqia, nga aspekti i fuqisë së instaluar të energjisë gjeotermale, zë vendin e katërt në botë, pas SHBA, Filipineve dhe Indonezisë. Kryetari i Shoqatës së Investuesve të Centralit Gjeotermal Elektri, Ufuk Shentyrk (Ufuk Şentürk) bëri të ditur se kapaciteti i energjisë gjeotermale të instaluar në Turqi rritet vazhdimisht dhe investimet e bëra në këtë fushë vitin e kaluar në krahasim me një vit

Turqi, përmbytet Stambolli mbyllen shkollat dhe aeroporti

Shira të furishëm kanë shkaktuar përmbytje gjatë të enjtes, duke bërë që të bllokohen, rrugët, metrotë dhe nga erërat e fuqishme është mbyllur edhe aeroporti Ataturk duke pezulluar të gjitha fluturimet. Gjithashtu autoritetet kanë mbyllur për shkaqe sigurie edhe tunelin “Euroazia” që lidh anën evropiane dhe aziatike të Stambollit. Mediat turke raportojnë se transporti publik është ndërprerë dhe kjo ka sjellë bllokimin e qytetit. Gjatë javëve të fundit Stambolli është goditur nga stuhi që kanë bllokuar trafikun dhe kanë pezulluar transportin publik.

Turqi, treni ekspres Stamboll-Sofje nis udhëtimin e parë

Treni ekspres Stamboll-Sofje si pjesë e marrëveshjes së nënshkruar mes Hekurudhave Shtetërore të Republikës së Turqisë (TCDD) dhe Hekurudhës Bullgare nisi udhëtimin e tij të parë. Drejtori i shërbimeve për udhëtarët të Hekurudhave Shtetërore të Republikës së Turqisë (TCDD) në Stamboll, Veysi Alçınsu, në një deklaratë për media para nisjes së trenit tha se çdo ditë do të niset një tren një nga Stambolli dhe tjetri nga Sofja. Ai vuri në dukje se në trenin që do të niset në këtë udhëtim do të jenë në shërbimin e udhëtarëve 2 makinistë dhe 3 faturino.

Turqia ndërton fabrikën e parë të paneleve diellore

Turqia do të fillojë ndërtimin e kapaciteteve prodhuese të panelëve solarë, ndërkohë që ceremonia për këtë risi revolucionare pritet të mbahet në nëntor të këtij viti në Ankara. Kalyon Holding dhe korporata e Koresë së Jugut, “Hanwha Q-Cells” fituan tenderin për projektin më të madh në Turqi për prodhim të energjisë diellore. Konsorciumi është përgjegjës për ndërtimin e një impianti të prodhimit të paneleve diellore prej 500 megavat dhe një termocentrali me kapacitet 1.000 megavat.