ujerat e zeza

Alarmi: Drini po kthehet ne lum të vdekur

Prurjet në Lumin Drin kanë rënë kaq shumë sa tashmë ai po kthehet në një lumë të vdekur. Alarmi jepet nga eksperti i mjedisit, Jak Gjini, sipas të cilit sipërfaqja e ujëmbledhësit të këtij lumi është zvogëluar nga ndërprerja e prurjeve që janë devijuar në Lumin Buna që në vitet 50-të. HEC-i i Ashtës i ndërtuar kohët e fundit e ka përkeqësuar më shumë situatën aq sa të duket se Drini është kthyer në një kanal të madh kullues. Sipas Jak Gjinit projekti për evitimin e përmbytjeve ka rezultuar fatal për Drinin.

Burrel, ujërat e zeza të burgut në rrugët e qytetit, bashkia s'ka fonde

Ujërat e zeza të burgut të Burrelit tmerrojnë banorët e qytetit. Ata thonë se ky shqetësim është prej më shumë se 20 vitesh, por deri tani askush nuk ka vënë dorë për sistemimin e tyre. Lagjja pas muzeut të qytetit të Burrelit është ajo që e vuan më shumë, pasi ujërat e zeza të burgut u futën në oborret të shtëpive dhe nuk kanë mundësi as të hapin dritaret nga era e keqe. Sipas specialistëve të shëndetit, rritja e temperaturave do të shkaktojë shumë problem për banorët e kësaj lagje, ndërkohë që kjo situatë ka qenë e përsëritur edhe vitet e tjera.

Çfarë po ndodh me liqenin e Shkodrës? Specialisti jep alarmin

Liqeni i Shkodrës po shkon çdo ditë e më tepër drejt degradimit. Alarmi jepet nga specialisti në Shkodër Sulejman Vekshari. Ai tregon se liqenit me kalimin e kohës po i humbet edhe vlera. Sipas Veksharit liqenit të Shkodrës i mungon oksigjeni dhe kjo ndodh për shkak se bimët ujore të liqenit janë mbushur nga inerte të ndryshme, që nuk pastrohen prej kohësh. Edhe menaxhimi i ujërave të zeza vijon të jetë një problem i pazgjidhur sipas specialistit shkodran.

Durrës, punimet për kolektorin drejt fundit; jo më shkarkime në det

Në plazhin e Durrësit vijon puna për lidhjen e qindra godinave dhe bizneseve me kolektorin kryesor, për të shmangur përfundimisht derdhjen e ujërave të zeza në det. Sipas ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve Durrës, investimi prej 7.8 milionë eurosh për ndërtimin e rrjetit dytësor dhe tretësor të kanalizimeve të ujërave të zeza në Plazhin e Durrësit, nga Ura e dajlanit në Plepa, po shkon drejt fundit. Aktualisht ka përfunduar lidhja e të gjitha banesave dhe bizneseve nga ana e detit, ku nuk ka shkarkime të ujërave të zeza në det.

Ekspertët: Të nisë urgjentisht trajtimi i ujërave të zeza që derdhen në Lanë

Atë që banorët e kryeqytetit e konsiderojnë si lumin e Tiranës, për ekspertët e mjedisit është vetëm një kanal primitiv i ujërave të zeza. Ndotja, që shkaktohet kryesisht nga derdhja e ujërave të zeza të patrajtuara, shkon deri në dhjetëra herë më e lartë se sa normat e lejuara, duke e renditur basenin Ishëm-Erzen, të kategorisë V, më e keqja, dhe që ka nevojë urgjente për ndërhyrje.

Raportet

Franca jep 66 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza në tre komuna në Kosovë

Marrëveshja e huasë për financimin e Projektit të Trajtimit të Ujërave të Zeza për komunën e Prishtinës, Fushë Kosovës dhe Obiliqit u nënshkrua ditën e djeshme në Prishtinë, mes Ministrisë së Financave të Kosovës dhe NATIXIS, që vepron ne kuadër të Qeverisë së Francës. Kjo marrëveshje ka vlerën prej 66 milionë euro, dhe kushte shumë të mira financiare dhe një normë të interesit për 0.036 përqind dhe një afat kthimi prej 24 vitesh. Ministri i Financave, Abdullah Hoti tha se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme, pasi investohet për impiantin që trajton ujërat e zeza për rajonin e Prishtinës, me një popullësi deri në 500 mijë banorë.

Gjithë ujërat e zeza të Ferizajt, në lumin e vetëm të këtij qyteti

Ujërat e zeza të komplet komunës së Ferizajt, shkojnë në lumin e vetëm që kalon nëpër këtë komunë në Nerodime, pikërisht në fshatin Nikadin. Lumi rrjedh edhe në 2 fshatra të tjerë, në Gurëz dhe Varosh. Fazli Shabani nga Vetëvendosje, thotë se komuna shumë herë është zotuar se do të bëjë një zgjidhje, që njëherë e mirë të shpëtohet ky lumë, por projekti i filluar para dy vitesh, nuk ka gjasa të përfundojë, raporton KTV.

