uje i pijshem

“Haraçin” e politikbërjes e paguajnë konsumatorët?!

A është i pijshëm uji në Tiranë? Të huajve i ndalohet, ndërsa nëse je shqipitar të rekomandohet. Pak njerëz në Tiranë pijnë ujë direkt nga rubineti, pasi shumica e tyre i besojnë ujit në shishe, biznes shumë fitimprurës; dhe kjo një çështje më vete diskutimi për cilësisnë e ujit që ofron. Autoriteti që kontrollon ujin në Tiranë është pikërisht UKT-ja dhe institucionet simotra respektive në çdo qytet të Shqipërisë. Përfaqësues të UKT-së Tiranë, në deklaratat e tyre pranojnë se cilësia e ujit të pijshëm që shpërndahet nga rrjeti operator është në përputhje me të gjitha standardet ligjore dhe ato shëndetsore.

“Kemi vetëm tuba bosh në shtëpi”

“Thuajse gjysma e banorëve të Zagorës ka ikur. Dhe kjo vetëm për shkak të ujit. Duam ujë, por nuk ka…”, – thotë Fatmiri, njëri nga kryepleqtë e këtij fshati me 1.100 banorë në Malësinë e Madhe. E rrethuar nga disa male të buta, Zagora ka një histori shumë të çuditshmë kur vjen puna tek uji. Disa vite më parë, fshatit iu bë një ujësjellës tërësisht i ri, që kushtoi rreth 500.000 euro. Por ai nuk është lidhur me një burim që ka ujë!grua me kova Ashtu si Dedaj dhe Lohë përkarshi, Zagora furnizohet me ujë nga burimi i Ducaj, i famshëm jo thjesht për sasinë e pakët, por sidomos për pabesinë e shpeshtë, në një kohë që zona përreth ka nevojë për rreth 8 litra në sekondë.

90 ditë kohë për të rregulluar lidhjet dhe për të bërë kontratat me ujësjellësin – Prezantohet reforma në sektorin e ujit të pijshëm

Të gjithë konsumatorët që furnizohen në mënyrë të parregullt me ujë, duke evituar faturimin, do të kenë vetëm 90 ditë kohë për të vetërregulluar situatën dhe për të lidhur kontratat. Vetëm gjatë këtyre tre muajve të parë, prerja e lidhjeve të paligjshme do të jetë pa penalizime. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri dhe Kryeministri Rama prezantuan ditën e hënë përpara krerëve të pushtetit vendor reformën në sektorin e ujit të pijshëm.

Abuzimet me ujin, Mazniku: Do propozojmë të futet në kodin penal

Tirana prej ditësh po përballet me mungesën e ujit të pijshëm dhe Bashkia e Tiranës ka lëshuar në terren task-forcën për ndërprerjen e energjisë elektrike. Nënkryetari i Bashkisë, Arbian Mazniku, tha për “Ekopolitikë” të gazetares Aurora Sulçe, se po diskutohet me qeverinë qëndrore për të futur në kodin penal ndërhyrjen në linjat e ujit të pijshëm.

Alarm në Florida, 980 mln litra lëng radioaktiv në burimin e ujit të pijshëm

Një gropë e madhe është hapur në një fushë pranë një fabrike mbetjesh në SHBA dhe kjo ka shkaktuar rrjedhjen e 980 milionë litrave lëng radioaktiv në një burim të ujit të pijshëm në Florida. Gropa ka një diametër prej 14 metrash u hap poshtë një impianti lëndësh kimike mes tyre dhe lëndë radioktaive që rridhnin nga prodhimi i fosfatit. Kjo gropë arrin në një prej burimeve më të mëdha të nëndheshme të ujit të pijshëm në Florida.

