uje i paster

Obama i vendos veto orvatjeve për administrimin e ujit të pastër

Presidenti Obama vendosi veton e nëntë të presidencës së tij, duke hedhur poshtë një rezolutë të kongresit që do të kishte përmbysur rregulloren federale për ujë të pastër. Ujërat që ndodhen nën administrimin e Shteteve të Bashkuara, miratuar nga administrata e Obamës në vitin 2014, zgjerojnë përkufizimin e ujërave që i nënshtrohen juridiksionit të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të SHBA-ve nën Aktin për Ujë të Pastër. "Shumë nga ujërat tona janë lënë të pambrojtur", tha Obama në një mesazh gjatë Kongresit.

Sipas WaterAid, uji i pastër për të gjithë është me shekuj larg

Furnizimi me ujë të pastër dhe tualete për të gjithë mund të kërkojë qindra vite në shtete si Eritrea dhe Namibisë po të mos të rriten fondet nga qeveritë për të zgjidhur problemin dhe efektet e rrezikshme që ka tek shëndeti, ka paralajmëruar një agjensi për zhvillimin internacional. WaterAid, që ka raportuar se rreth 850 milion persona janë në mungesë të ujit të pastër, ka parashikuar që bota nuk do të mund të arrijë synimin për të siguruar ujë të pijshëm dhe kanalizime të përshtatshme për të gjithë deri më 2030.