uje i ndotur

"Nëna” e vdekur e Indisë

Lumi Gang është një nga lumenjtë më të gjatë në Tokë, por që aktualisht është duke "vdekur". Nga maja e akullt e Himalajave, ku fillon rrjedha e tij, deri në Gjirin e Bengalit, ky lum është duke u helmuar ngadalë. Lumi Gang është gjithashtu edhe kanali që mbart larg mbetjet e 450 milionë njerëzve që jetojnë në zonën e tij ujëmbledhëse. Rritja e shpejtë e ekonomisë botërore ka rritur njëkohësisht edhe ndotjen nga fabrikat dhe fermat. Gjithashtu djegiet anës lumit si pjesë e ritualeve tè besimtarëve hindu i ka kthyer ujërat e tij në toksikë.

“Ti Raporton”, derdhja e jashtëligjshme e ujit me gaz në terren

Nëpërmjet një denoncimi të ardhur në rubrikën “Ti Raporton”, Klodian Ruci, kryeplak i fshatit Mërtiraj në Vlorë, na njofton se kompania e nxjerrjes së naftës “Transatlantik”, në mënyrë të jashtëligjshme derdh në terren ujin me gaz. Pavarësisht denoncimit në polici, askush nuk ka bërë asgjë, bën me dije zoti Ruci, madje si komunitet ata kanë bërë edhe një ankesë në datën 16 shkurt, në Bashkinë e Selenicës.

1.8 miliardë njerëz nuk kanë ujë të pastër

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka dhënë alarmin në Ditën Ndërkombëtare të Luftës Kundër Thatësirës sepse 1.8 miliardë njerëz vuajnë nga mungesa e ujit të pastër. Një nga problemet më të mëdha të planetit, është se burimet e ujit të pijshëm, janë duke u pakësuar. Sipas një raporti për ujin e pijshëm dhe higjienën në rang global, 748 milionë njerëz në botë nuk kanë akses ndaj burimeve të rehabilituara, ndërsa 1.8 miliardë njerëz mendohet se konsumojnë ujë në të cilin përzihen me ujërat e zeza. OBSH informoi se për shkak të konsumimit të ujit jo të pastër, të paktën 2 milionë njerëz humbin jetën çdo vit në botë.

Alarm në Florida, 980 mln litra lëng radioaktiv në burimin e ujit të pijshëm

Një gropë e madhe është hapur në një fushë pranë një fabrike mbetjesh në SHBA dhe kjo ka shkaktuar rrjedhjen e 980 milionë litrave lëng radioaktiv në një burim të ujit të pijshëm në Florida. Gropa ka një diametër prej 14 metrash u hap poshtë një impianti lëndësh kimike mes tyre dhe lëndë radioktaive që rridhnin nga prodhimi i fosfatit. Kjo gropë arrin në një prej burimeve më të mëdha të nëndheshme të ujit të pijshëm në Florida.

Alarmi i BE, 40% e ujërave lumorë dhe detarë janë të ndotur

40 % e ujërave shqiptare lumore dhe detare janë të ndotur çka përbëjnë një risk serioz për detin Adriatik dhe Jon dhe gjallesat që rriten në to, pasi nëpërmjet lumenjve shkarkohen ujëra të zeza dhe mbetje urbane të papërpunuara më parë. Bashkimi Europian i ka dhënë një rëndësi të veçantë cilësisë së ujërave dhe ky vlerësim është bërë nga Agjencia Europiane e Mjedisit me seli në Vjenë. “40 % e ujërave të Shqipërisë janë të një cilësie jo të mirë. BE-ja ka vlerësuar se për t’i sjellë në parametra nevojiten 2 miliardë euro.

Burrel, ujërat e zeza të burgut në rrugët e qytetit, bashkia s'ka fonde

Ujërat e zeza të burgut të Burrelit tmerrojnë banorët e qytetit. Ata thonë se ky shqetësim është prej më shumë se 20 vitesh, por deri tani askush nuk ka vënë dorë për sistemimin e tyre. Lagjja pas muzeut të qytetit të Burrelit është ajo që e vuan më shumë, pasi ujërat e zeza të burgut u futën në oborret të shtëpive dhe nuk kanë mundësi as të hapin dritaret nga era e keqe. Sipas specialistëve të shëndetit, rritja e temperaturave do të shkaktojë shumë problem për banorët e kësaj lagje, ndërkohë që kjo situatë ka qenë e përsëritur edhe vitet e tjera.