Alarm për ujin e pijshëm, ja sa pacientë shtrohen çdo ditë nga helmimi

Mjekët në urgjencën e Kurbinit ngrenë alarmin, pasi prej së premtes së kaluar janë shtuar pacientët që paraqiten në spital me simptoma të helmimit. Dyshimet e para janë për një helmim masiv nga uji i pijshëm, nisur edhe nga deklarimet e pacientëve. Shtimi i rasteve dhe simptomat e rënduara që ata shfaqnin, bënë që spitali të jepte alarmin tek instancat përkatëse. Nga mbledhja e të dhënave rezultoi se pacientët banonin në të njëjtën lagje, ndërsa pjesa më e madhe e tyre ishin banore të të njëjtit pallat.

Banorët e Selenicës prej një viti e gjysmë pa ujë: S’e përdorim as për të pirë e as për të gatuar

Nga: ENRIK MEHMETI*

Banorët e Selenicës që prej një viti e gjysmë po përballen me problemet të mëdha përsa i përket ujit të pijshëm. Sipas tyre uji është i pakonsumueshëm dhe vjen ere e rënd, ndërkohë që kush e ka konsumuar është paraqitur me probleme pastro-intestinale në spital. Banorët ankohen se jo vetëm nuk përdoret për të gatuar por as për të larë pasi krijon irritimin të lëkurës. Ata shprehen se kjo situatë ka nisur që kur pompa u përmbyt vitin e kaluar duke bërë që me vendosjen e pompës së re të krijohen këto probleme.

Bovilla do të zgjerohet; rritet me 13 herë furnizimi me ujë

Ujësjellësi i Tiranës do të zgjerojë impiantin e Bovillës falë një kredie dhënë nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në vlerën 30 milionë euro. 15 milionë euro do të përdoren pikërisht për rritjen e kapacitetit të përpunimit të ujit që vjen nga Liqeni i i Bovillës, pasi aktualisht filtrohet vetëm gjysma. “Bovilla është parashikuar që në të ardhmen të arrijë deri në 3600 litra ujë në sekondë. Ne në këtë fazë do të shkojmë nga 1800 litra ujë për sekondë, në 2400 litra ujë për sekondë, duke e shtuar me 600 litra ujë për sekondë.

Burimi i varfërisë rrjedh nga mungesa e ujit në Shkrel të Malsisë së Madhe

Fshati Qafë Gradë në Shkrel të Malësisë së Madhe prej më shumë se dy dekadash vuan mungesën e ujit të pijshëm dhe atij për vaditje, çfarë ka shtuar varfërinë dhe i ka detyruar shumë nga banorët e zonës të migrojnë drejt zonave urbane. ”Ka 8 muaj që nuk kemi asnjë pikë ujë dhe pse tubacioni është vënë vetëm disa vite më parë,” ankohet Famtir Bruçaj, kryeplaku i fshatit. “E blejmë ujin me bote që kushton 7,000 lekë të reja dhe me të shtyjmë rreth 10 ditë. Kush ka makina shkon tek burgu i Reçit ku dhe ndodhet e vetmja çezme publike,” shpjegon ai.

Çermë, çahet tubacioni, shpërdorohet uji që furnizon zonën

Në Çermë të Lushnjes, tubi kryesor i ujit të pijshëm që furnizon këtë zonë ka tre ditë që është çarë duke bërë që aty të shpërdorohet uji. I zoti i pronës ku ka ndodhur çarja e bëri të ditur këtë nëpërmjet rubrikës “Ti Raporton”, duke deklaruar se, në lidhje me ngjarjen ka njoftuar edhe autoritetin e Ujësjellësit në qytetin e Lushnjes, por askush nuk ka shkuar për ta parë nga afër gjendjen e aq më pak të nisë punimet për riparimin e tij. Kjo ka shkaktuar edhe përmbytjen e pronës, ndonëse vetë ai ka krijuar kanalizime për ta orientuar atë drejt kanalit kryesor.