Hapet sezoni turistik, plazhet në mëshirë të fatit

"Fiks Fare" ka paraqitur situatën e disa zonave turistike në vend të cilat çdo vit frekuentohen nga mijëra turistë. Golemi ka një infrastrukturë rrugore të vështirë në të cilën prej 15 vitesh nuk është vënë dorë, ndërkohë impianti i ujërave të zeza është drejt përfundimit. Në Shëngjin paraqitet e njëjta situatë përsa u përket rrugëve, ndërkohë vihen re kudo mbetjet urbane dhe inerte si pasojë e ndërtimeve të shumta. Pogradeci edhe pse pret turistë gjatë gjithë vitit ende nuk është sistemuar situata në bregun e liqenit, ai vazhdon të jetë i pa pastruar nga mbetjet.

Ish-Këneta e rrezikuar nga epidemitë, banorët në alarm

Qindra banorë të ish-Kënetës në Durrës prej më shumë se 25 vjetësh jetojnë mes ujërave të zeza. Kanali i hapur përshkon përmes zonën, e cila përbëhet nga rreth 43 mijë banorë të ardhur nga rrethe të tjera të vendit. Banorët thonë se jetojnë me frikëm e kërcënimit nga sëmundje të ndryshme infektive. Sipas tyre, janë regjistruar raste të shumta të banorëve kur janë prekur nga sëmundje të ndryshme, sidomos fëmijët e vegjël, që kanë imunitet më të ulët.

Ksamil — Kush është përgjegjësi?

Pak orë pasi plazhi dhe deti i Ksamilit u mbuluan nga ujërat e zeza, filloi shmangia e përgjegjësisë nga vetja dhe fajësimi i të tjerëve për shpërthimin e kanalizmeve. Në një postim në Facebook, deputeti i sapozgjedhur i PS-së Alket Hyseni i bëri thirrje për veprim të menjëhershëm Bashkisë Sarandë dhe Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve për hetimin e përgjegjësve. Por, përgjegjësitë ndoshta nuk janë ato që Hyseni mendon.

Ksamil, Forcat e Armatosura pastrojnë plazhin nga ujërat e zeza

Çarja e një tubacioni të ujërave të zeza në zonën e Ksamilit ka sjellë ndotjen e bregedetit. Ngjarja ka ndodhur në plazhin “Gjiri Poda” dhe për të normalizuar situatën është dashur edhe ndërhyrja e ushtrisë, e cila pas disa orësh ka kthyer normalitetin në plazhin e Ksamilit. Gjithashtu është bërë i mundur monitorimi dhe dezinfektimi i të gjithë sipërfaqes së plazhit, ndërsa po punohet nga efektivët e Komandës Mbështetëse për pastrimin e plazheve dhe zonave te ndotura ne bregdet, pasi është bërë i mundur bllokimi i tubit të ujrave të zeza.

Merr ngjyrë të zezë uji pranë ujëvarës së Niagarës

Uji pranë bazës së ujëvarës së Niagarës ka marrë ngjyrë të zezë, duke u dhënë një makth të paparë turistëve. Kjo ka ndodhur për shkak të një shkarikimi të një impianti të ujrave të zeza. Bordi i qytetit tha se shkarkimi ishte pjesë e mirëmbajtjes rutinore të një prej pellgjeve të saj. Imazhet e publikuara tregojnë ujin e zi përgjatë lumit Niagara që gjenden në kufi më Kanadanë. Zyrtarët kanë deklaruar se uji përmbante grimca të ngurta dhe mbetje të karbonit, por nuk kishte vajra ose tretës organikë.

Ndikimi i shkarkimeve urbane në cilësinë e ujërave bregdetare

Monitorimi i ndikimit të shkarkimeve urbane në cilësinë e ujërave bregdetare realizohet në qytetet Durrës, Vlorë dhe Sarandë. Përzgjedhja e stacioneve të monitorimit është bazuar sipas skemës ku kolektori shkarkues përfaqëson burimin ndotës dhe pas shkarkimit në mjedisin pritës, në det në distancën 10 m. Sipas kësaj skeme, vlerësohet cilësia e ujërave të shkarkimeve në pikën e shkarkimit (kolektore ose stacione pompimi) dhe impakti i tyre në cilësinë e ujërave bregdetare.

Ndotja e plazhit të Durrësit, hoteleve u kërkohet të investojnë për rrjetin

Durrësi ka një impiant për trajtimin e ujërave të zeza, por zonat e plazhit nuk lidheshin me të. Për të ulur ndotjen e ujit të detit nga shkarkimet nevojitet një rrjet i ri, puna për të cilin nis javën e ardhshme. 4.2 milionë euro dhënë nga Banka Botërore do shërbejnë për zëvendësimin e rrjetit të amortizuar dytësor e tretësor të kanalizimeve, nga Ura e Dajlanit në Plepa. Ndërsa në plazhin e madh tradicional të Durrësit do të ndërhyhet për ndërtimin e plotë të kanalizimeve, por problem mbetet zona e Shkëmbit të Kavajës.