Delfin i ngordhur e me plagë në trup në grykderdhje të Ishmit

Një delfin është gjetur i ngordhur në brigjet e lumit Ishëm rreth 20 kilometra larg detit Adriatik. Gjitari i rrallë u pa nga një qytetar i rastit dhe në trupin e tij ka dy plagë që nuk dihet nga çfarë janë shkaktuar dhe mbi të gjitha, si ka përfunduar në lumin Ishëm. Mendohet se delfini i cili peshon rreth 80 kg. mund të jetë goditur nga ndonjë anije dhe trupi i tij ka dalë 20 kilometra larg Adriatikut. Është një rast i çuditshëm që një delfin të gjendet në ujërat e lumenjve.

Gjendje emergjence në Flint të Michiganit, uji i kontaminuar me plumb

Presidenti amerikan, Barack Obama ka shpallur gjendjen e emergjencës në qytetin Flint të Michiganit, për shkak të ujit të kontaminuar me plumb. Uji me të cilin furnizohet qyteti është kontaminuar pas ndryshimit të furnizuesit në vitin 2014.  Në tetor, testimet zbuluan një rritje të nivelit të plumbit në furnizimin me ujë dhe në gjakun e fëmijëve. Ekspozimi ndaj plumbit mund të shkaktojë çrregullime në të mësuarit dhe probleme në sjelljen e fëmijëve. Përpara kësaj, qytetarët e Flintit ishin ankuar për ujë të zbardhur, erë të keqe si dhe dhimbje koke apo edhe skuqje të lëkurës nga përdorimi i ujit.

Liqeni i Fierzës "kosh" mbetjesh nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia

Ujërat e liqenit të Fierzës ashtu siç ndodh në çdo sezon pranvere e vjeshte, sërish këtë vit është ndotur masivisht, nga mbetje urbane, spitalore, plastike apo edhe të tjera. Ndryshe nga vitet e kaluara, ujërat e tij tashmë janë mbuluar me pirgje mbetjesh të ndryshme, ndonëse ende pranvera nuk ka ardhur e kur prurjet në të janë të shumta, për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe ato të dëborës. Fotografia që shihni i përket brigjeve të këtij liqeni që lag nga të katër anët qytetin e Kukësit, por edhe disa njësi administrative të tij, ndërkohë që ujërat që grumbullohen në të, vijnë nga zonat e Kosovës e Maqedonisë.

Ndotet uji në Krujë. DSHP: Prani të Escherichia-coli

Disa banorë të Krujës kanë përfunduar në spital në gjendje të rëndë me të vjella e diarre. Shkak për gjendjen e tyre është konsumimi i ujit të pijshëm të ndotur. Mësohet se banorët e lagjes “Derede Dollak” janë furnizuar me ujë të pijshëm të ndotur, çka ka çuar në marrjen e baktereve dhe përkeqësimin e menjëhershëm të gjendjes së tyre shëndetësore. Ndotja e ujit ka ardhur nga çarja e tubacioneve dhe më pas përzierja e tij me fekalet. Lajmi konfirmohet nga Shefi i Inspektorit Mjedisor në DSHP e Krujës, Durim Kulli.

Ndotja vret 9 milionë njerëz çdo vit nëpër botë

Ajri, uji dhe toka e ndotur vrasin tre herë më shumë çdo vit se sa sëmundjet si AIDS, malaria dhe tuberkulozi së bashku. Një në gjashtë vdekje në vitin 2015 në mbarë botën lidhej me ndotjen, kryesisht me ndotjen e ajrit, të ujit dhe të mjediseve të punës, shkruhej në një raport të botuar të premten në revistën “The Lancet”. “Është vlerësuar se sëmundjet e shkaktuara nga ndotja ishin përgjegjëse për 9 milionë vdekje të parakohshme në 2015 – apo 16% e të gjitha vdekjeve në botë”, shkruhet në raport, rezultat i dy viteve punë të një komisioni që bashkoi revistën mjekësore britanike “The Lancet”, disa organizata ndërkombëtare, OJQ-të dhe rreth dyzet studiues të specializuar në çështjet e shëndetit dhe mjedisit.

Pogradec, liqeni i ndotur në prag të sezonit

Bregu i liqenit të Ohrit nga qyteti i Pogradecit deri në Tushemisht është i ndotur. Stina e dimrit e ka mbushur bregun me papastërti. Edhe pse sezoni turistik nuk ka nisur ende, ngrohja e motit ka shtuar vizitorët në Pogradec. “La papastërti nga pakujdesia. Nuk kujdeset njeri, i hedhin mbeturinat sipas qejfit”, shprehet një qytetar. “Është shumë vend i bukur, por duhet të jetë më i pastër”, një vizitore nga Kosova. Bashkia e Pogradecit po punon që situata të ndryshojë deri në fillim të sezonit dhe e ka nisur punën për mbushjen e gropave me rërë që i ka gërryer uji pranë brigjeve të liqenit.