Durrës, pas ankesave të banorëve për ujin, nis puna për tubacionet e reja

Pas ankesa të përsëritura të qytetarëve durrsakë, ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Durrës ka ndërhyrë për përrmirësimin e infrastukturës. Pas shtrirjes së tubacionit të ri të furnizimit me ujë të pijshëm për një pjesë të lagjes nr 1 të qytetit të Durrësit, ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime ka nisur punën për të bërë të njëjtën gjë në krahun tjetër të rrugës “Taulantia”, në mënyrë që të krijohet sistemi unazë për furnizimin e zonës me ujë të pijshëm. Akualisht, zona në fjalë furnizohet me ujë të pijshëm nga një linjë e përbërë nga tubacion çeliku me diametër 100 mm dhe banorët kanë shprehur shpesh ankesa për ndotje të ujit dhe mungesë të tij.

Egjipti bashkon autoritetet dhe ekspertët e çështjeve të ujit

Seminari Rajonal mbi Përpunimin dhe Shkëmbimin e të Dhënave për burimet ujore, hapi siparin e tij më 22 Nëntor në Kajro, Egjipt dhe do të vazhdojë punimet deri më datë 24 Nëntor 2016. Në kuadër të aktiviteteve të projektit Water POrT për ngritjen e kapaciteteve për Mbrojtjen e Burimeve Ujore, seminari ka mbledhur sëbashku aktorët e fushës që merren me të dhënat për burimet ujore, duke përfshirë autoritetet për mjedisin dhe ujin, ekspertë, kërkues dhe palë interesi përgjegjëse për raportimin dhe shkëmbimin e të dhënave në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Elbasan, fshati Polis pa ujë, burimi i vetëm u privatizua nga një familje

Banorët e fshatit Polis prej shumë vitesh mbushin ujin e pijshëm me krahë tek një burim i fshatit. Por edhe kjo mundësi që ata kishin i është hequr, pasi vendi në të cilin ndodhet burimi është privatizuar nga një familje. Banorët e fshatit Polis në njësisë administrative Shushicë të Elbasanit të gjendur përballë këtij fakti, kanë bërë kërkesa në të gjitha institucionet, të paktën për lirimin e burimit ku mbushin ujë me krahë, por deri tani nuk kanë gjetur asnjë mbështetje. Ata kanë vendosur të protestojnë me shpresën që dikush do t'i dëgjojë dhe do t'ju zgjidhë hallin që kanë. Banorët shprehen se kanë shumë vite që kërkojnë të zgjidhet çështja e ujit por deri tani asgjë nuk është bërë, përveç premtimeve.

Fletë metalike LED pa mërkur për të pastruar ujin

Përdorimi i dritës për pastrimin e ujit nuk është një ide e re, por kërkuesit e Universitetit të Ohio tashmë kanë zhvilluar mënyrë më të lehtë dhe të lirë për të pastruar ujin nëpërmjet dritës, në të gjithë botën. Prototipi i tyre, fletë metalike LED ka potencial të revolucionarizojnë pastrimin e ujit në thellësi më të mëdha nëpërmjet dritës ultravjollcë (UV). Dritat UV në thellësi janë përdorur tashmë për pastrimin e mjeteve mjekësore dhe ujit, por kjo dritë zakonisht vjen nga llampat e ndërlikuara me mërkur.

Fshati që furnizon gjysmën e Kosovës me ujë të pijshëm, nuk ka ujë për vehte

Mund të duket çudi, por është e vërtetë, fshati i cili shtrihet pranë Liqenit të Batllavës, i cili furnizon pothuajse gjysmën e Kosovës me ujë të pijshëm, nuk mund ta shfrytëzojë këtë ujë për vehte. Ky është fshati Orllan i Komunës së Podujevës. Tokat e këtij fshati shtrihen në Liqenin e Batllavës. Ky fshat nuk ka fare qasje në Ujësjellësin Rajonal, Prishtina. Në lidhje me këtë çështje banorët e fshatit në fjalë kanë bërë kërkesa të shumta për t’u furnizuar me ujë të pijshëm nga ujësjellësi, por një gjë e tillë nuk është realizuar. Atyre iu duket e pakuptimtë, që jetojnë në afërsi të Liqenit dhe nuk kanë ujë të pijshëm.

