UBT

“Hortikultura: vështrim enciklopedik” - pikërisht çfarë na duhet ne sot

Në literaturën tonë shkencore, universitare e akademike nevojitet gjithmonë të kemi botime elitare, gjithëpërfshirëse e me cilësi të lartë, kërkesë e cilat bëhet edhe më e mprehtë në ditët e sotme, ku jo rrallë ndeshemi me amatorizma. Së fundi Akademia e Shkencave e Shqipërisë botoi një vepër madhore me titull “Hortikultura: vështrim enciklopedik” me autorë akademikun Nazim Gruda dhe Prof. Andrea Shundin. Kjo vepër origjinale përbëhet nga 846 faqe, rreth 4.600 terma me qindra sinonime dhe një fjalorth me rreth 500 fjalë shqipe ose të shqipëruara.

Çel siparin Parlamenti i parë Rural Shqiptar

Çeli sot punimet në mjediset e Universitetit Bujqësor të Tiranës parlamenti i parë Rural Shqiptar i cili përfaqëson një platformë advokuese, ndërtimi kapacitetesh dhe rrjetëzim dedikuar zhvillimit rural. PRSH është instrumenti përmes të cilit Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural (ANRD), i përbërë nga 22 organizata vendore të shoqërisë civile, në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës kërkojnë të advokojnë për zhvillimin rural në Shqipëri, dhe të sigurojë që agjenda rurale dhe prioritetet e saj do të reflektohen në politikat rajonale, kombëtare dhe vendore.

EDEN firmos marrëveshje dypalëshe bashkëpunimi me UBT

Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT) dhe Qendra e Karrierës & Alumni (QKA) organizuan PANAIRIN E KARRIERËS në datën 04.05.2017, në hapësirat e kampusit të UBT. Panairi u zhvillua në kuadër të nxitjes dhe forcimit të bashkëpunimit midis Universitetit dhe sipërmarrjeve, institucioneve publike si edhe organizatave të ndryshme jofitimprurëse. Qendra EDEN e ftuar në këtë aktivitet si rrjedhojë e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe të frytshëm me UBT paraqiti materialet dhe produkte në panairin e mbajtur, ku promovoi punën e saj dhe u njoh më nga afër me produktet e të gjithë të pjesëmarësve në aktivitet.

Moratoriumi dhe rruga drejt zhvillimit të qëndrueshëm të pyjeve

Ministria e Mjedisit ka zhvilluar Konferencën “Moratoriumi dhe rruga drejt zhvillimit të qëndrueshëm të pyjeve” në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës. Të pranishëm në këtë konferencë ishin Ministri i Mjedisiit, Z. Lefter Koka Zv/Kryeminstri i vendit, Z. Niko Peleshi, kryebashkiakë dhe përfaqësues të pushtetit vendor, rektorë, dekanë, profesorë nga Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe Fakulteti i Shkencave të Natyrës, përfaqësues të shoqërisë civile, ekspertë mjedisorë si edhe studentë.

Parku Detar Karaburun-Sazan, jo vetëm turizëm por edhe zonë studimi për faunën nënujore

Parku Detar “Karaburun-Sazan”, nuk është vetëm një zonë e mbrojtur me një aktivitet të dendur turistik me plazhet e tij të veçantë, ku turistë të huaj dhe të rinj të shumtë shkojnë atje për aventurë dhe sporte ujore, por së fundmi është kthyer në një “akuarium” shkencor për faunën e pasur nënujore që mbart. Ditët e fundit një grup studentësh të Universitetit Bujqësor të Tiranës, po zhvillojnë praktikën mësimore pranë AdZM Vlorë dhe kanë për objekt studimi faunën nënujore. Në një nga praktikat ishte demonstrimi i formularit të raportimit të breshkave detare.

Procesionarja e pishës luftohet me insekte grabiqarë parazitarë

Profesori i Universitetit Bujqësor të Tiranës pranë Fakultetit të Shkencave Pyjore Dr Ramiz Metaliaj ka hartuar një projekt kombëtar për kontrollin biologjik të Procesionares së pishës. Pas një sërë studimesh dhe bazuar edhe në eksperiencat më të mira ndërkombetare, ai konkludon se kontrolli biologjik i popullatave të Procesionares së pishës realizohet duke perdorur insekte grabitqare dhe parazitare të saj deri në vëndosjen e gjendjes ekuilibër biologjik të kesaj specieje dëmtuese me speciet e tjera të konsideruar si armiq natyror të saj, në ekosistemet me domonancë të Pishës së zezë.

Ullinjtë shekullorë të rrezikuar prej ndërtimeve dhe erozionit

Këto pemë ulliri janë këtu ndoshta që para kohës kur Çezari ndoqi Pompein në këto anë, gjatë luftës civile Romake në vitet 49-45 para erës sonë, por tani pas 3 mijë vjetësh ato rrezikohen prej erozionit, ndërtimeve të reja apo tentativës së fshatarëve për t’i transportuar. “Dikush e përdor për trull dhe e shkul një ulli shekullorë pa e pyetur fare, dikush tjetër e bën refugjat dhjetë ullinj i merr këtu dhe i çon në qytet, nuk ndodh kjo në ndonjë vend tjetër… duhen ligje të forta që kjo pemë ulliri të mbrohet me ligj”, thotë Prof. Enver Isufi, drejtor i Institutit të Bujqësisë Biologjike në Universitetin e Kamzës.

Zhvillohet konkursi për ekspertët dhe audituesit e mjedisit

Ministria e Mjedisit në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor dhe me Universitetin Politeknik të Tiranës zhvilloi në dy ditë të ndryshme provimin për pajisjen me certifikatën e specialistit për vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe auditimin mjedisor. Ky proces certifikimi u bë në mbështetje të udhëzimit të përbashkët nr. 1, datë 22.02.2011, të Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe Ministrit të Arsimit dhe Shkencës “Për përcaktimin e programeve dhe procedurave të zhvillimit dhe të vlerësimit të provimeve për pajisjen me certifikatën e specialistit për vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe auditimin mjedisor”.