Qyteti danez, i pari që përdor ujërat e përdorur si burim energjie

Qyteti danez Aarhus është në krye për t’u bërë qyteti i parë në botë i cili do të përdorë energjinë që krijohet nga ujërat e përdorur për impiantet e trajtimit të ujërave. Impianti i trajtimit të ujërave Marselisborg pritet të gjenerojë më shumë se 192% të energjisë që i duhet impiantit të funksionojë, i cili furnizon me ujë të pijshëm 200,000 banorë. Teprica e energjisë së prodhuar do të përdoret për pompat e ujit të cilat shpërndajnë ujin e pastër, dhe nëse mbetet akoma energji, ajo do të kanalizohet sërisht në rrjetin e shërbimeve.

Sezoni i plazhit - Durrësi nuk është ende gati! Dako: Do të ndalen punimet në bregdet

Pak ditë nga çelja zyrtare e sezonit turistik, bregdeti i Durrësit ende nuk është gati për të pritur pushuesit. Mungesa e infrastrukturës turistike dhe shërbimet e nevojshme, ka detyruar prefektin të mbledh drejtues të institucioneve dhe përfaqësues të turizmit. Kryebashkiaku dako premtoi pezullim të punimeve në turistike gjatë muajve të verës, për të ulur ndotjen akustike. Vangjush Dako kryetar i bashkisë Durrës: Kemi të sistemuar dhe disiplinuar të gjitha punimet që kemi realizuar. Korsitë e makinave do të jenë të hapura në të dyja krahët. Reforma territoriale na ka zgjeruar dhe vija bregdetare është rritur shumë.

Shqiptarët paguajnë për ujë jo të pijshëm

Qytetarët shqiptarë paguajnë për ujë jo të pijshëm. Kjo ishte tema e paralajmëruar për tu zhvilluar por për të cilën askush nga të pranishmit nuk e trajtoi drejtprëdrejtë, pavarësisht së shprehen domosdoshmërinë që ky sektor ka nevojë për reformim. Projekti i BE ka si synim përdorimin e sigurt të ujit të pijshëm dhe rritjen e riciklimit të tij. Zëvendëskryeministrja, Senida Mesi, u shpreh se do të nisin aksione konkrete për ujin e pijshëm në të gjithë territorin.

Ujë me krimba, gjysma e banorëve përfundon në spital

Konsumonin ujë me krimba, shtrohen në spital për shkak të intoksikimit. Situata alarmante është shënuar në fshatin Shamollë të qytetit të Korçës, ku banorë, mes tyre fëmijë të grupmoshave të ndryshme, prej disa ditësh janë paraqitur pranë urgjencës së spitalit të Korcës në gjendje shëndetësore të rënduar. Burime pranë spitalit rajonal të Korçës thonë se pacientët janë paraqitur në urgjencë me diarre, të vjella, temperaturë dhe dridhje të trupit.

Uji i çezmës, Autoriteti i Shëndetit pranon: Situata alarmante, shkak depozitat

Skandali i publikuar në Televizionin Klan për ndotjen e depozitave kolektive të ujit të pijshëm ka alarmuar qytetarët. Pamjet filmike të transmetuara një ditë më parë tregojnë llumin brenda një depozitë në zonën e Komunës së Parisit, një prej më të populluarave në Tiranë. Autoriteti Rajonal Shëndetësor pranon se situata është alarmante, pasi askush nuk furnizohet me ujë direkt nga rrjeti i Ujësjellësit, çka do të shmangte ndotjen nga papastërtitë e depozitave. Edhe pse në dijeni të situatës, asnjë autoritet nuk ndërhyn për t’i pastruar dhe dezinfektuar depozitat, për t’i bllokuar ato në rastet kur konsiderohet se përbëjnë rrezik për qytetarët që konsumojnë ujin e tyre, apo qoftë edhe për t’i detyruar banorët t’i pastrojnë.

Uji i ndotur sëmur dhe helmon banorët, projekti “fle” në qeveri

Dhjetëra qytetarë të Patosit kanë pësuar probleme shëndetësore deri dhe helmime, për shkak të ujit të pijshëm të burimeve natyrore. I njohur për puset e naftës, shtresat naftëmbajtëse dhe rrjedhjen e ujit nga energjia e shtresës ku bashkëjeton me hidrokarburet, uji i dalë nga puset e braktisura apo aktive, përdoret nga qytetarët për konsumim të përditshëm. Uji në këtë rast është i ndotur, me përqindje të lartë squfuri, apo hidrokarburesh. Rastet për ndihmë mjekësore janë paraqitur për vizita në qendrën shëndetësore të këtij qyteti. Bluzat e bardha e konfirmojnë këtë fakt.