Fshati vetëm 25 km larg Tiranës konsumon ujë të ndotur

Në fshatin Kasall, në njësinë administrative Zall-Herr e cila e është pjesë e Bashkisë së Tiranës, vetëm 25 km larg nga qendra e Tiranës, rreth 3 mijë banorë konsumojnë ujë të ndotur nga puset që i kanë hapur vetë. Analizat që janë bërë nga Drejtoria e Shëndetit Publik tregojnë se uji i këtyre puseve nuk duhet konsumuar pasi ka nivel të lartë ndotje. Por banorët thonë se në këtë fshat nuk ka ujësjellës dhe janë të detyruar që si për të pirë dhe për të gatuar të përdorin ujin e puseve pasi nuk kanë mundësi ekonomike të blejnë ujë tjetër.

Furnizimi me ujë, deri në 2019-ën rehabilitim i rrjetit rural në të gjithë vendin

Shqipëria vazhdon të përballet me probleme në furnizimin e rregullt me ujë dhe rehabilitimi i plotë kërkon investime në shuma të mëdha. Zonat rurale janë ato që vuajnë pasojat më të mëdha për shkak edhe të amortizimit. Deri më sot nga qeveria shqiptare, por edhe donatorët e huaj (Banka Gjermane për Zhvillim, KfW, dhe Bashkimi Europian) janë financuar për rehabilitimin e rrjetit rural rreth 56.7 milionë euro, nga ku kanë përfituar 135,000 banorë. Projekti i mbështetur nga KfW ka mbështetur financimin e rehabilitimit të ujësjellësve në 53 fshatra në qarqet Dibër, Shkodër dhe Kukës.

Gjendje emergjence - Kriza e ujit të pijshëm mbërthen Tiranën

Tirana është në Gjendje Emergjence! Thatësira dhe i nxehti i këtyre ditëve ka shkaktuar krizë të thellë në furnizimin me ujë të pijshëm. Alarmi vjen nga vet Bashkia e Tiranës, ku sot, Kryebashkiaku Erjon Veliaj ka mbledhur në mënyrë të menjëhershme Task Forcën për të diskutuar dhe marrë masat mbi kërcënimin që vjen nga thatësira për ujin e pijshëm si dhe pasojat që vijnë nga temperaturat e larta të këtyre ditëve.

Gjendje emergjence në Flint të Michiganit, uji i kontaminuar me plumb

Presidenti amerikan, Barack Obama ka shpallur gjendjen e emergjencës në qytetin Flint të Michiganit, për shkak të ujit të kontaminuar me plumb. Uji me të cilin furnizohet qyteti është kontaminuar pas ndryshimit të furnizuesit në vitin 2014.  Në tetor, testimet zbuluan një rritje të nivelit të plumbit në furnizimin me ujë dhe në gjakun e fëmijëve. Ekspozimi ndaj plumbit mund të shkaktojë çrregullime në të mësuarit dhe probleme në sjelljen e fëmijëve. Përpara kësaj, qytetarët e Flintit ishin ankuar për ujë të zbardhur, erë të keqe si dhe dhimbje koke apo edhe skuqje të lëkurës nga përdorimi i ujit.

Gjysma e Tiranës pa ujë, rrëshqitja e tokës ka dëmtuar rrjetin e furnizimit

Njëra nga linjat e burimit të Selitës është dëmtuar për shkak të erozionit të ndodhur në orët e para të ditës së mërkurë. Si pasojë, disa zona të kryeqytetit do të furnizohen pjesërisht me ujë të pijshëm. Sipas specialistëve, për shkak të terrenit të vështire ku po punohet , ky defekt pritet të riparohet brenda 2-3 ditëve. “Do të ketë vetëm kufizime të ujit në disa zona të Tiranës, si “Rruga e Elbasanit”, “Komuna e Parisit” dhe Tirana e Re. Do të ketë vetëm kufizime, pasi janë marrë masat që të mos ketë ndërprerje totale të ujit”, shprehet Durim Mustafa, drejtor i njësisë operacionale ujësjellës.