Organizatat mjedisore “ECIM” kërkojnë të kenë vendimmarrje në buxhetin e Bashkisë Vlorë

Problematikat e evidentuara në Bashkinë Vlorë kanë qenë në fokus të organizatave të rrjetit ECIM me përfaqësues të këtij institucioni. Menaxhimi i mbetjeve, ujërat e zeza dhe ndotja e ajrit ishin tre nga problematikat që u diskutuan në këtë takim. Përveç këtyre problemeve të evidentuara më parë nga organizatat në takim u diskutua çështja e buxhetit të vitit 2018, ku u kërkua pjesëmarrja në të. Në takim nga Bashkia Vlorë mori pjesë nën kryetari z. Adrian Musta, i cili deklaroi se së shpejti do të nis konsultimi publik i buxhetit të vitit të ardhshëm.

Parajsa e shpendëve ujorë në Durrës e rrezikuar nga gjuetia dhe ndërtimet

Vetëm pak kilometra larg kryeqytetit veri të qytetit të Durrësit, gjendet një nga ligatinat me interesante të Shqipërisë. Banorët e zonës e njohin me emrin “Sektori Rinia – Fllakë” . Ligatina shtrihet në pjesën më jugore të Gjirit të Lalzit duke u kufizuar nga Rezervati i Rrushkullit në veri, nga Kepi i Bishtit të Pallës në jug, në lindje nga një rrip i gjelbër pishash dhe në perëndim nga Deti Adriatik Kjo zonë karakterizohet nga një peizazh i larmishëm dhe tejet tërheqës si dhe nga një biodiversitet shumë i pasur.

Pas Ksamilit edhe Butrinti, ujërat e zeza vërshojnë në liqen

Në Sarandë vijon odisea e derdhjes së ujërave të zeza në det. Problem këtë radhë është bërë sërish një pjesë e tubacionit me presion të lartë që ka pësuar çarje. Kështu, specialistët e Ujësjellës-Kanalizimeve thonë se tubacionet janë çarë për shkak të cilësisë së dobët nga firma kontraktuese. Derdhja e ujërave të zeza nisi para 15 ditësh kur në Sarandë, u ça tubi i cili dërgon ujërat e zeza tek impianti i përpunimit të tyre dhe si pasojë në liqenin e Butrintit vërshuan ujërat e zeza të cilat ndikuan në ngordhjen edhe të pak midhjeve që i kishin mbijetuar temperaturave të larta.

Përfundon ndërtimi i rrjetit të ujërave të zeza në përroin e Agait - impianti në Shënavlash

Në drejtorinë e Ujësjellës - Kanalizime Durrës është zhvilluar takimi përmbyllës për ndërtimin e sistemit të rrjetit të ujërave të zeza nga përroi i Agait – Ura e Dajlanit dhe shkarkimin e tyre tek impianti i përpunimit të ujërave të ndotura në Shënavlash. Në këtë takim morën pjesë një delegacion i BE-së i kryesuar nga Am Conibear, si dhe nga drejtues të projektit që është zbatuar gjatë vitit 2013. Drejtori i Ujësjellës - Kanalizimeve Durrës, Spartak Kovaçi, theksoi se pas marrjes në dorëzim të këtij investimi, gjatë periudhës së garancisë prej një viti, nuk ka pasur asnjë problem në lidhje me tubacionin e shtruar, ndërtimin e pusetave dhe stacionet e pompimit.

Plani i ri për turizmin, Rama: Asnjë hotel pa impiant për ujërat e zeza

Planin për një Shqipëri turistike edhe më të mirë vitin e ardhshëm qeveria duket se e ka gati, të paktën kryeministri Edi Rama i ka të qarta idetë se çfarë duhet përmirësuar. “Vitin tjetër do kemi një sezon shumë më cilësor në shumë aspekte, në të gjitha anët. Do kërkojmë që të gjitha hotelet dhe të gjitha njësitë e shërbimeve që kryejnë shërbime në bregdet deri në maj të vendosin kuratorët e ujërave të zeza. Asnjë hotel nuk do të hedhë ujërat e zeza në det apo të vazhdojë me gropa skeptike. S'ka më. Ndryshe, nuk do të kenë mundësi të hapin derën.

Plazhet e Qerretit dhe Lalzit me sisteme të reja për ujërat e zeza

Qeveria ka akorduar miliarda lekë për rregullimin e dy nga plazheve ku kanë vila pikërisht zyrtarët e lartë. Gazeta “Shqip” ka siguruar dokumentet e tenderëve që ka hapur Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellësit. Sipas tyre, do të vihet dorë për ujërat e zeza në plazhet e Qerretit dhe të Lalzit. Në këto plazhe kanë vila zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë nga të gjitha krahët e politikës. Pushuesit në disa plazhe në vend, kryesisht në Velipojë, Shëngjin, Golem, Divjakë etj, ankohen për papastërti, apo për ujërat e zeza, Ujësjellësi ka menduar që të vërë dorë pikërisht në këto plazhe.

  • 1
  • 2